• Banner

  • Ka mbaruar

Aventurat e Lizes ne Boten e Cudirave, Lewis Carroll, pershtatje per femije

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 34,06 SEK Up to 102,19 SEK

-Ne të gjithë jemi të çmendur,

- tha Macja. – Unë jam e çmendur. Ti je e çmendur.

-Nga e di ti që unë jam e çmendur? – pyeti Liza.

-Sigurisht që je e çmendur, - tha përsëri Macja.

– Vetëm të çmendurit vijnë këtu.

34,50 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Aventurat e Lizës në Botën e Çudirave (përshtatje për fëmijë)
Origjinali: Alice's adventures in Wonderland
Gjinia: Roman
Autori: Lewis Carroll
Shqipëroi: Manjola Lakra
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2004
Fq. 72
Pesha: 0.111 kg
ISBN: 978-99943-637-3-5

Mbi librin

-Ne të gjithë jemi të çmendur, - tha Macja. – Unë jam e çmendur. Ti je e çmendur.-Nga e di ti që unë jam e çmendur? – pyeti Liza.-Sigurisht që je e çmendur, - tha përsëri Macja. – Vetëm të çmendurit vijnë këtu. Kjo është historia e ëndrrës së Lizës që ka ndodhur kohë më parë, në një ditë të nxehtë vere.

Një ëndërr nga Bota e Çudirave, ku Lepuri i Bardhë vesh doreza dhe Vemja pi cigare me llullë... ku Kapelebërësi i çmendur pi gjithnjë çaj me Lepurin e Marrë dhe ku Mbretëresha Kupë urdhëron t'u priten kokat të gjithëve... Është shumë e çuditshme, por në botën e ëndrrave mund të ndodhë gjithçka.

Mbi autorin

Luis Kerol (emri i vërtetë i të cilit është Çarls Lutvig Dodgosn) ka lindur më 1832 dhe ishte fëmija i tretë i një familjeje prej njëmbëdhjetë fëmijësh. Kur ishte fëmijë, Çarlsi ishte shumë i zoti në shkrimin e fjalëve dhe në gjetjen e gjëagjëzave dhe më vonë ai ishte po aq i zoti në latinishte dhe në matematikë. Ai ndoqi shkollën Regby dhe më pas ai u diplomua në Kishën e Krishtit në Universitetin e Oksfordit.

Ai dha lëndën e matematikës në Kishën e Krishtit nga viti 1855 deri kur vdiq më 1898. Dodgosn shkroi libra për matematikën dhe ai ishte gjithashtu një fotograf shumë i mirë, por vepra e tij më e famshme është "Aventurat e Lizës në Botën e Çudirave". Gjithçka filloi me tregimet për një vajzë të vogël të quajtur Liza Lidëll gjatë një udhëtimi me varkë në lumë gjatë stinës së verës dhe u botua si libër më 1865.

Një histori tjetër për Lizën, e titulluar "Përmes lupës dhe çfarë gjeti Liza aty", u botua më 1871. Dy Lizat e mëparshme, të mbushura me zgjuarsi, lojëra fjalësh dhe vjersha renditen midis librave më të njohur për fëmijë që janë shkruar ndonjëherë. Ishin gjithashtu të rëndësishme sepse ishin historitë e para për fëmijë që nuk kishin për qëllim që t'i mësonin ata se si të silleshin mirë.

Detajet e librit
Ideart
SKU000326
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000801

Botuesi: Cabej

Shtrigat, Roald Dahl

A e dini si njihen shtrigat? Shtrigat prej vërteti, jo shtrigat e përrallës? Ç'ngjyrë ka pështyma e shtrigave? Po të hasni Shtrigëmadhen, e dini kush është kjo? Jua merr mendja se ç'ju punon ajo fëmijëve? Ç'erë bien kalamajtë për hundët e shtrigave?

Çmimi 92,00 SEK
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000689

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe guri filozofal, J.K. Rowling

Harry Potter, 11 vjeç, nuk është një fëmijë si gjithë të tjerët: ka një vragë në ballë në formën e një vetëtime, është bir magjistarësh, dhe tamam ditëlindjen e vet zbulon fuqitë magjike dhe botën misterioze së cilës i përket. Harri ndjek një shkollë speciale, të populluar nga bufë magjikë, fshesa fluturuese, fantazma

Çmimi 103,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Tea Stilton, Në gjurmët e Tulipanit të Zi

Violeta ndodhet në Holandë për një kurs pikture, kur i ati i shokut të saj, Janit, zhduket në mënyrë misterioze, pasi ka krijuar një lloj të ri tulipani. Tea Sisters i bashkohen shoqes për të hetuar, por një brejtëse misterioze thur tinëzisht komplote për të grabitur lulen e çmuar...

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Gjueti fronesh, George R. R. Martin

Në "Gjueti fronesh" nuk do të gjeni kompromise, nuk do të kursehet as i miri e as i ligu kur i vjen çasti i tij. Në fund të fundit, jeta është cinike dhe ndonjëherë është pikërisht zgjuarsia për t'iu bërë ballë rrethanave të paparashikuara ajo që na bën të shkojmë përpara në botën tonë, kurse në botën kalorësiake të George Martinit.

Çmimi 207,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Gjak si boja, Cornelia Funke

Shumë i dashur Mo! E dashur Resa! Ju lutem të mos shqetësoheni. Faridi duhet të gjejë Gishtpluhurin e ta paralajmërojë për rrezikun e Bastës, ndaj dhe unë po shkoj me të. Nuk dua të qëndroj gjatë, dua vetëm të shoh Pyllin e Paudhë dhe Princ Proshutën, Kozimo të Bukurin dhe ndoshta edhe Princin e Zi dhe ariun e tij.

Çmimi 138,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Buzëqeshja e Mona Miushëzës

Mona Miushëza fsheh një sekret! Miushardo da Zhvinçi kishte fshehur pas tablosë së saj disa shenja të veçanta misterioze... Nuhatja ime prej miushi më thotë që këtu fshihet një thesar. S'keni dëgjuar gjë për të? Doni të vini me mua, apo jo? Na pret një gjueti thesari për t'u pirë në kupë. Fjalë nderi e Jeronim Stiltonit!

Çmimi 57,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000055

Botuesi: Botimet Dudaj

Kryezoti i Unazave, Rikthimi i Mbretit, Libri i tretë, J.R.R. Tolkien

Teksa hija e ligë e Mbretit të Zi po përhapet gjithnjë e më shumë, ushtritë e tij po mblidhen. Burrat, xhuxhët, elfët, dhe mjekërpemët bashkohen për të luftur kundër Mbretit të Zi. Ndërkaq Frodoja dhe Semi vijojnë luftën e tyre nëpër Mordor në përpjekjen e tyre heroike për të shkatërruar Unazën e Vetme.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Froni i zjarrtë, Rick Riordan

Qëkur zotat e Egjiptit të lashtë u lëshuan në botën moderne, Karter Keini dhe e motra, Sejdi, janë në telashe. Si pasardhës të Shtëpisë së Jetës, Keinët kanë fuqi magjike, por zotat dinakë nuk iu lanë kohë që t'i praktikonin ato në shkollën për trajnimin e magjistarëve të rinj, në Bruklin.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)