Titulli: Jeronim Stilton, Janë Krishtlindjet, Stilton!
Origjinali: È natale, Stilton!
Gjinia: Roman
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2013
Fq. 128
Pesha: 0.161 kg
ISBN: 978-9928-4197-3-6
Mbi librin
Të dashur miq brejtës, këtu në Miushëri, në Ishullin e Miushëve, librat e mi janë bestseller! Po si kështu, nuk i njihkeni? Janë histori gazmore, më të buta se mocarela, më të shijshme se gruvieri, më ndjellëse se gorgonxola... histori për t'u pirë në kupë... Fjala e nderit e Jeronim Stiltonit!
Janë Krishtlindjet, Stilton!
Gjithçka dukej gati për darkën e Krishtlindjeve me familjen time. Oh, i gjori unë, ç'prag i pabeueshëm Krishtlindjesh që më priste! Mblodha njëqind mijë bombone me djathë, një kamion më shkeli bishtin, madje më mori flakë edhe shtëpia. Por sa shumë brejtës më erdhën në ndihmë! Eh, për Krishtlindje të gjithë bëhen zemërmirë. Sa mirë sikur të ishte gjithë vitin kështu!
Jeronim Stilton ka lindur në Miushëri, është diplomuar në Topologjinë e Letërsisë Mijore dhe në Filozofinë Arkeomiuike të Krahasuar. Drejton Jehonën e Brejtësit, gazeta më e famshme e Ishullit të Minjve. Është fitues i Çmimit Miucer për skupin "Thesari misterioz i zhdukur". Jeronim Stilton është fitues edhe i çmimit "Andersen" (2011), si personazh i vitit. Librat e tij janë përkthyer në 35 gjuhë të botës dhe vetëm në Itali janë shitur më shumë se 20 milionë kopje, si dhe më shumë se 45 milionë në mbarë botën!
Jeronim Stilton jeton në Miushëri, në Ishullin e Miushëve, një ishull i çuditshëm, në formën e fetës së djathit, që ndodhet në Oqeanin Jugor të Miushit. Këtu natyra është e mbrojtur dhe brejtësit jetojnë të lumtur. Në kohën e lirë, Stiltoni koleksionon kore antike parmixhani të shekullit XVIII, por i pëlqen veçanërisht të shkruajë libra, ku rrëfen histori zbavitëse, plot aventura prej supermiushi!