• Banner

  • Çmim i zbritur

Jeronim Stilton, Gjithe fajin e ka nje kafe me ajke

Kafe më ajkë? E ç'hyn kafeja me ajkë këtu? Hyn, që ç'ke me të! Kështu filloi gjithçka... pasioni im i marrë për Provolindën, vizita te magjistarja misterioze, ekspedita në Luginën e Djathërave. Ishte një aventurë për t'u pirë në kupë, për fjalën e nderit!

500 Lekë
425 Lekë Ruaj 15%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Jeronim Stilton, Gjithë fajin e ka një kafe me ajkë
Origjinali: Tutta copa di un caffé con panna
Gjinia: Roman
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2013
Fq. 128
Pesha: 0.164 kg
ISBN: 978-9928-4197-0-5

Mbi librin

Të dashur miq brejtës, këtu në Miushëri, në Ishullin e Miushëve, librat e mi janë bestseller! Po si kështu, nuk i njihkeni? Janë histori gazmore, më të buta se mocarela, më të shijshme se gruvieri, më ndjellëse se gorgonxola... histori për t'u pirë në kupë... Fjala e nderit e Jeronim Stiltonit!

Gjithë fajin e ka një kafe me ajkë

Kafe më ajkë? E ç'hyn kafeja me ajkë këtu? Hyn, që ç'ke me të! Kështu filloi gjithçka... pasioni im i marrë për Provolindën, vizita te magjistarja misterioze, ekspedita në Luginën e Djathërave. Ishte një aventurë për t'u pirë në kupë, për fjalën e nderit!

Jeronim Stilton ka lindur në Miushëri, është diplomuar në Topologjinë e Letërsisë Mijore dhe në Filozofinë Arkeomiuike të Krahasuar. Drejton Jehonën e Brejtësit, gazeta më e famshme e Ishullit të Minjve. Është fitues i Çmimit Miucer për skupin "Thesari misterioz i zhdukur". Jeronim Stilton është fitues edhe i çmimit "Andersen" (2011), si personazh i vitit. Librat e tij janë përkthyer në 35 gjuhë të botës dhe vetëm në Itali janë shitur më shumë se 20 milionë kopje, si dhe më shumë se 45 milionë në mbarë botën!

Jeronim Stilton jeton në Miushëri, në Ishullin e Miushëve, një ishull i çuditshëm, në formën e fetës së djathit, që ndodhet në Oqeanin Jugor të Miushit. Këtu natyra është e mbrojtur dhe brejtësit jetojnë të lumtur. Në kohën e lirë, Stiltoni koleksionon kore antike parmixhani të shekullit XVIII, por i pëlqen veçanërisht të shkruajë libra, ku rrëfen histori zbavitëse, plot aventura prej supermiushi!

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13k)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2810

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Ne mbreterine e fantazise

(0)

A keni ëndërruar ndonjëherë të udhëtoni në Mbretërinë e Fantazisë? A do të dëshironit të takonit shtriga, sirena, dragonj, xhinde, xhuxhmaxhuxhë mjekroshë, gjigantë, zana... por edhe njebrirësh, katallanë dhe njerëz ujqër? Do t'iu pëlqente të fluturonit në shpinën e Dragoit legjendar të Ylberit?

Çmimi 850 Lekë Çmimi i zakonshëm 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Anija e macokëve pirate

(0)

Keni dëgjuar ndonjëherë të flitet për Piratin e Zi që u kall tmerrin miushëve? Jo? Lum ju! Është tmerri i tërë deteve, makthi më i zi i çdo miushi. Mos më thoni pastaj që ky s'është ters... po përse duhet të më rastiste pikërisht mua të bija rob në anijen e tij...

Çmimi 425 Lekë Çmimi i zakonshëm 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Buzeqeshja e Mona Miushezes

(0)

Mona Miushëza fsheh një sekret! Miushardo da Zhvinçi kishte fshehur pas tablosë së saj disa shenja të veçanta misterioze... Nuhatja ime prej miushi më thotë që këtu fshihet një thesar. S'keni dëgjuar gjë për të? Doni të vini me mua, apo jo? Na pret një gjueti thesari për t'u pirë në kupë. Fjalë nderi e Jeronim Stiltonit!

Çmimi 425 Lekë Çmimi i zakonshëm 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Jane Krishtlindjet, Stilton!

(0)

Gjithçka dukej gati për darkën e Krishtlindjeve me familjen time. Oh, i gjori unë, ç'prag i pabeueshëm Krishtlindjesh që më priste! Mblodha njëqind mijë bombone me djathë, një kamion më shkeli bishtin, madje më mori flakë edhe shtëpia. Por sa shumë brejtës më erdhën në ndihmë!

Çmimi 425 Lekë Çmimi i zakonshëm 500 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Gara më e madhe në botë e barcaletave, libri 24

(0)

Ju a jeni i ndrojtur? Unë po! Ja përse desh më ra pika kur mora pjesë në një garë barcaletash në televizion... para miliona teleshikuesve! Por pastaj mësova sekretet për t’ui rrëfyer mirë barcaletat... jua kam zbuluar këtu, bashkë me barcaletat e reja të Miushërisë!

Çmimi 425 Lekë Çmimi i zakonshëm 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Përplasje mbretërish, libri i dytë, George R. R. Martin

(0)

Libri i dytë i Eposit të Akullit dhe Zjarrit na çon në një vend të harruar e të mrekullueshëm zhgjakësimesh e hakmarrjeje, magjish e luftërash. Është një rrëfim ku virgjëreshat vallëzojnë me të marrët, vëllezërit komplotojnë kundër vëllezërve dhe të vdekurit ngrihen e ecin në mes të natës, ku princesha maskohet si çunak jetim, ku egërsirat e maleve...

Çmimi 850 Lekë Çmimi i zakonshëm 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Gjysmekeqi, libri i pare, Sally Green

(0)

Në Anglinë e ditëve të sotme shtrigat jetojnë përkrah njerëzve. Janë Shtriga të Bardha, të cilat janë të mira, si dhe Shtriga të Zeza, të cilat janë të këqija - por Natani gjashtëmbëdhjetëvjeçar ua ndryn aftësitë të dyja palëve. I ati është shtrigani më i fuqishëm e më mizor në botë, ndërsa e ëma i ka vdekur.

Çmimi 850 Lekë Çmimi i zakonshëm 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Autobusi i drithërimave, Paul van Loon, libri i parë

(0)

Nëse po kërkoni një libër që ju emocionon, ju mban frymën pezull dhe ndonjëherë ju drithëron, ky libër është për ju. Gjatë Javës së Librit për fëmijë, një shkrimtar i famshëm fton një mësues me klasën e tij për të bërë një ekskursion të veçantë me Autobusin e Drithërimave.

Çmimi 510 Lekë Çmimi i zakonshëm 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Big Neti, rebel ne shkolle, Lincoln Peirce, libri i pare

(0)

Neti e di se është caktuar për gjëra të mëdha. Gjëra vërtet të mëdha. Por, jeta nuk ecën gjithnjë si dëshiron ti, vetëm se je i tmerrshëm. Duket se e ndjekin telashet, por Neti ruan qetësinë, çfarëdo që do të ndodhë. Ai e di se është i madh. Ia tha këtë një biskotë me pusullë fati.

Çmimi 680 Lekë Çmimi i zakonshëm 800 Lekë
More
Në gjendje
chat Përshtypjet (0)