Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Çmimi 0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Çmimi 8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Banner

Shtate australianet e vegjel, Ethel Turner

Shtate australianet e vegjel, Ethel Turner

2983

Ngjarjet zhvillohen në Sidnei, Australi. Shtatë fëmijët futen në telashe nga më të ndryshmet, megjithëse përpiqen shumë që të sillen mirë. Të renditur nga mosha një vjeç deri në gjashtëmbëdhjetë vjeç, fëmijët Ullkot pothuajse janë lënë që të veprojnë sipas qejfit.

4,25 GBP
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Shtatë australianët e vegjël
Origjinali: Seven little australians
Gjinia: Roman
Autori: Ethel Turner
Shqipëroi: Viola Robo
Shtëpia botuese: Omsca 1
Viti: 2012
Fq. 196
Pesha: 0.241 kg
ISBN: 978-9928-132-03-1

Mbi librin

Ngjarjet zhvillohen në Sidnei, Australi. Shtatë fëmijët futen në telashe nga më të ndryshmet, megjithëse përpiqen shumë që të sillen mirë. Të renditur nga mosha një vjeç deri në gjashtëmbëdhjetë vjeç, fëmijët Ullkot pothuajse janë lënë që të veprojnë sipas qejfit.

Njerka e tyre, Esteri, që ka lindur vetëm më të voglin prej tyre, është vetëm njëzet vjeç dhe nuk ka përvojë në rritjen e fëmijëve. Babai i tyre është ushtarak dhe pret që fëmijët e tij të sillen mirë, ndërkohë që gati nuk merret fare me ta. Por si do të vazhdojnë ngjarjet në këtë familje me këto personazhe?

Autorja Ethel Turner ka shkruar 40 romane dhe librat e saj janë shtypur me tirazhin më të madh në Australi. "Shtatë australianët e vegjël" është lexuar dhe pëlqyer nga lexuesit në mbarë botën dhe ka qenë vazhdimisht në shtyp për më shumë se njëqind vjet. Ethel Turner ka vdekur më 1958, duke lënë si memorial të saj një libër që tani cilësohet si klasik në letërsinë për fëmijë. Që atëherë libri është botuar mbi 50 herë.

Ky libër është plot aventura. Që nga fillimi e deri në fund, do të qeshni dhe do të qani. Meqë mosha e personazheve varion nga një deri në gjashtëmbëdhjetë vjeç, ky libër i drejtohet një rrethi të gjerë lexuesish.

Detajet e librit
2983
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Vogëlushja e Hënës së Gjashtë, Nina dhe Fuqia e Absinthiumit, libri i gjashtë, Moony Witcher

Bota është e sigurtë: Nina dhe shokët e saj e mundën Karkonin Ka të të Artëve, i cili tashmë është shndërruar në një statujë të ngurtë dhe pa jetë. Venecia është rikthyer në jetën e saj të qetë deri natën kur Nina, papritur, vë re që ylli në pëllëmbën e dorës së saj fillon të ndryshojë ngjyrë.
Çmimi 5,10 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Zemër si boja, Cornelia Funke

Megi i adhuron librat, ashtu si i ati, Moja. Asgjë nuk e bën më të lumtur se të jetojë e qetë në shtëpi, por një ditë, një i huaj troket në derë dhe përsëri, ashtu si dhe herë të tjera në të shkuarën, Moja fillon të paketojë plaçkat. Duhet t'ia mbathin, të fshihen. Por nga çfarë? Nga kush?
Çmimi 10,20 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Frozen, aventurë në mbretërinë e akullit

Princesha Ana nuk ka qëndruar kurrë pranë motrës së saj, Elsës. Kur Elsa shpallet mbretëreshë, ajo lëshon mbi Arendelin, mbretërinë e tyre të dashur, një stuhi të akullt e më pas largohet. Tani, Ana duhet ta gjejë motrën e saj e ta shpëtojë mbretërinë... ose ajo do të mbetet përgjithmonë e ngrirë.
Çmimi 1,70 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000056

Botuesi: Botimet Dudaj

Kryezoti i Unazave, Besëlidhja e Unazës, Libri i parë, J. R. R. Tolkien

Një hobitasi të vogël nga Krahina, Frodos i besohet një deturë e jashtëzakonshme. Ai duhej të bënte një udhëtim të rrezikshëm në Epokën e Tretë të Dheut të Mesëm drejt Kullës së Zezë të Mordorit, ku duhej të shkatërronte Unazën e Pushtetit, e vetmja gjë që mund të parandalonte sundimin e lig të Kryezotit të zi.
Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2973

Botuesi: Bota Shqiptare

Arkipelagu ne flake, Zhyl Vern

Ai parashikoi një botë të drejtuar fund e krye nga teknika. Shkroi për Hënën, Marsin, boshtin e Tokës, vullkanet, thellësitë e detit dhe lartësinë e yjeve, duke i treguar njerëzimit se një ditë bota do të shikohej në televizor ose se në kinematë do të shiheshin filma, se do të kishte nëndetëse dhe raketa, por edhe armë të shkatërrimit në masë.
Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000531

Botuesi: OMSCA-1

Nje amerikan ne oborrin e mbretit Artur, Mark Tuen

Çfarë mund t'i ndodhë një amerikani të fortë dhe praktik të shekullit të kaluar, që për shkak të një goditjeje në kokë u gjend papritur menjëherë në Anglinë e shekullit të VI – të, pikërisht në oborrin e mbretit Artur dhe të kalorësve të tij të famshëm të Tryezës së Rrumbullakët?
Çmimi 5,53 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zambaku

Pinoku, Carlo Collodi

Personazhi i Pinokut vjen në një përkthim të ri, të këndshëm dhe shumë argëtues. Ju do të njiheni me aventurat e kukullës prej druri, që sdo të shkojë në shkollë dhe që futet në telashe të njëpasnjëshme.
Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2428

Botuesi: Bota Shqiptare

Rreth botës për 80 ditë (përshtatje për fëmijë), Zhyl Vern

Zhyl Verni lindi në qytetin e Nantës, në Francën Perëndimore. Ai filloi studimet për drejtësi në Paris, por i ndërpreu ato për të filluar karrierën e tij si shkrimtar. Ai filloi të bashkëpunonte me botuesin Pierre - Jules Hetzel, i cili e ndihmoi Vernin të publikonte veprat e tij dhe i dha disa këshilla për fushën e letërsisë.
Çmimi 2,55 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002044

Botuesi: Plejad

Aventura e jashtezakonshme e ekspedites Barsak, Zhyl Vern

Titulli: Aventura e jashtëzakonshme e ekspeditës BarsakOrigjinali: L'Etonnante Aventure de la mission BarsacGjinia: Roman fantastiko – shkencorAutori: Zhyl VernShqipëroi: Fatmir DibraShtëpia botuese: PlejadViti: 2009Fq. 322Pesha: 0.411 kgISBN: 978-99956-57-20-8  
Çmimi 5,95 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: OMSCA-1

Të sapomartuarit, Ethel Turner

“Të sapomartuarit” është romani më i ri botuar nga Shtëpia Botuese OMSCA-1 “, i shkrimtares Ethel Turner, që rrëfen fillimin e martesës së dy të rinjve të dashuruar, të cilët zanafillën e njohjes së tyre e kishin që nga fëmijëria e hershme.
Çmimi 4,25 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Familja në Misrul, Ethel Turner

Shtatë australianët tashmë janë pesë vjet më të rritur, por jeta në Misrul është kaq kaotike sa kurrë më parë. Banti është akuzuar gabimisht për vjedhje në shkollë... Popeta beson në pafajëshmërinë e tij dhe shkon te drejtori për të mbrojtur të vëllanë...
Çmimi 5,10 GBP
More
Në gjendje

Follow us on Facebook