• Banner

Jeronim Stilton, Ne mbreterine e fantazise

A keni ëndërruar ndonjëherë të udhëtoni në Mbretërinë e Fantazisë? A do të dëshironit të takonit shtriga, sirena, dragonj, xhinde, xhuxhmaxhuxhë mjekroshë, gjigantë, zana... por edhe njebrirësh, katallanë dhe njerëz ujqër? Do t'iu pëlqente të fluturonit në shpinën e Dragoit legjendar të Ylberit?

11,10 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Jeronim Stilton, Në mbretërinë e fantazisë (kopertinë e trashë, botim luksi)
Origjinali: Nel Regno della Fantasia
Gjinia: Roman
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2012
Fq. 375
Pesha: 0.651 kg
ISBN: 978-9928-162-29-8

Mbi librin

A keni ëndërruar ndonjëherë të udhëtoni në Mbretërinë e Fantazisë? A do të dëshironit të takonit shtriga, sirena, dragonj, xhinde, xhuxhmaxhuxhë mjekroshë, gjigantë, zana... por edhe njebrirësh, katallanë dhe njerëz ujqër? Do t'iu pëlqente të fluturonit në shpinën e Dragoit legjendar të Ylberit? Le të nisemi së bashku atëherë, në këtë udhëtim aventuror në flatrat e Fantazisë!

Jeronim Stilton ka lindur në Miushëri, është diplomuar në Topologjinë e Letërsisë Mijore dhe në Filozofinë Arkeomiuike të Krahasuar. Drejton Jehonën e Brejtësit, gazeta më e famshme e Ishullit të Minjve. Është fitues i Çmimit Miucer për skupin "Thesari misterioz i zhdukur". Librat e tij janë përkthyer në 35 gjuhë të botës dhe vetëm në Itali janë shitur më shumë se 20 milionë kopje, si dhe më shumë se 45 milionë në mbarë botën! Jeronim Stilton është fitues i çmimit "Andersen" (2001), si personazh i vitit dhe "eBook Aëard" (2002) për librin më të mirë elektronik të botës së fëmijëve. Është autor i më se 130 librave të shitur në mbarë botën. Koleksionon kore antike parmixhani të shekullit XVIII dhe i përlqen të rrëfejë përralla nipit të tij, Beniaminit.

Detajet e librit
2810
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2743

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Larg ato putra, more surratgjize

Ç'po ndodh kështu? Kush është ky që vërtitet nëpër qytet dhe hiqet si të ishte Jeronim Stilton dora vetë? Kush është ky që bën turli marifetesh për të më marrrë Jehonën e Brejtësit? Më ngectë kaçkavalli në fyt, s'mund ta përfytyroja që...

Çmimi 4,44 
More
Ne gjendje

Referenca: 2992

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Fantazma e metrose

Ç'ndodh vallë në metronë e Miushërisë? Çfarë misteresh fsheh maçoku gjigant që endet nëpër terrin e galerive të nëndheshme, duke frikësuar tërë brejtësit e qytetit? Bërrr, ndoshta mund të jetë një fantazmë...

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Anija e macokëve pirate, Jeronim Stilton

Keni dëgjuar ndonjëherë të flitet për Piratin e Zi që u kall tmerrin miushëve? Jo? Lum ju! Është tmerri i tërë deteve, makthi më i zi i çdo miushi. Mos më thoni pastaj që ky s'është ters... po përse duhet të më rastiste pikërisht mua të bija rob në anijen e tij...

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Buzëqeshja e Mona Miushëzës

Mona Miushëza fsheh një sekret! Miushardo da Zhvinçi kishte fshehur pas tablosë së saj disa shenja të veçanta misterioze... Nuhatja ime prej miushi më thotë që këtu fshihet një thesar. S'keni dëgjuar gjë për të? Doni të vini me mua, apo jo? Na pret një gjueti thesari për t'u pirë në kupë. Fjalë nderi e Jeronim Stiltonit!

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Janë Krishtlindjet, Stilton!

Gjithçka dukej gati për darkën e Krishtlindjeve me familjen time. Oh, i gjori unë, ç'prag i pabeueshëm Krishtlindjesh që më priste! Mblodha njëqind mijë bombone me djathë, një kamion më shkeli bishtin, madje më mori flakë edhe shtëpia. Por sa shumë brejtës më erdhën në ndihmë!

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Morava

Froni i zjarrtë, Rick Riordan

Qëkur zotat e Egjiptit të lashtë u lëshuan në botën moderne, Karter Keini dhe e motra, Sejdi, janë në telashe. Si pasardhës të Shtëpisë së Jetës, Keinët kanë fuqi magjike, por zotat dinakë nuk iu lanë kohë që t'i praktikonin ato në shkollën për trajnimin e magjistarëve të rinj, në Bruklin.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Një miush fisnik i vërtetë nuk hedh... vickla!

Ç'figurë të shëmtuar prej miu gjirizi të fëlliqur bëri im kushëri Çarku në festën e konteshës Snobikiatis! Kroi hundët me putra, kroi veshët me gishtin e vogël... dhe të gjithë u tallën me të! Por nuk është e vështirë të bëhesh një miush fisnik: mjafton t'i hedhësh një sy udhëzuesit fort zbavitës të Sjelljes Sqimatare!

Çmimi 5,55 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Hallouini... Obobo, ç'frikë maçoku!

Njoha Hirnushe Terribraksin, një miushe joshëse që banon në një varrezë dhe sorollatet me një makinë varrimi... dhe u detyrova të merrja pjesë në një festë Hallouini me një menu... rrëqethëse! Në libër do të gjesh edhe tërë të fshehtat për të organizuar një festë Hallouini!

Çmimi 5,55 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000056

Botuesi: Botimet Dudaj

Kryezoti i Unazave, Besëlidhja e Unazës, Libri i parë, J. R. R. Tolkien

Një hobitasi të vogël nga Krahina, Frodos i besohet një deturë e jashtëzakonshme. Ai duhej të bënte një udhëtim të rrezikshëm në Epokën e Tretë të Dheut të Mesëm drejt Kullës së Zezë të Mordorit, ku duhej të shkatërronte Unazën e Pushtetit, e vetmja gjë që mund të parandalonte sundimin e lig të Kryezotit të zi.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Luajmë futboll, Teuta Kristo (Telo)

Aventura e dy kushërinjve që jetojnë larg njeri-tjetrit, në dy shtete (Shqipëri dhe Amerikë) ku jo vetëm kulturat, por edhe futbolli kanë ndryshime mes tyre dhe Genti, njëri prej vogëlushëve është në dilemë në duhet të pranojë diferencat midis tyre për hir të kushëririt që e do shumë, apo të mos e "tradhëtoj" dashurinë që ka kundrejt futbollit...

Çmimi 5,55 
More
Në gjendje

Botuesi: Vellezerit Tafa

1 minutë përralla

Në këtë vëllim janë renditur një sërë përrallash të treguara në mënyrë sa më të kuptueshme për fëmijët e vegjël. Përrallat e renditur në këtë libër janë: Dhelpra dhe korbi, Lepuri dhe breshka, Milingona dhe pëllumbi, Bambi, Sirena e Vogël, Ujku dhe qengji etj.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Kukudhët, Tom Fletcher

Ç’janë ata që presin muzgun? Çfarë fshihet nën shtratin tuaj? Cilët janë ata që presin me padurim që ju të numëroni yjet? Cilët janë ata që nuk shfaqen nëse nuk ju zë gjumi?

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Referenca: 2110

Botuesi: Te tjere

Shpella e piratëve, Petro Marko

Shpella e piratëve ështe një nga romanet e mirënjohura të shkrimtarit tonë të dashur Petro Marko. Ky roman është dramatizuar dhe inskenuar në disa variante dhe ndonëse libri është botuar për herë të parë në 1964, te ish Shtëpia botuese "Naim Frasheri", ne mundëm ta nxjerrim në faqen tonë vetëm në ribotimin e tij të dhjetë.

Çmimi 4,44 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)