• Banner

Ishuj ne qiell, Artur Klark, pershtatje per femije
  • Ishuj ne qiell, Artur Klark, pershtatje per femije

Ishuj ne qiell, Artur Klark, pershtatje per femije

Stacioni nuk ishte thjesht një cilindër, po gjendeshin tre të tillë, njeri brenda tjetrit. Ndërkohë që largoheshe nga qendra, ndjesia e peshës rritej. Cilindri më i brendshëm ishte kati i dytë i "Një te Tretës së Rëndesës së Tokës" dhe, meqenëse ishte më afër me dhomat hermetike që ndodheshin në boshtin e stacionit, përdorej

34,50 SEK
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ishuj në qiell (përshtatje për fëmijë)
Origjinali: Islands in the sky
Gjinia: Roman
Autori: Artur Klark
Shqipëroi: Hesiona Avdiko
Shtëpia botuese: Redona
Viti: 2006
Fq. 124
Pesha: 0.141 kg
ISBN: 978-99943-930-0-6

Fragment nga libri

Stacioni nuk ishte thjesht një cilindër, po gjendeshin tre të tillë, njeri brenda tjetrit. Ndërkohë që largoheshe nga qendra, ndjesia e peshës rritej. Cilindri më i brendshëm ishte kati i dytë i "Një te Tretës së Rëndesës së Tokës" dhe, meqenëse ishte më afër me dhomat hermetike që ndodheshin në boshtin e stacionit, përdorej kryesisht për trajtimin e pasagjerëve e të bagazheve të tyre. Thuhej se po të qëndroje për një kohë të gjatë përballë sportelit, do të shihje njerëz më me rëndësi që kishte në të katër planetët...

Ky cilindër qendror rrethohej nga një kat më i gjerë, ai i "Dy të Tretave të Rëndesës së Tokës". Nga njëri kat në tjetrin kalohej ose me ashensor, ose nëpërmjet shkallëve çuditërisht të përkulura. Kur zbrisje nëpër shkallë, kishe një ndjenjë të veçantë dhe në fillim mu desh t'i mblidhja mirë forcat sepse ende nuk isha mësuar me një të tretën e peshës sime në tokë.

Ndërsa zbritja me ngadalë shkallët (duke u mbajtur shumë fort pas parmakut), më dukej se bëhesha sa vinte më rëndë. Kur arrita në dysheme, lëvizjet e mia ishin aq të ngadalta e të rënda, sa me dukej sikur çdo njeri po më shikonte. Sidoqoftë, shpejt fillova të mësohesha me këtë ndjesi. Duhej të mësohesha, ne qoftë se kisha ndërmend të kthehesha në Tokë. Shumica e pasagjerëve ishin në katin e dytë e "Dy të Tretave të Rëndesës".

Pothuaj të gjithë këta ishin nisur nga Marsi për në Tokë dhe, megjithëse javët e fundit të udhëtimit të tyre ishin ushtruar me peshën normale të tokës, falë rrotullimit të anijes së pasagjerëve dukej qartë se ende nuk po u pëlqente. Ata ecnin me kujdes të madh dhe vazhdimisht gjenin shkas për t'u ngjitur "lart", ne katin e sipërm, ku forca kishte të njëjtën vlerë si në mars. S'kisha takuar kurrë më parë ndonjë kolon marsian dhe ata më magjepsën. Theksi në të folur, rrobat e tyre, gjithçka tek ata kishte një pamje të çuditshme, megjithëse shpesh ishte vështirë të thoshe se ku pikërisht qëndronte veçantia.

Të gjithë dukej se e njihnin njëri – tjetrin me emër: mbase kjo s'ishte ndonjë çudi pas udhëtimit të tyre të gjatë, por më vonë zbulova se po kështu ndodhte dhe në Mars. Kolonitë atje ishin ende të vogla, aq sa të gjithë njiheshin me njëri – tjetrin. Ata do ta kishin shumë të vështirë kur të vinin në Tokë...

E ndieja veten paksa të vetmuar midis këtyre të huajve dhe kaloi njëfarë kohe me ndonjë. Në katin e "Dy të Tretave të Rëndesës", kishte ca dyqane të vogla, ku mund të blije artikuj kozmetikë e dhurata. Isha duke parë në një prej këtyre dyqaneve, kur një grup kolonësh të rinj hynë brenda. Më i madhi ishte një djalë qe dukej sa unë, i shoqëruar nga dy vajza, që kuptohej se ishin motrat e tij...

 

Detajet e librit
Redona
2311
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU002044

Botuesi: Plejad

Aventura e jashtezakonshme e ekspedites Barsak, Zhyl Vern

Titulli: Aventura e jashtëzakonshme e ekspeditës BarsakOrigjinali: L'Etonnante Aventure de la mission BarsacGjinia: Roman fantastiko – shkencorAutori: Zhyl VernShqipëroi: Fatmir DibraShtëpia botuese: PlejadViti: 2009Fq. 322Pesha: 0.411 kgISBN: 978-99956-57-20-8  

Çmimi 80,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2407

Botuesi: Te tjere

Eragon, Christopher Paolini

Eragon, një prej librave më të shitur dhe i përkthyer pothuajse në të gjitha gjuhët kryesore të botës, është një "Një vepër e një talenti të madh", siç e cilëson edhe The New York Times Book Review. Ai është një prej librave të letërsisë fantastike më të lexuar gjatë viteve të fundit.

Çmimi 138,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Morava

Përplasje mbretërish, libri i parë, George R. R. Martin

Libri i dytë i Eposit të Akullit dhe Zjarrit na çon në një vend të harruar e të mrekullueshëm zhgjakësimesh e hakmarrjeje, magjish e luftërash. Është një rrëfim ku virgjëreshat vallëzojnë me të marrët, vëllezërit komplotojnë kundër vëllezërve dhe të vdekurit ngrihen e ecin në mes të natës, ku princesha maskohet si çunak jetim, ku egërsirat e maleve...

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2983

Botuesi: OMSCA-1

Shtate australianet e vegjel, Ethel Turner

Ngjarjet zhvillohen në Sidnei, Australi. Shtatë fëmijët futen në telashe nga më të ndryshmet, megjithëse përpiqen shumë që të sillen mirë. Të renditur nga mosha një vjeç deri në gjashtëmbëdhjetë vjeç, fëmijët Ullkot pothuajse janë lënë që të veprojnë sipas qejfit.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Nina dhe Numri i Arte, Moony Witcher

Pasqyra u ndez flakë dhe fluturoi në qendër të dhomës. Vorbulla e zjarrit u zgjerua dhe në qendër tregoi imazhin e dy njerëzve të mbuluar më kapuçë. Fytyrat mezi u shquheshin, por nga detajet e pakta të tipareve, mund të dallohej më së miri që njëri ishte plak, kurse tjetri i ri dhe i stërgjatë.

Çmimi 69,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Fjala

Aventurat e Tom Sojerit, Mark Twain

Shumica e aventurave që do të tregohen në këtë libër kanë ndodhur me të vërtetë. Një pjesë prej tyre i kam jetuar vetë, të tjerat shokë të mi të shkollës. Hak Fini, për shembull, është krejt siç ka qenë në jetë, Tom Sojeri po ashtu, vetëm se për të m'u desh të bashkoj e të thur në një tiparet e tre djemve që kam pas njohur, të sajoj, si të thuash, tipin...

Çmimi 103,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Në Mbretërinë e Fantazisë, libri i dytë

Ejani e më bëni shoqëri në këtë udhëtim aventuror në Mbretërinë e Fantazisë! Edhe këtë herë, do të takoj Floridianën, Mbretëreshën e Zanave. Do të nisemi mbi flatrat e praruara të Dragoit të Ylberit, do të kaptojmë vendin me erë të rëndë të katallanëve, vendin oreksndjellës të Ëmbëlsirave, vendin zbavitës të Lodrave dhe vendin rrëzëllues të Arit.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Erik Botime

Arratisja e librave, Xhuljan Ferzaj

Këto pyetje dhe shumë të tjera i zbuloni duke lexuar këtë libër të mrekullueshëm i cili synon të nxisë fëmijët që ti duan dhe ti lexojnë librat. Vetëm nëpërmjet librave dhe dijes mund ta kuptojmë dhe ndërtojmë botën.

Çmimi 40,25 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (1)
Grade