• Banner

  • Çmim i zbritur
Vogelushja e Henes se Gjashte, Moony Witcher
  • Vogelushja e Henes se Gjashte, Moony Witcher

Vogelushja e Henes se Gjashte, Moony Witcher

SKU001813

Ishte ora 22:00 e datës 2 qershor kur Nina u ngrit nga shtrati dhe, si ngaherë, e rrëzoi në dysheme Platonin e gjorë. Rendi në banjë dhe teksa shplante duart, vuri re që ylli ishte bërë shumë i madh, aq sa i zinte tërë pëllëmbën e dorës. Dhe ishte pis i zi...kjo nuk i kishte ndodhur kurrë.

5,88 CHF
5,00 CHF Ruaj 15%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vogëlushja e Hënës së Gjashtë
Origjinali: La bambina della Sesta Luna
Gjinia: Roman
Autori: Moony Witcher
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2008
Fq. 296
Pesha: 0.321 kg
ISBN: 978-99956-28-38-3

Mbi librin

Nina ndjek mësimet në klasën e pestë, jeton me tetot në Madrid dhe nuk i takon asnjëherë prindërit, sepse ata gjithnjë ndodhen larg, të zënë me punë. Por në dorën e majtë ka atë blanën e kuqe në formë ylli... që ngjason si dy pika uji me blanën e gjyshit të saj të dashur Misha, një alkimist me nam, i cili jeton në Venecia.

Të jetë vallë një shenjë e fatit të saj? Një vogëlushe trupbrishtë e mendjemprehtë fluturimthi mbërthen sfidën e përjetshme mes së Mirës dhe së Keqes. Dashuria e madhe për jetën dhe kërshëria e pakufi janë armët që do t'i nevojiten për të kuptuar dhe më pas për të mposhtur Botën e Territ e për t'i lënë vend Botës së Dritës. Ay ku asgjë tjetër veç magjisë dhe fantazisë nuk mund të krijojë realitetin...

Fragment nga libri

Ishte ora 22:00 e datës 2 qershor kur Nina u ngrit nga shtrati dhe, si ngaherë, e rrëzoi në dysheme Platonin e gjorë. Rendi në banjë dhe teksa shplante duart, vuri re që ylli ishte bërë shumë i madh, aq sa i zinte tërë pëllëmbën e dorës. Dhe ishte pis i zi...kjo nuk i kishte ndodhur kurrë.

"Ylli i zi...Shenja e rrezikut. Çfarë duhet të bëj?", - mendoi me vete. E trembur, rendi drejt e në dhomën e teto Karmenit, që e rroku fort në qafë dhe ia mbështolli dorën me pambuk të njomur me lëngë trëndafili.

Platoni mjaullinte i dëshpëruar dhe kishte hipur mbi dollap, ndërsa Adoni lehte dhe godiste me putra derën, si të donte të dilte një çast e më parë. Karmeni nuk dinte si ta qetësonte Ninën dhe kafshët. Dukej sikur atë natë kishte shpërthyer një ferr i vërtetë.Dhe kjo ishte e vërtetë, ferri ishte aty, endej në ajrin rreth e qark.

Detajet e librit
SKU001813
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13k)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pegi

Nina dhe Numri i Arte, Moony Witcher

(0)

Pasqyra u ndez flakë dhe fluturoi në qendër të dhomës. Vorbulla e zjarrit u zgjerua dhe në qendër tregoi imazhin e dy njerëzve të mbuluar më kapuçë. Fytyrat mezi u shquheshin, por nga detajet e pakta të tipareve, mund të dallohej më së miri që njëri ishte plak, kurse tjetri i ri dhe i stërgjatë.

Çmimi 5,00 CHF Çmimi i zakonshëm 5,88 CHF
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Bota brilante e Tom Gejts, Liz Pichon

(0)

Unë jam Tom Gejts. Kur mësuesit e mi nuk i drejtojnë sytë e tyre të zgurdulluar nga unë, mua më pëlqen të vizatoj dhe të mendoj për mënyra të ndryshme se si të mërzis Delian. Mësuesit e mi mendojnë se jam i papërqendruar dhe më "mungon pikësynimi". Kjo është paksa e vrazhdë, sepse tani jam tejet i përqendruar për të zgjedhur se cilën biskotë duhet të ha...

Çmimi 6,66 CHF Çmimi i zakonshëm 7,84 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2973

Botuesi: Bota Shqiptare

Arkipelagu ne flake, Zhyl Vern

(0)

Ai parashikoi një botë të drejtuar fund e krye nga teknika. Shkroi për Hënën, Marsin, boshtin e Tokës, vullkanet, thellësitë e detit dhe lartësinë e yjeve, duke i treguar njerëzimit se një ditë bota do të shikohej në televizor ose se në kinematë do të shiheshin filma, se do të kishte nëndetëse dhe raketa, por edhe armë të shkatërrimit në masë.

Çmimi 4,17 CHF Çmimi i zakonshëm 4,90 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Momoja, Michael Ende

(0)

Në këtë libër bëhet fjalë pikërisht për enigmën "kohë", një enigmë që mund të preokupojë njëlloj fëmijë dhe të rritur meditues, të cilët ende nuk kanë harruar të dyshojnë për atë që në dukje është e qartë. Historia e Momosë është vendosur në atë perandori të fantazisë që ndodhet në Askund dhe Kurrë ose edhe në një të Tanishme pa kohë.

Çmimi 8,33 CHF Çmimi i zakonshëm 9,80 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Aventurat e Herrit, Herri zberthen kodin si detektiv, Suzi Klajn, libri i dyte

(0)

Herri beson se është detektivi i dytë më i mirë në botë (i dyti pas Sherlok Holmsit, sigurisht). Por, pjesa tjetër e fëmijëve në klasën e tij nuk janë të atij mendimi. Ai ka vendosur ta provojë veten duke zgjidhur misterin e fundit në shkollën e tij.

Çmimi 2,50 CHF Çmimi i zakonshëm 2,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2428

Botuesi: Bota Shqiptare

Rreth botës për 80 ditë (përshtatje për fëmijë), Zhyl Vern

(0)

Zhyl Verni lindi në qytetin e Nantës, në Francën Perëndimore. Ai filloi studimet për drejtësi në Paris, por i ndërpreu ato për të filluar karrierën e tij si shkrimtar. Ai filloi të bashkëpunonte me botuesin Pierre - Jules Hetzel, i cili e ndihmoi Vernin të publikonte veprat e tij dhe i dha disa këshilla për fushën e letërsisë.

Çmimi 1,67 CHF Çmimi i zakonshëm 1,96 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Për tërë mocarelën e botës... fitova Lotomiushin, libri 21

(0)

Kush ka fituar njëmijë milionë në llotarinë e Lotomiushit? Kush? Kush? Kush? Mister! Fakti është që Çarku u bë super i pasur si me magji: supermegaalametmakine, kështjellë, helikopter... miushiut të shkretë i hyri vetja në qejf, por nuk e di ç’e pret, ciut!

Çmimi 4,17 CHF Çmimi i zakonshëm 4,90 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Ato pushime supermiushore në pensionin Miramiushka, libri 23

(0)

Për tërë mocarelën e botës, sa shumë aventura më ndodhën para pushimeve! Shpëtova teto Lipën nga zjarri, m’u përmbyt zyra, Mbreti i Patatinave me Djathë më kërcënoi se do të m’i shkulte mustaqet e do të m’i jepte në putër... dhe midhjet e fërguara më ranë plumb në stomak!

Çmimi 4,17 CHF Çmimi i zakonshëm 4,90 CHF
More
Në gjendje
chat Përshtypjet (0)