• Banner

Vogelushja e Henes se Gjashte, Moony Witcher
  • Vogelushja e Henes se Gjashte, Moony Witcher

Vogelushja e Henes se Gjashte, Moony Witcher

Ishte ora 22:00 e datës 2 qershor kur Nina u ngrit nga shtrati dhe, si ngaherë, e rrëzoi në dysheme Platonin e gjorë. Rendi në banjë dhe teksa shplante duart, vuri re që ylli ishte bërë shumë i madh, aq sa i zinte tërë pëllëmbën e dorës. Dhe ishte pis i zi...kjo nuk i kishte ndodhur kurrë.

6,25 
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vogëlushja e Hënës së Gjashtë
Origjinali: La bambina della Sesta Luna
Gjinia: Roman
Autori: Moony Witcher
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2008
Fq. 296
Pesha: 0.321 kg
ISBN: 978-99956-28-38-3

Mbi librin

Nina ndjek mësimet në klasën e pestë, jeton me tetot në Madrid dhe nuk i takon asnjëherë prindërit, sepse ata gjithnjë ndodhen larg, të zënë me punë. Por në dorën e majtë ka atë blanën e kuqe në formë ylli... që ngjason si dy pika uji me blanën e gjyshit të saj të dashur Misha, një alkimist me nam, i cili jeton në Venecia.

Të jetë vallë një shenjë e fatit të saj? Një vogëlushe trupbrishtë e mendjemprehtë fluturimthi mbërthen sfidën e përjetshme mes së Mirës dhe së Keqes. Dashuria e madhe për jetën dhe kërshëria e pakufi janë armët që do t'i nevojiten për të kuptuar dhe më pas për të mposhtur Botën e Territ e për t'i lënë vend Botës së Dritës. Ay ku asgjë tjetër veç magjisë dhe fantazisë nuk mund të krijojë realitetin...

Fragment nga libri

Ishte ora 22:00 e datës 2 qershor kur Nina u ngrit nga shtrati dhe, si ngaherë, e rrëzoi në dysheme Platonin e gjorë. Rendi në banjë dhe teksa shplante duart, vuri re që ylli ishte bërë shumë i madh, aq sa i zinte tërë pëllëmbën e dorës. Dhe ishte pis i zi...kjo nuk i kishte ndodhur kurrë.

"Ylli i zi...Shenja e rrezikut. Çfarë duhet të bëj?", - mendoi me vete. E trembur, rendi drejt e në dhomën e teto Karmenit, që e rroku fort në qafë dhe ia mbështolli dorën me pambuk të njomur me lëngë trëndafili.

Platoni mjaullinte i dëshpëruar dhe kishte hipur mbi dollap, ndërsa Adoni lehte dhe godiste me putra derën, si të donte të dilte një çast e më parë. Karmeni nuk dinte si ta qetësonte Ninën dhe kafshët. Dukej sikur atë natë kishte shpërthyer një ferr i vërtetë.Dhe kjo ishte e vërtetë, ferri ishte aty, endej në ajrin rreth e qark.

Detajet e librit
SKU001813
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001812

Botuesi: Pegi

Nina dhe Syri Sekret i Atlantides, Moony Witcher

Pesë balenat iu afruan Flatusit dhe fëmijët dalluan mes tyre Megarën, Balenën e Madhe e të Bardhë që kishin takuar para se të shkonin në Atlantidë. Balena e fuqishme kishte marrë me vete edhe katër balena të tjera të besuara, ngjyrë trëndafili.

Çmimi 6,25 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Nina dhe Numri i Arte, Moony Witcher

Pasqyra u ndez flakë dhe fluturoi në qendër të dhomës. Vorbulla e zjarrit u zgjerua dhe në qendër tregoi imazhin e dy njerëzve të mbuluar më kapuçë. Fytyrat mezi u shquheshin, por nga detajet e pakta të tipareve, mund të dallohej më së miri që njëri ishte plak, kurse tjetri i ri dhe i stërgjatë.

Çmimi 6,25 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Djali me fustan, David Walliams

Denisi jeton në shtëpinë e mërzitshme të një rruge të mërzitshme të një qyteti të mërzitshëm. Por, ai gati zbulon se kur mendja hapet, jeta s'bëhet veçse e mërzitshme! Keni për të qeshur, keni për të qarë dhe me ta takuar Denisin, ai s'ka për t'u ndarë më kurrë prej jush...

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Një miush fisnik i vërtetë nuk hedh... vickla!

Ç'figurë të shëmtuar prej miu gjirizi të fëlliqur bëri im kushëri Çarku në festën e konteshës Snobikiatis! Kroi hundët me putra, kroi veshët me gishtin e vogël... dhe të gjithë u tallën me të! Por nuk është e vështirë të bëhesh një miush fisnik: mjafton t'i hedhësh një sy udhëzuesit fort zbavitës të Sjelljes Sqimatare!

Çmimi 5,21 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Historia e vërtetë e familjes Stilton

Teto Lipa është një eksperte e vërtetë në punë dashurie!Çarku ëndërron të hapë një restorant supermiushor në Miushëri!Gjysh Torkuatoja mban topin e golfit... thjesht, sepse i del gjithmonë huq!Tea është fotografe me profesion, por këtë radhë e fotografuara do të jetë vetë ajo!Xhaxha Cingun, miushi më koprrac i ishullit!

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000892

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Aventurat e Tom Sojerit, Mark Tuen, pershtatje per femije

Befas mbi libër ra një hije në çastin që Tom Sojeri qëndroi te dera dhe i hodhi një sy ilustrimit. Beki u vërsul mbi libër që ta mbyllte menjëherë, mirëpo nga nxitimi e nga tersi, iu gris gjer në mes fleta e ilustruar. Ajo e futi librin në sirtar, e ktheu kyçin dhe gjithë turp e dëshpërim ia krisi të qarit.

Çmimi 3,12 
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Frozen, aventurë në mbretërinë e akullit

Princesha Ana nuk ka qëndruar kurrë pranë motrës së saj, Elsës. Kur Elsa shpallet mbretëreshë, ajo lëshon mbi Arendelin, mbretërinë e tyre të dashur, një stuhi të akullt e më pas largohet. Tani, Ana duhet ta gjejë motrën e saj e ta shpëtojë mbretërinë... ose ajo do të mbetet përgjithmonë e ngrirë.

Çmimi 2,08 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)