Nina dhe Mallkimi i Gjarprit me Pupla, Moony Witcher
  • Nina dhe Mallkimi i Gjarprit me Pupla, Moony Witcher

Nina dhe Mallkimi i Gjarprit me Pupla, Moony Witcher

SKU001810
Pegi

Nina e kuptoi se nuk kishte nga t'ia mbante. Këtë radhë Alikimia e Dritës nuk kishte mundur ta mposhtë Botën e Errët të së Keqes. Sytë i përvëlonin nga Mallkimi i Gjarprit me Pupla dhe frika e pushtoi krejt.

5,10 GBP
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Vogëlushja e Hënës së Gjashtë - Nina dhe Mallkimi i Gjarprit me Pupla
Origjinali: Nina e la Maledizione del Serpente Piumato
Gjinia: Roman
Autori: Moony Witcher
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2009
Fq. 344
Pesha: 0.378 kg
ISBN: 978-99956-28-710

Mbi librin

Nina i ka shtënë në dorë tashmë dy arkanët, por e ka të qartë se, për të çliruar mendimet e fëmijëve dhe për të shpëtuar Ksoraksin, Hënën e Gjashtë, duhet të luftojë ende. Dhe jo vetëm kundër Kontit të lig, Karkon Ka i Arti! Në krah të vogëlushes alkimiste do të gjenden sërish Çesku, Dodoja, Fiorja dhe Roksi, përherë e më trima dhe më me përvojë.

Fragment nga libri

Nina e kuptoi se nuk kishte nga t'ia mbante. Këtë radhë Alikimia e Dritës nuk kishte mundur ta mposhtë Botën e Errët të së Keqes. Sytë i përvëlonin nga Mallkimi i Gjarprit me Pupla dhe frika e pushtoi krejt.Çesku, edhe pse me shikim të mjegulluar, vendosi t'i shkojë në ndihmë. Tërhoqi pas vetes Dodonë edhe së bashku rrokën shpatën e rëndë prej hekuri dhe ari.-Kam fri...kë. Çfa...rë do të bësh? - pyeti me zë të dridhur.-Le ta shpojmë tej për tej alkitarokun! Forca, më ndihmo të mbaj shpatën magjike. Çesku ishte i trazuar, por i vendosur që ta mundte skeletin e stërmadh.

Detajet e librit
SKU001810
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Erik Botime

Arratisja e librave, Xhuljan Ferzaj

Këto pyetje dhe shumë të tjera i zbuloni duke lexuar këtë libër të mrekullueshëm i cili synon të nxisë fëmijët që ti duan dhe ti lexojnë librat. Vetëm nëpërmjet librave dhe dijes mund ta kuptojmë dhe ndërtojmë botën.
2,98 GBP
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Djali i magjistares, Kelly Barnhill

Kur Nedi dhe binjaku i tij rrëzohen nga trapi në lumin e tërbuar e të magjepsur, shpëton vetëm Nedi. Fshatarët janë të bindur se shpëtoi gjallë djali i gabuar. Dhe duket qartë që Nedi po rritet i dobët e i metë.
8,50 GBP
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Momoja, Michael Ende

Në këtë libër bëhet fjalë pikërisht për enigmën "kohë", një enigmë që mund të preokupojë njëlloj fëmijë dhe të rritur meditues, të cilët ende nuk kanë harruar të dyshojnë për atë që në dukje është e qartë. Historia e Momosë është vendosur në atë perandori të fantazisë që ndodhet në Askund dhe Kurrë ose edhe në një të Tanishme pa kohë.
8,50 GBP
More

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Maratona më e çmendur në botë, libri 30

Shoku im, Miushald Roku, një ndër atletët më të famshëm të Miushërisë, më nxori ujët e zi me superprogramin e tij të stërvitjes... pastaj së bashku morëm pjesë në një vrapim supermiushor, ku ndodhi gjithçka, vërtet gjithçka...
4,25 GBP
More

Botuesi: Botart

Operacioni bananet, David Walliams

Londër: 1940Teksa bombat bien me breshëri mbi qytet, Eriku i vogël zë miqësi të pazakontë me një gorillë të stërmadhe: Gertrudën.Por kur Kopshti Zoologjik vihet në rrezik,Eriku i futet aventurës për të shpëtuar Gertrudën... dhe të gjithë të tjerët.
11,05 GBP
More

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Buzëqeshja e Mona Miushëzës

Mona Miushëza fsheh një sekret! Miushardo da Zhvinçi kishte fshehur pas tablosë së saj disa shenja të veçanta misterioze... Nuhatja ime prej miushi më thotë që këtu fshihet një thesar. S'keni dëgjuar gjë për të? Doni të vini me mua, apo jo? Na pret një gjueti thesari për t'u pirë në kupë. Fjalë nderi e Jeronim Stiltonit!
4,25 GBP
More

Botuesi: Erik Botime

Kurrizo i Notre Dame, Viktor Hygo

Por Kuazimodo, për çudinë e të gjithëve, do të tregojë se ai ka në vetvete dashuri të pafund dhe besnikëri, të cilat shpalosen në këtë histori dramatike dhe të jashtëzakonshme. 
4,25 GBP
More

Referenca: SKU000305

Botuesi: Botimet Dudaj

Artemis Fowl 2, Aksidenti Arktik, Eoin Colfer

A është me të vërtetë një gjeni i krimit Artemis Fowl-i? Po: në moshën dymbëdhjetëvjeçare ai ka mundur të shtjerë në dorë arin e ruajtur nga Populli i krijesave të magjepsura dhe të vërë në lojë magjinë.
6,80 GBP
More

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Ishulli i Thesarit Fantazmë

Ah, ç'pushime të tmerrshme në Detet e Jugut! Në fillim, një udhëtim me gjak të ngrirë në avion, pastaj mbytja e anijes dhe dalja në një ishull të shkretë, ku natën dëgjoheshin zhurma të çuditshme. Ndoshta është fantazma e Piratit Putërargjendi, në bordin e galerës së tij misterioze...
4,25 GBP
More

Botuesi: Dituria

Autobusi i drithërimave, Paul van Loon, libri i parë

Nëse po kërkoni një libër që ju emocionon, ju mban frymën pezull dhe ndonjëherë ju drithëron, ky libër është për ju. Gjatë Javës së Librit për fëmijë, një shkrimtar i famshëm fton një mësues me klasën e tij për të bërë një ekskursion të veçantë me Autobusin e Drithërimave.
5,10 GBP
More

Botuesi: Botart

Guximtarët shpëtimtarë, Julian Clary

Guximtarët janë një familje e pazakontë, që përpiqen të jetojnë si gjithë njerëzit e tjerë. Fjala ka marrë dhenë që shtëpia e Guximtarëve është një vend i sigurtë për çdo kafshë në rrezik.
6,80 GBP
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001811

Botuesi: Pegi

Nina dhe misteri i Notes Oktave, Moony Witcher

Në pak çaste, gjithë pasqyrat u bënë të verdha e të kuqe. Mes flakëve të larta u shfaq fytyra e magjistarit. Sytë e tij shëmbëllenin me dy karfica dhe e qeshura i shpërtheu si buçimë.
5,10 GBP
More

Referenca: SKU001812

Botuesi: Pegi

Nina dhe Syri Sekret i Atlantides, Moony Witcher

Pesë balenat iu afruan Flatusit dhe fëmijët dalluan mes tyre Megarën, Balenën e Madhe e të Bardhë që kishin takuar para se të shkonin në Atlantidë. Balena e fuqishme kishte marrë me vete edhe katër balena të tjera të besuara, ngjyrë trëndafili.
5,10 GBP
More

Referenca: SKU001813

Botuesi: Pegi

Vogelushja e Henes se Gjashte, Moony Witcher

Ishte ora 22:00 e datës 2 qershor kur Nina u ngrit nga shtrati dhe, si ngaherë, e rrëzoi në dysheme Platonin e gjorë. Rendi në banjë dhe teksa shplante duart, vuri re që ylli ishte bërë shumë i madh, aq sa i zinte tërë pëllëmbën e dorës. Dhe ishte pis i zi...kjo nuk i kishte ndodhur kurrë.
5,10 GBP
More

Botuesi: Pegi

Nina dhe Numri i Arte, Moony Witcher

Pasqyra u ndez flakë dhe fluturoi në qendër të dhomës. Vorbulla e zjarrit u zgjerua dhe në qendër tregoi imazhin e dy njerëzve të mbuluar më kapuçë. Fytyrat mezi u shquheshin, por nga detajet e pakta të tipareve, mund të dallohej më së miri që njëri ishte plak, kurse tjetri i ri dhe i stërgjatë.
5,10 GBP
More