Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Artemis Fowl 6 - Paradoksi i Kohes, Eoin Colfer
  • Artemis Fowl 6 - Paradoksi i Kohes, Eoin Colfer

Artemis Fowl 6, Paradoksi i Kohes, Eoin Colfer

SKU001726
Botimet Dudaj

Artemis Fowl - i...Le të themi se ky gjeni kriminal në moshë të re i njëh mjaft mirë telashet. Madje i tërheq ato sikur të jetë magnet. Është përballur me gjithçka: trollë njeringrënës, të armatosur dhe të rrezikshëm (përveç superteknologjisë), krijesa të magjishme, goblinë zjarrlëshues..

6,80 GBP
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Artemis Fowl 6, Paradoksi i Kohës
Origjinali: Artemis Fowl and the time paradox
Gjinia: Roman
Autori: Eoin Colfer
Shqipëroi: Elona Mistrovica
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2010
Fq. 392
Pesha: 0.331 kg
ISBN: 978-99943-0-182-9

Mbi librin

Artemis Fowl - i...Le të themi se ky gjeni kriminal në moshë të re i njëh mjaft mirë telashet. Madje i tërheq ato sikur të jetë magnet. Është përballur me gjithçka: trollë njeringrënës, të armatosur dhe të rrezikshëm (përveç superteknologjisë), krijesa të magjishme, goblinë zjarrlëshues...Ka arritur deri aty sa të heqë dorë nga aktivitetet e tij kriminale të llojit më "magjik".

E megjithatë... Ndërkaq, e ëma është e sëmurë rëndë. Për ta shpëtuar, Artemisi duhet të udhëtojë pas në kohë dhe të grabitë kurën e vetme të mundshme nga kthetrat e gjeniut të djallëzuar të së keqes... Bashkë me kapitene Magjistricë Shtupën e Policisë Heroike të Lirisë, Artemisi po përgatitet të kthehet pas në kohë, ku do të fillojë një betejë të përgjakshme me armikun e tij të përhershëm: Vetveten.

Komente mbi librin

"Le të fiillojë aventura! "Aventurat e Artemis Fowl - it kanë çdo element të nevojshëm për t'i magjepsur të rinjtë, madje edhe ata më finokët: një protagonist në moshë të re, ashtu si dhe ata, por cinik dhe gjenial; intriga që të lënë pa frymë, të krahasueshme si me ngjarje policore ashtu edhe me fantazinë..."

Corriere della Sera

"Magjia e popullit të nëndheshëm fuqizohet nga pajisjet teknologjike shumë të sofistikuara: thopërçit përdorin pushkë me rreze lazer, centaurët krijojnë ora të pajisura me mikroreaktorë, karkanxhollët mbajnë flatra që punojnë me bateri me rreze diellore..."

La Republica

Detajet e librit
SKU001726
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

E kuqe rubini, Kerstin Gier

Guendolina është një vajzë 16 vjeçare që shoqet e konsiderojnë me shumë fat: ajo jeton në zemër të Londrës, në një vilë të mbushur me piktura, sallone rrëzëllitëse dhe nënkalime të fshehta. Përpos këtyre, Gueni zotëron një dhunti të veçantë: ajo është një trashëgimtare e gjenit të udhëtarit në kohë, gjë të cilën, të afërmit e saj fillimisht nuk e besojnë.
7,65 GBP
More

Referenca: SKU001047

Botuesi: Dituria

Shigjeta e zezë, Robert L. Stevenson

Aventurat e dy të rinjve, të cilët ndeshen me shumë vështirësi të kohës, por dhe të mentaliteteve për t'u lidhur së bashku. Luftëtarët e Shigjetës së Zezë do t'i bëjnë për vete lexuesit.
3,40 GBP
More

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Dashuria është si djathi, vol. 15

Në një anije turistike, në Detet e Jugut, takova Miushina Miushëmblën që ra në dashuria me mua... dhe donte të martohej se s'bën me mua! U përpoqa dëshpërimisht t'i shpëtoja dhe përfundova gjysmë i mbytur në një ishull të shkretë. Më ngectë kaçkavalli në fyt, ç'aventura të jashtëzakonshme kam kaluar... Ah, dashuria!

Jeronim Stilton, Një fundjavë e çmendur për Jeronimin

Pinki sërish sajoi një nga ato çapkënllëqet e veta! Më regjistroi fshehurazi, pa më pyetur, në Garën më të çmendur të Botës me patina të shpejta si rrufe... ishte një makth i vërtetë ajo fundjavë! Në fund të gjithë kësaj, ju betohem për mustaqet e gjyshit tim, mezi prisja të kthehesha një sekondë e më parë në zyrë!
4,25 GBP
More

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Lojëra udhëtimesh

Po bëheni gati për udhëtim? Në këtë libër do të gjeni plot lojëra që mund t'i bëni në makinë, autobus, tren, avion...për të luajtur e për t'u zbavitur së bashku! Rrugë të mbarë, miq brejtës!
4,25 GBP
More

Botuesi: Botart

Djaloshi i brumbujve, M. G. Leonard

Darkusi nuk mund t'u besojë syve kur sheh një insekt të stërmadh të bjerë nga këmba e pantallonave të një komshiu të ri e të tmerrshëm. Ai është një brumbull gjigant dhe duket sikur kërkon të komunikojë.
8,50 GBP
More

Botuesi: Dituria

Motra ime është djalli vetë, Martha Heesen

Neli është një kalama i tmerrshëm: u luan njëqind rrengje mamasë, babait, gjysheve, pale kalamajve të tjerë të kopshtit. Bërtet në kupë të qiellit, u bie me shkelm të tjerëve, thyen ç'i bie në dorë, thotë fjalë të pista... kurse nganjëherë e mbyll gojën e nuk flet, dhe jo një orë a një ditë, por ditë të tëra.
3,40 GBP
More

Referenca: SKU002044

Botuesi: Plejad

Aventura e jashtezakonshme e ekspedites Barsak, Zhyl Vern

Titulli: Aventura e jashtëzakonshme e ekspeditës BarsakOrigjinali: L'Etonnante Aventure de la mission BarsacGjinia: Roman fantastiko – shkencorAutori: Zhyl VernShqipëroi: Fatmir DibraShtëpia botuese: PlejadViti: 2009Fq. 322Pesha: 0.411 kgISBN: 978-99956-57-20-8  
5,95 GBP
More

Botuesi: Pegi

4 ½ shokë, libri i parë, Joachim Friedrich

Karstenit do t'i pëlqente të ndihmonte shokët e tij gjatë hetimeve që bëheshin, por kush ia vinte veshin? Gjithçka ndryshon atë pasdite të bukur kur Karsteni zbulon një zgavër në pyll, prej nga kthehet me një hartë thesari dhe me një verdhushkë në duar...
2,55 GBP
More

Botuesi: Botart

Kukudhët, Tom Fletcher

Ç’janë ata që presin muzgun? Çfarë fshihet nën shtratin tuaj? Cilët janë ata që presin me padurim që ju të numëroni yjet? Cilët janë ata që nuk shfaqen nëse nuk ju zë gjumi?
8,50 GBP
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000053

Botuesi: Botimet Dudaj

Artemis Fowl 1, Thesari i Popullit, Eoin Colfer

Kush është Artemis Fowl – i? Një gjeni? Natyrisht, përderisa arrin të lozë me teknologjinë ashtu si të tjerët lozin me ushtarët e vegjël. Një kriminel? Pa dyshim që po: prejardhja e tij nga një plejadë e vjetër dhe e shquar keqbërësish nuk është e rastësishme.
6,80 GBP
More

Referenca: SKU000305

Botuesi: Botimet Dudaj

Artemis Fowl 2, Aksidenti Arktik, Eoin Colfer

A është me të vërtetë një gjeni i krimit Artemis Fowl-i? Po: në moshën dymbëdhjetëvjeçare ai ka mundur të shtjerë në dorë arin e ruajtur nga Populli i krijesave të magjepsura dhe të vërë në lojë magjinë.
6,80 GBP
More

Referenca: SKU000473

Botuesi: Botimet Dudaj

Artemis Fowl 3, Kodi i Perjetesise, Eoin Colfer

Këtë herë Artemis Fow-li ka sajuar një telash vërtetë të madh! Shpikja e tij e fundit, Kubi, një minikompjuter i ndërtuar duke përdorur teknologjinë e magjepsur të rrëmbyer nga Populli, i cili është në gjendje që të gjurmojë vendstrehimin e tyre të nëndheshëm.
5,95 GBP
More

Referenca: SKU001725

Botuesi: Botimet Dudaj

Artemis Fowl 5, Kolonia e Humbur, Eoin Colfer

Prej kohësh prisja që gjeniu i ri kriminal, Artemis Fowl - i, të ndeshej me një kundërshtar të denjë për të. Më në fund kjo ndodhi. Një gjeni i dytë, në moshë të re, ka zbuluar ekzistencën e Popullit.
5,95 GBP
More