• Banner

Harry Potter dhe dhuratat e vdekjes, J.K. Rowling
  • Harry Potter dhe dhuratat e vdekjes, J.K. Rowling
  • Harry Potter dhe dhuratat e vdekjes, J.K. Rowling
  • Harry Potter dhe dhuratat e vdekjes, J.K. Rowling
  • Harry Potter dhe dhuratat e vdekjes, J.K. Rowling
  • Harry Potter dhe dhuratat e vdekjes, J.K. Rowling

Harry Potter dhe dhuratat e vdekjes, J.K. Rowling

"Unë hapem kur mbyllem": një nga enigmat e shumta që lë Urtimori, me të cilën Harri Poteri duhet të përballet në librin e shtatë dhe të fundit të serisë. Personazhet që kujtonim se u kishim shkuar deri në thelb, zbulojnë të fshehta të thella.

1 400 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes, vëllimi i shtatë
Origjinali: Harry Potter and the Deathly Hallows
Gjinia: Roman
Autori: J. K. Rowling
Shqipëroi: Amik Kasoruho
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2008
Fq. 560
Pesha: 0.683 kg.
ISBN: 978-99927-46-20-2

Mbi librin

"Unë hapem kur mbyllem": është një nga enigmat e shumta që lë Urtimori, me të cilat Harri Poteri duhet të përballet në librin e shtatë dhe të fundit të serisë. Dhe vetë kjo histori, për të arritur në fund, hapet me botë të reja, në të shkuarën dhe të ardhmen: hedh dritën e mrekullisë mbi hollësirat, personazhet dhe ngjarjet që kujtonim se tashmë u kishim shkuar deri në thelb, duke zbuluar të fshehta dhe kuptime të thella.

Së bashku me Harrin, në përpjekjen e tij të dëshpëruar për të vërtetën, kalojmë aventura në dukje të jetuara, përjetojmë sërish ndodhi të vogla dhe të mëdha, duke ndjekur fillin e përgjegjësisë që mblidhet dhe fitohet në një skenë me kthesa të papritura, humbje dhe ngadhënjime.

Përfundimi, i fuqishëm dhe delikat, plot e përplot me dritë dhe ankth, të bën ta kapësh librin përsëdyti nga fillimi, që të mbyllësh edhe njëherë rrethin e të panjohurave. Kurrë pikëpyetjet nuk kanë qenë kaq shumë; kurrë më parë si në këtë libër nuk përjetohet kënaqësia e një përgjigjeje, një përgjigje që flet shumë, kurrë më parë si në këtë libër J. K. Rowling nuk dëshmon aftësinë e saj të pafre që të çuditë lexuesit, të ushqejë një zjarr i cili, që prej dhjetë vjetësh nuk rresht së magjepsuri.

Fragment nga libri

Harri për pak sa s'e lëshoi Topthin nga habia dhe emocioni. Hermiona kishte të drejtë. Gdhendur në sipërfaqen e lëmuar e të praruar, shiheshin katër fjalë të shkruara me një shkrim të imët dhe të pjerrët që Harri e njohu se ishte shkrimi i Urtimorit.Unë hapem kur mbyllem.Sapo i lexoi fjalët, kur ato u zhdukën përsëri."Unë hapem kur mbyllem... Ç'kuptim mund të ketë vallë?"

Detajet e librit
SKU001036

Referencat specifike

isbn
9789992746202
ean13
9789992746202
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000689

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe guri filozofal, J.K. Rowling

Harry Potter, 11 vjeç, nuk është një fëmijë si gjithë të tjerët: ka një vragë në ballë në formën e një vetëtime, është bir magjistarësh, dhe tamam ditëlindjen e vet zbulon fuqitë magjike dhe botën misterioze së cilës i përket. Harri ndjek një shkollë speciale, të populluar nga bufë magjikë, fshesa fluturuese, fantazma

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000831

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe Dhoma e të Fshehtave, J.K. Rowling

Që kur Harri kthehet në shtëpi për pushimet verore, Dërslit sillen keq dhe diçka i fshehin. Harri mezi pret të kthehet në shkollën e tij të dashur, në Hoguarts. Por tamam kur po bën gati valixhet, merr paralajmërimin: në Hoguarts i kërcënohet një fatkeqësi! Dhe fatkeqësia ndodh.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001038

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier, J.K. Rowling

Harri është duke pritur në dhomën e tij një vizitë të drejtorit të shkollës, pa arritur të kuptojë arsyen e kësaj vizite. Çfarë është kaq urgjente sa profesori nuk pret deri sa ai të kthehet në shkollë? Po ku shërinjtë e tij, si do ta presin profesor Urtimorin?

Çmimi 1 250 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Rastësisht një vend bosh, J. K. Rowling

Kur Berri Ferbradher vdes papritur sapo ka shkelur të dyzetat, Pagfordi tronditet. Për atë që e viziton për herë të parë, Pagfordi është një qytezë idilike angleze, me një shesh shtruar me gurë të latuar dhe abaci të lashtë, një xhevahir i ngecur mes luginash të blerta.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Aventurat e Tom Sojerit

Përgjatë brigjeve të Misisipit, Tom Sojeri dhe shoku i tij i pandashëm, Hakëlberri Fin, e bëjnë të paharrueshme çdo ditë. Maskohen si piratë, zbulojnë një thesar të fshehtë dhe arrijnë t'i shpëtojnë kthetrave të të tmerrshmit Indiana Xho.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Guximtarët, Julian Clary

Zonja Guximtari bën kapele të jashtëzakonshme me bikerinat e vezëve dhe kockat e pulave.Zoti Guximtari shkruan barsoleta për letrat e karameleve të Krishtlindjes dhe është shumë i dhënë pas rrëmimit nëpër koshat e plehrave.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Vdekje si boja, Cornelia Funke

Ekziston një botë që merr jetë nga fjalët e lexuara me zë të lartë nga Megi dhe babai i saj, Mortimeri. Një botë e ngjyrosur, brenda së cilës ata janë zhytur që të dy, duke ngërthyer fatet e tyre me ata të ca gangsterëve të ndershëm dhe zjarrngrënësish, xhuxhë kristalesh dhe zana.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Bota brilante e Tom Gejts, Liz Pichon

Unë jam Tom Gejts. Kur mësuesit e mi nuk i drejtojnë sytë e tyre të zgurdulluar nga unë, mua më pëlqen të vizatoj dhe të mendoj për mënyra të ndryshme se si të mërzis Delian. Mësuesit e mi mendojnë se jam i papërqendruar dhe më "mungon pikësynimi". Kjo është paksa e vrazhdë, sepse tani jam tejet i përqendruar për të zgjedhur se cilën biskotë duhet të ha...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Udhëtari i madh, Xhani Rodari

Xhovanino Perdixhorni i përket fisit të zbuluesve të mëdhenj: ka kureshtjen dhe shpirtin e aventurës. Porse botët që më së shpeshti has nuk e kënaqin krejtësisht dhe kështu, pas një qëndrimi të shkurtër, riniset për të ndjekur ëndrrën e një "vendi pa gabime", ku gjithçka është "e përsosur" dhe "e bukur".

Çmimi 300 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Insektet punëtore lëvizin dhe flasin

Shiko se si një milingonë po çon kërcellin te foleja e saj. Shiko edhe merimangën që krijon me shumë zotësi rrjetën e saj. Këto insekte nuk rrinë dot pa punuar. Udhëto edhe ti bashkë me ta nëpër rrugët e çuditshme (rrugëzat zbavitëse).

Çmimi 980 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Në mbretërinë e fantazisë, vol. 3

Të dashur miq, fluturoni me mua mbi flatrat e Dragoit të Fantazisë! Do të kridheni së bashku në një mijë aventura dhe një mijë rreziqe për të çliruar Floridianën, Mbretëreshën e Zanave, dhe të vendosim sërish paqen në Mbretërinë e Fantazisë! Jeni gati? Atëherë... hapeni këtë libër dhe ëndërroni me mua!

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)