Mirë se erdhët në kuzhinën time, Benedetta Parodi
  • Mirë se erdhët në kuzhinën time, Benedetta Parodi

Mirë se erdhët në kuzhinën time, Benedetta Parodi

2671
Dituria

Do të kalojmë pra një vit të tërë në shoqërinë e Benedetës dhe do të përgatisim së bashku me të gatime për ditë të zakonshme a për ngjarje të rëndësishme sipas recetave të saj, duke pasur kujdes të përdorim sa të jetë e mundur më shumë prodhime të stinës, të shijshme dhe ekonomike!

1 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Mirë se erdhët në kuzhinën time
Origjinali: Benvenuti nella mia cucina
Gjinia: Kuzhinë
Autori: Benedetta Parodi
Shqipëroi: Dojna Nasi
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2012
Fq. 248
Pesha: 0.351 kg
ISBN: 978-9928-103-17-8

Mbi librin

Libri i parë i recetave i Benedetta Parodi, "Gatuaj e Shijo", pati një sukses të paparë sepse u dha të gjithëve mundësinë të gatuajnë për të tjerët dhe për vete, gatime të shkëlqyera, të shëndetshme, të shpejta e shumë të lehta për t'u përgatitur.

Por ky sukses editorial zbuloi edhe një dukuri befasuese: shumë lexues të Benedetës rrëfejnë se jo vetëm e kanë shfletuar atë si libër recetash, herë pas here kur kanë pasur nevojë, por e kanë lexuar nga fillimi në fund, sikur të ishte roman.

Pra, qenë vetë lexuesit që i sugjeruan dhe i kërkuan autores, t'i shtonte librit të saj, veç recetave të reja të shumëpritura, edhe tregimet spontane të veprimeve dhe përvojës së vet në kuzhinë, mendime, kujtime, ngjarje të thjeshta, emocionet dhe shqetësimet familjare të jetës së saj të përditshme.

Jeta e një gruaje që punon, që ka burrë e fëmijë, tek e cila gjejnë vetveten me lehtësi të gjithë njerëzit që e ndjekin me entuziazëm prej vitesh. Do të kalojmë pra një vit të tërë në shoqërinë e Benedetës dhe do të përgatisim së bashku me të gatime për ditë të zakonshme a për ngjarje të rëndësishme sipas recetave të saj, duke pasur kujdes të përdorim sa të jetë e mundur më shumë prodhime të stinës, të shijshme dhe ekonomike!

Për një vit të tërë Benedetta Parodi ka shënuar në bllokun e saj jo vetëm qindra receta të reja, të shijshme e të lehta për t'u përgatitur, por edhe shumë mendime, përvoja dhe ngjarje nga jeta e saj e përditshme e familjare.

Mirë se erdhët në kuzhinën time i jep mundësinë lexuesit të kalojë 12 muaj me autoren duke provuar kënaqësinë e shijes sipas stinëve e duke zgjedhur, falë këshillave të saj, gatimet më të përshtatshme për çdo stinë të vitit:

• Nxitëse dhe gjallëruese në pranverë
• Të lehta e freskuese në verë
• Oreksndjellëse e të shijshme në vjeshtë
• Plot kalori dhe energjike në dimër
225 receta krejtësisht të reja e me rezultat të sigurtë të ndara sipas muajve.

Mbi autoren

Benedetta Parodi, lindur në Alesandria, diplomuar për Letërsi bashkëkohore në Universitetin Katolik të Milanos është gazetare profesioniste. Për vite me radhë ka përgatitur faqen e spektakleve në Italia 1, Studio aperto, dhe ka drejtuar emisionin e lajmeve. Mjeshtre e apasionuar e kuzhinës, prej 2008 është ideuese, autore dhe drejtuese e rubrikës shumë të njohur Cotto e Mangiato që transmetohet çdo ditë ne edicionin e orës 12.25.

Rubrika përgatitet drejtpërdrejt në kuzhinën e shtëpisë se Benedetës. E martuar me gazetarin sportiv Faboi Karesa dhe nënë e lumtur e tre fëmijëve, ajo na e tregon kështu përvojën e saj:
"Ta shndërrosh pasionin tënd në punë është një privilegj që vërtet mund ta gëzojnë shumë pak njerëz. Prandaj, kur m'u paraqit rasti për të ideuar emisionin "Gatuaj e shijo" nuk pata mëdyshje: braktisa lajmet mbas plot 8 vjetësh dhe iu përvesha kuzhinës së shtëpisë sime, pa përfillur rrëmujën e lumtur nga shoqëria e vajzave të mia, të cilat shpesh e me shumë dëshirë futen nën tryezë e bëjnë shakara me mua. Zgjedhje e guximshme? Ndoshta. Por besomëni, kurrë nuk kam qenë kaq e lumtur!"

Pas suksesit të madh të librit të parë, Gatuaj e shijo, që përmbledh recetat e rubrikës së saj televizive, Benedeta iu kushtua edhe veprimtarisë botuese, e cila është bërë tashmë për të vërtet profesion i dytë.

Detajet e librit
2671

Referencat specifike

isbn
9789928103178
ean13
9789928103178
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: EDFA Botime

Pastiçeria në familje, Evgjeni Harizi

Evgjeni Harizi lindi në Pojan të Fierit më 1939. Studimet e larta i kreu pjesërisht në Rusi dhe më pas në Universitetin e Tiranës në vitin 1963 si Inxhiniere Teknologe e Ushqimit Social. Pas emërimit në Ndërmarrjen e Ushqimit Social në Tiranë, ku punoi disa vjet si teknologe, vazhdoi si pedagoge në Shkollën e Ushqimit Social në Tiranë.
490 Lekë
More

Referenca: SKU001695

Botuesi: Bota Shqiptare

Libri i dietave

Dietat janë perceptuar si një farë universi misterioz, në të cilin shkenca e ide përgjithësisht të pranuara përzihen, shpesh me mendjelehtësi të tepruar. Ka nga të gjitha tipet, nga më të thjeshtat tek më të ndërlikuarat, secila me veçoritë, me meritat dhe me kontradiktat e veta.
800 Lekë
More

Botuesi: Toena

Kuzhina për çdo familje sot

Kuzhina sot për çdo familje është libër kuzhine i përkthyer, i cili përmban 400 receta mjaft të vlefshme për të gjithë ata që duan dhe adhurojnë gatimin. Në libër recetat janë vendosur në mënyrë të përshkallëzuar, duke filluar që nga antipastat dhe ushqimet e lehta, supat, mënyra e mrekullueshme e gatimit të makaronave italiane, picat, vezët, peshku,...
2 000 Lekë
More

Referenca: SKU001417

Botuesi: Te tjere

Help Yourself to Albanian Cooking

Në një mungesë pothuajse të plotë të librave me receta shqiptare ne një gjuhë të huaj, ky ribotim i librit nga Tatjana Sini vjen si një prurje e mirëpritur për miqtë e kuzhinës shqiptar. Recetat janë të ndara dhe të ilustruara sipas kategorive: Salads & Pickle; Soups; Pasta & Pastry; Vegetables; Fish; Meats; Cakes, desserts & jams.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Sekretet e shijes, Renato Mekolli

Renatoja, me kujdesin maksimal e përkushtimin e tij, bëri për vete çdo klient që shijoi pjatat e krijuara prej tij, duke bërë të mbushej plot çdo restorant ku ai ka punuar. Këto janë arsyet që ai meritoi çdo sukses e çmim, të cilat për 5 vjet me radhë e çuan në evenimentin më të rëndësishëm të gastronomisë në Greqi, "Kapelat e Arta".
1 500 Lekë
More

Botuesi: Ideart

222 Receta të thjeshta, Pasta

Mjafton të thuash Pasta dhe ke thënë gjithçka! Pjata që nuk i thuhet kurrë jo! Pjata që mund të gatuhet me dhjetëra mënyra, nga më e thjeshta, vetëm me vaj ulliri e deri tek ato më të ndërlikuarat ku pastat duhet t'i prodhoni vetë.
2 500 Lekë
More

Botuesi: Ideart

222 Receta të thjeshta

Një libër kuzhine për të gjithë. Për admiruesit pasionantë të artit të kulinarisë, por edhe për fillestarët që duan të ushqehen mirë dhe të zbulojnë magjinë e gatimit, përmes recetave të thjeshta dhe të shpejta.
2 500 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Ha, ushqehu, rrezato, Amelia Freer

Dietologia Amelia Freer ka një eksperiencë thuajse dhjetëvjeçare, gjatë së cilës u ka ndryshuar jetën mijëra njerëzve dhe shumë të tjerë presin me padurim të marrin këshilla prej saj. Në këtë libër të shkëlqyer dhe me ilustrime, ajo na njeh me dhjetë hapa të thjeshtë, që do t'ju bëjnë të harroni të gjithë dietologët me të cilët jeni këshilluar më parë.
1 500 Lekë
More

Botuesi: EDFA Botime

Receta gatimi, Irma Shagla

• Mbi 300 receta gatimi të larmishme për një tryezë të pasur.• Receta të zgjedhura nga gatimi shqiptar dhe ai botëror.• Receta me pak ose aspak yndyrë.
490 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Rapsodi në pjatë, Chef Alfred Marku

Një rrëfim për jetën, një kërkim të rrënjëve të kulinarisë shqiptare dhe receta që vijnë si një vepër arti. Një libër ku shija gërshtohet me të ushqyerit e shëndetshëm.
3 000 Lekë
More

Referenca: SKU001716

Botuesi: EDFA Botime

1000 receta gatimi, e ilustruar me foto, Evgjeni Harizi

Gjatë këtyre viteve ka përgatitur disa botime midis tyre "Si te gatuajmë"; bashkëautore e librit "Arti i kuzhinës dhe Teknollogjia e Përgatitjes së gjellëve për kuzhinierët" dhe gjithashtu ka përgatitur tekste mësimore për Shkollën e Mesme Teknologjike, Dega e Ushqimit Social.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001716

Botuesi: EDFA Botime

1000 receta gatimi, e ilustruar me foto, Evgjeni Harizi

Gjatë këtyre viteve ka përgatitur disa botime midis tyre "Si te gatuajmë"; bashkëautore e librit "Arti i kuzhinës dhe Teknollogjia e Përgatitjes së gjellëve për kuzhinierët" dhe gjithashtu ka përgatitur tekste mësimore për Shkollën e Mesme Teknologjike, Dega e Ushqimit Social.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU002017

Botuesi: Pegi

Si të kurohemi me ushqime, Ciro Vestita

Ciro Vestita është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Piza në vitin 1976 dhe është specializuar në pediatri me temë diplome "Obeziteti infantil". Aktualisht punon si dietolog dhe filoterapist në Piza, Firence dhe Romë. Është përgjegjës i Klinikës së Fitoterapisë pranë Asli të Pizës.
350 Lekë
More

Referenca: 2168

Botuesi: Toena

Kuzhine mesdhetare, Katerina Gremo

Dieta mesdhetare është mënyra e të ushqyerit e popujve të Mesdheut. Ajo bazohet në përgatitjen e gatimeve të shijshme mesdhetare, duke përdorur lëndët e para që prodhohen në këto vende. Emërtimi dietë mesdhetare është bëtë sinonim i jetëgjatësisë dhe mbrojtjes së organizmit nga sëmundjet e zemrës, diabetit etj.
1 800 Lekë
More