• Banner

  • Ka mbaruar

Lojëra matematikore për fëmijët e zgjuar, Dr. Gerath Moore

Në fillim të çdo faqeje ka një vend të posaçëm për të shkruar kohën që t’u desh për ta përfunduar lojën apo enigmën. Mos u druaj të mbash shënime aty-këtu nëpër faqe: kjo taktikë e mirë mund të të ndihmojë të mbash pistën e logjikës gjatë punës për të zgjidhur enigmën.

92,00 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Lojëra matematikore për fëmijët e zgjuar

Origjinali: Math games for clever kids

Gjinia: Edukativ

Shqipëroi: Geiv Tamço

Shtëpia botuese: Botart

Viti: 2020

Fq. 240

Pesha: 0.218 kg

ISBN: 978-9928-286-75-8

Mbi librin

A je gati për një sfidë? Ky libër përmban 101 enigma matematikore, të cilat janë krijuar enkas për të stërvitur çdo cep të trurit. Secila nga lojërat mund të punohet më vete, gjë që të lë mundësi t’i zgjidhësh ato sipas radhës që do vetë, por janë̈ renditur sipas një shkalle vështirësie, ndaj ndoshta mund t’ia fillosh nga fillimi e të ushtrohesh gradualisht.

Në fillim të çdo faqeje ka një vend të posaçëm për të shkruar kohën që t’u desh për ta përfunduar lojën apo enigmën. Mos u druaj të mbash shënime aty-këtu nëpër faqe: kjo taktikë e mirë mund të të ndihmojë të mbash pistën e logjikës gjatë punës për të zgjidhur enigmën. Disa faqe bosh janë lënë edhe në fund të librit, të cilat mund t’i përdorësh për të shënuar apo për të llogaritur përgjigjet.

Para se të fillosh zgjidhjen e një enigme lexoji me kujdes udhëzimet e thjeshta që ka në çdo faqe. Nëse ngec, lexoji përsëri udhëzimet, se mbase mund të të ketë shpëtuar ndonjë e dhënë. Puno me laps, që të mund t’i fshish shënimet e të provosh ta zgjidhësh në një mënyrë tjetër.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928286758
ean13
9789928286758
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Më mëso të shkruaj, shkronjat e mëdha të Alfabetit

Libri “Më mëso të shkruaj, shkronjat e mëdha të Alfabetit” është pjesë e një serie me 4 libra, të cilët përbëjnë një risi për fëmijët. Nëpërmjet figurave tërheqëse dhe shumëngjyrëshe, fëmijët do të mësojnë me shumë kënaqësi shkronjat e mëdha të alfabetit duke përdorur këtë libër ndërveprues. 

Çmimi 46,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Mësimet e para, Zotëro lapsin

Ky libër ka një laps të veçantë. Merreni në dorë dhe mësoni ta zotëroni dale ngadalë, duke ndjekur vijat e ndërprera dhe duke plotësuar figurat.Vogëlushë të dashur, kjo është një mënyrë e shkëlqyer që të mësoni të shkruani për here të parë!

Çmimi 57,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Bebe Made in France, Pamela Druckerman

Kur gazetarja amerikane, Pamela Drakermen, solli në jetë fëmijën e saj në Paris, nuk aspironte të ishte një prind parisian, por, krejt papritur, vërejti se fëmijët francezë fillonin të flinin gjithë natën që kur ishin dy apo tremuajsh. Ata hanin presh të gatuar. Prindërit e tyre pinin qetësisht kafe, ndërsa fëmijët luanin vetëm. Fëmijët francezë janë edhe...

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Mediaprint

Zbavitu me tabelat e shumëzimit, Jenny Ackland

Ndihmoje fëmijën duke u praktikuar në shtëpi. Ky libër me aktivitete për numrat është shkruar nga mësues të arsimit parashkollor. Puno së bashku me fëmijën duke ndjekur udhëzimet dhe nxite atë t'i përgjigjet pyetjeve, të plotësojë librin dhe të zbavitet duke mësuar.

Çmimi 28,75 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Fiuu! Ajri.

Të gjithë kafshët dhe bimët kanë nevojë për ajër të pastër. Ky libër u tregon fëmijëve rëndësinë që ka ajri për jetën dhe shpjegon rreziqet e ndotjes. Fëmijët mësojnë se secili prej tyre mund të ndihmojë për të pakësuar ndotjen e ajrit.

Çmimi 63,25 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)