Kodi i vetëbesimit për vajzat, Katty Kay, Claire Shipman, Jillellyn Riley
  • Kodi i vetëbesimit për vajzat, Katty Kay, Claire Shipman, Jillellyn Riley

Kodi i vetëbesimit për vajzat, Katty Kay, Claire Shipman, Jillellyn Riley

Botart

Ke dashur ndonjëherë të kishe guximin për të marrë pjesë në një ekip sportiv apo t’i thoshe nja dy fjalë atij mësuesit nopran e të vrazhdë... apo t’i japësh jetë ëndrrës për të hapur klubin për mbrojtjen e kafshëve?

115,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kodi i vetëbesimit për vajzat
Origjinali: The Confidence Code for girls
Gjinia: Libër edukativ
Autori: Katty Kay, Claire Shipman, Jillellyn Riley
Shqipëroi: Aulona Ormeni
Shtëpia botuese: Botart
Viti: 2019
Fq. 312
Pesha: 0.413 kg.
ISBN: 978-9928-286-23-9

Mbi librin

Ke dashur ndonjëherë të kishe guximin për të marrë pjesë në një ekip sportiv apo t’i thoshe nja dy fjalë atij mësuesit nopran e të vrazhdë... apo t’i japësh jetë ëndrrës për të hapur klubin për mbrojtjen e kafshëve?

Epo, mbase lista jote e gjërave për të cilat duhet guxim është krejt e ndryshme nga kjo. Por, cilatdo qofshin ato, në këtë libër rrëfehet sekreti për t’i bërë realitet: “Vetëbesimi. Ai të jep forcën për të bërë çdo gjë që dëshiron.”

I pajisur me ilustrime novelash grafike, me lista e me teste të këndshme, si dhe me ngarje reale të shumë vajzave, ky libër të mëson kodin e vetëbesimit: si ta krijosh atë dhe si ta vësh në përdorim.

Shumë shpejt do të shndërrohesh në një vajzë që vepron, do të ndërmarrësh rreziqe, të cilat do të të çojnë drejt aventurave të mëdha, si dhe do të marrësh përsipër sfida të cilat nuk i kishe imagjinuar kurrë.

Komente mbi librin

“Ky është libri që i duhet çdo vajze për t’i bërë ëndrrat realitet!”

Laurie Hernandez, gjimnaste, fituese e medaljes së arit në Lojërat Olimpike dhe autore e librit të shumëshitur “l got this”

“Do të kisha dashur ta kisha këtë libër kur isha një vajzë e re... jam shumë e lumtur që tashmë vajzat e kanë.”

Sheryl Sandberg, një ndër koordinatoret e Facebook – ut dhe themeluese e shoqatave “Lean in” dhe “Option B”

Detajet e librit

Referencat specifike

ean13
9789928286239
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Aeditions

Bazat e programimit kompjuterik, Carol Vorderman

Një udhëzues unik, i rrallë, i pari në shqip, për të apasionuarit pas programimit kompjuterik, si dhe për të gjithë ata që duan të kuptojnë se si funksionojnë kompjuterat. Programi kompjuterik është tërësia e udhëzimeve që zbaton kompjuteri për të kryer një detyrë. “Të kodosh” ose “të programosh”, do të thotë të shkruash hap pas hapi udhëzime, të cilat i...
172,50 SEK
More

Botuesi: Te tjere

Më quajnë Marko Polo, Nuria Barba

Jam i sigurt se, nëse juve do t'ju jepej mundësia të ndërmerrni një udhëtim të tillë, patjetër që do të niseshit menjëherë. Por besoj se pak njerëz kanë pasur mundësinë për të parë dhe për të njohur të gjitha ato vende dhe, për këtë arsye, dëshiroj t'ju rrëfej për udhëtimin tim.
63,25 SEK
More

Botuesi: Te tjere

Gjenitë e mendimit, Mendeli dhe vërshimi i OMGJ – ve, Luka Noveli

Mendeli është babai i madh i gjenetikës. Zbuloi ligjet bazë të jetës, pasojat e të cilëve kanë si kufi vetëm imagjinatën tonë. Por, Mendeli e dashuronte natyrën dhe sot do të ishte në anën e atyre që e mbrojnë. Ai zbuloi së pari se karakteristikat e llojit transmetohen nga prindërit te fëmijët.
44,85 SEK
More

Referenca: 2279

Botuesi: Extra

Provo veten 5, Albana Tare (Kadiu)

Teksti i ushtrimeve "Provo veten! Mua më ke pranë!" është i përdorshëm nga nxënësit e klasave të dyta të ciklit fillor dhe mundëson ushtrimin e pavarur dhe vetëvlerësimin e tyre gjatë tërë vitit shkollor. Njëherazi, ai është i vlefshëm edhe përmësuesit e klasave të para dhe prindërit për të kontrolluar hap pas hapi përparimin e nxënësve.
57,50 SEK
More

Botuesi: Te tjere

A ke ndonjë sekret, Jennifer Moore-Mallinos

Le të flasim hapur! Kjo seri i nxit fëmijët të zbulojnë ndjenjat e tyre dhe të flasin hapur për gjërat që ata i shqetësojnë. Edhe fëmijët shumë të vegjël kanë shqetësimet, frikërat e tyre, prandaj këta libra janë shkruar dhe janë ilustruar veçanërisht për ta.
63,25 SEK
More

Botuesi: Aeditions

Histori të lumtura

Kur fëmijët rriten e fillojnë shkollën, për të parën herë lexojnë në mënyrë të pavarur. Ja një libër i menduar për fëmijët 6 - 7 vjeç me shumë histori të shkurtra plot gaz e hare, shoqëruar me ilustrime të bukura, që e bëjnë leximin të këndshëm e ngacmues.
92,00 SEK
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Libri im i parë i shpikjeve, Grup Autorësh

Ky koleksion do t’u sjellë lexuesve të vegjël temat që u interesojnë dhe i befasojnë më shumë, përmes figuarave, tabelave, grafikëve dhe dokumenteve ndihmësit e tyre më të mëdhenj për mësim dhe argëtim.
115,00 SEK
More

Botuesi: Mediaprint

Zbavitu me matematikën, Sarah Lindsay

Ndihmoje fëmijën duke u praktikuar në shtëpi. Ky libër me aktivitete për numrat është shkruar nga mësues të arsimit parashkollor. Puno së bashku me fëmijën duke ndjekur udhëzimet dhe nxite atë t'i përgjigjet pyetjeve, të plotësojë librin dhe të zbavitet duke mësuar.
28,75 SEK
More

Botuesi: Te tjere

Më quajnë Mikelanxhelo, Carme Martin

Skulptor, piktor, arkitekt, poet... Pa dyshim jam gjeniu dhe artisti më i madh i Rilindjes. Me shumë mundësi më ambiciozi, punëtori dhe perfeksionisti që ka ekzistuar ndonjëherë...
63,25 SEK
More

Botuesi: Te tjere

Mami është sëmurë, Jennifer Moore-Mallinos

Le të flasim hapur! Kjo seri i nxit fëmijët të zbulojnë ndjenjat e tyre dhe të flasin hapur për gjërat që ata i shqetësojnë. Edhe fëmijët shumë të vegjël kanë shqetësimet, frikërat e tyre, prandaj këta libra janë shkruar dhe janë ilustruar veçanërisht për ta.
63,25 SEK
More

Referenca: SKU001985

Botuesi: Plejad

Historia e Mesjetes, Samuel B. Harding

Titulli: Historia e MesjetësGjinia: Histori, përshtatje për fëmijëAutori: Samuel B. HardingShqipëroi: Aleksandër KoliShtëpia botuese: PlejadViti: 2012Fq. 226Pesha: 0.243 kgISBN: 978-99956-57-72-7
69,00 SEK
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Më mëso të shkruaj, shkronjat e mëdha të Alfabetit

Libri “Më mëso të shkruaj, shkronjat e mëdha të Alfabetit” është pjesë e një serie me 4 libra, të cilët përbëjnë një risi për fëmijët. Nëpërmjet figurave tërheqëse dhe shumëngjyrëshe, fëmijët do të mësojnë me shumë kënaqësi shkronjat e mëdha të alfabetit duke përdorur këtë libër ndërveprues. 
46,00 SEK
More