• Banner

Aventurat tona të verës, Pushime magjike, Alida Thaçi, Arbërie Nagavci, Krenare Lleshi, libri i katërt
  • Aventurat tona të verës, Pushime magjike, Alida Thaçi, Arbërie Nagavci, Krenare Lleshi, libri i katërt

Aventurat tona të verës, Pushime magjike, Alida Thaçi, Arbërie Nagavci, Krenare Lleshi, libri i katërt

“Aventurat magjike” është një seri librash për pushimet verore për fëmijë nga klasa I deri në klasën V. Këta libra janë hartuar në bazë të kurrikulës mësimore, e cila mbështet zhvillimin e kompetencave të fëmijëve.

36,80 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Aventurat tona të verës, Pushime magjike, libri i katërt
Gjinia: Libër edukativ
Autori: Alida Thaçi,Arbërie Nagavci, Krenare Lleshi
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2019
Fq. 48
Pesha: 0.171 kg.
ISBN: 978-9928-282-94-1

Mbi librin

“Aventurat magjike” është një seri librash për pushimet verore për fëmijë nga klasa I deri në klasën V. Këta libra janë hartuar në bazë të kurrikulës mësimore, e cila mbështet zhvillimin e kompetencave të fëmijëve.

Ushtrimet, aktivitetet, leximi dhe veprimtaritë jepen në mënyrë zbavitëse dhe tërheqëse, duke i nxitur fëmijët të zhvillojnë shkathtësitë e aftësitë e nevojshme dhe të arrijnë objektivat mësimorë.

Nëpërmjet personazheve, ilustrimeve tërheqëse dhe detyrave zbavitëse, fëmijët nxiten për të mësuar njohuri të reja dhe për të punuar në mënyrë të pavarur, si dhe të zhvillojnë kompetencat dhe shkathtësitë në mënyrë aktive, kreative dhe argëtuese.

Çdo faqe e librit është një aventurë e re, një mësim i ri, një udhëtim fantastik drejt arritjes së qëllimeve të arsimit parauniversitar. Nga libri i parë tek i pesti kalohet gradualisht dhe në mënyrë të integruar në të nxënit e sistemuar drejt arritjes së kompetencave kryesore të kurrikulës bërthamë.

Gjatë këtij udhëtimi, fëmijët do të reflektojnë rreth temave dhe koncepteve të mësuara deri më tani si dhe do të kenë mundësi të zhvillojnë njohuri e shkathtësi të reja.

Këta libra tërheqin vëmendjen e fëmijëve, nxitin zhvillimin e inteligjencës së tyre, të menduarit kritik dhe kreativ, pasurojnë fjalorin dhe fantazinë e tyre. Gjithashtu i nxit drejt aventurave të reja, mësimeve të radhës dhe historive të tjera për të lexuar.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928282941
ean13
9789928282941
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

A je i turpshëm, Nuria Roka

Le të flasim hapur! Kjo seri i nxit fëmijët të zbulojnë ndjenjat e tyre dhe të flasin hapur për gjërat që ata i shqetësojnë. Edhe fëmijët shumë të vegjël kanë shqetësimet, frikërat e tyre, prandaj këta libra janë shkruar dhe janë ilustruar veçanërisht për ta.

Çmimi 63,14 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Planeti ynë, Grup Autorësh

Falë tekstit të shkurtër e të kapshëm dhe figurave të jashtëzakonshme, ky koleksion plot ilustrime zbavitëse, është i përkryer për një qasje të parë drejt Trupit njerëzor, Nënës Natyrë, Botës së Fermës, Kafshëve familjare.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Bebe Made in France, Pamela Druckerman

Kur gazetarja amerikane, Pamela Drakermen, solli në jetë fëmijën e saj në Paris, nuk aspironte të ishte një prind parisian, por, krejt papritur, vërejti se fëmijët francezë fillonin të flinin gjithë natën që kur ishin dy apo tremuajsh. Ata hanin presh të gatuar. Prindërit e tyre pinin qetësisht kafe, ndërsa fëmijët luanin vetëm. Fëmijët francezë janë edhe...

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

A më shikoni mua?, Libby Scott, Rebecca Westcott

Bazuar në shënimet prekëse të ditarit të 11-vjeçares Libby Scott, e cila rrëfen përvojën vetjake të autizmit, libri “A më shikoni mua?” është një bashkëpunim i jashtëzakonshëm, i fuqishëm dhe mbresëlënës i saj me autoren e famshme Rebecca Westcott.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Një elefant elegant, Rudina Çupi

Libri “Një elefant elegant” i serisë “Luaj dhe shkruaj” të mëson se shkronjat e vogla janë aq të rëndësishme sa po të mos jenë në vendin e duhur ia ndryshojnë kuptimin një fjale dhe ia prishin kuptimin një fjalie.

Çmimi 46,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Kodet sekrete

Me librat e serisë "Detektivi inteligjent" mund të testosh zgjuarsinë dhe mprehtësinë tënde mendore! Provo aftësitë e tua hetuese përmes lojërave argëtuese logjike, inteligjente, vëzhguese dhe bëhu një detektiv i vërtetë.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Histori të lumtura

Kur fëmijët rriten e fillojnë shkollën, për të parën herë lexojnë në mënyrë të pavarur. Ja një libër i menduar për fëmijët 6 - 7 vjeç me shumë histori të shkurtra plot gaz e hare, shoqëruar me ilustrime të bukura, që e bëjnë leximin të këndshëm e ngacmues.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2786

Botuesi: Pegi

Vellezer e motra, Catherine Dolto

"Vëllezër e motra" është një libër edukativ për fëmijët nga 2 deri në 7 vjeç, i shoqëruar me ilustrime të këndshme. Kur jemi midis vëllezërve dhe motrave ndihemi mirë dhe të mbrojtur. Ata na shoqërojnë, na ndihmojnë të ngrihemi dhe ne i duam shumë. Por ndonjëherë grindemi, ndonjëherë pajtohemi.

Çmimi 34,50 SEK
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)