Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Aventurat tona të verës, Pushime magjike, Alida Thaçi, Arbërie Nagavci, Krenare Lleshi, libri i katërt
  • Aventurat tona të verës, Pushime magjike, Alida Thaçi, Arbërie Nagavci, Krenare Lleshi, libri i katërt

Aventurat tona të verës, Pushime magjike, Alida Thaçi, Arbërie Nagavci, Krenare Lleshi, libri i katërt

Albas

“Aventurat magjike” është një seri librash për pushimet verore për fëmijë nga klasa I deri në klasën V. Këta libra janë hartuar në bazë të kurrikulës mësimore, e cila mbështet zhvillimin e kompetencave të fëmijëve.

3,17 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Aventurat tona të verës, Pushime magjike, libri i katërt
Gjinia: Libër edukativ
Autori: Alida Thaçi,Arbërie Nagavci, Krenare Lleshi
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2019
Fq. 48
Pesha: 0.171 kg.
ISBN: 978-9928-282-94-1

Mbi librin

“Aventurat magjike” është një seri librash për pushimet verore për fëmijë nga klasa I deri në klasën V. Këta libra janë hartuar në bazë të kurrikulës mësimore, e cila mbështet zhvillimin e kompetencave të fëmijëve.

Ushtrimet, aktivitetet, leximi dhe veprimtaritë jepen në mënyrë zbavitëse dhe tërheqëse, duke i nxitur fëmijët të zhvillojnë shkathtësitë e aftësitë e nevojshme dhe të arrijnë objektivat mësimorë.

Nëpërmjet personazheve, ilustrimeve tërheqëse dhe detyrave zbavitëse, fëmijët nxiten për të mësuar njohuri të reja dhe për të punuar në mënyrë të pavarur, si dhe të zhvillojnë kompetencat dhe shkathtësitë në mënyrë aktive, kreative dhe argëtuese.

Çdo faqe e librit është një aventurë e re, një mësim i ri, një udhëtim fantastik drejt arritjes së qëllimeve të arsimit parauniversitar. Nga libri i parë tek i pesti kalohet gradualisht dhe në mënyrë të integruar në të nxënit e sistemuar drejt arritjes së kompetencave kryesore të kurrikulës bërthamë.

Gjatë këtij udhëtimi, fëmijët do të reflektojnë rreth temave dhe koncepteve të mësuara deri më tani si dhe do të kenë mundësi të zhvillojnë njohuri e shkathtësi të reja.

Këta libra tërheqin vëmendjen e fëmijëve, nxitin zhvillimin e inteligjencës së tyre, të menduarit kritik dhe kreativ, pasurojnë fjalorin dhe fantazinë e tyre. Gjithashtu i nxit drejt aventurave të reja, mësimeve të radhës dhe historive të tjera për të lexuar.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928282941
ean13
9789928282941
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Aeditions

Histori mirësie

Shumë histori të ilustruara bukur, për të kuptuar se sa e çmuar është mirësia dhe se si një gjest i vogël mund t’u zbukurojë jetën njerëzve rrotull nesh!
7,93 CHF
More

Referenca: SKU001984

Botuesi: Plejad

Tregime nga historia e Evropes, M. B. Synge

Titulli: Tregime nga historia e EvropësGjinia: Histori, përshtatje për fëmijëAutori: M. B. SyngeShqipëroi: Aleksandër KoliShtëpia botuese: PlejadViti: 2012Fq. 182Pesha: 0.202 kgISBN: 978-99956-57-73-4
5,95 CHF
More

Botuesi: Aeditions

Përrallëza para gjumit për vajza

Nuk ka gjë më të bukur se të lexosh një përrallëz para gjumit, ndaj dhe në këtë libër të mrekullueshëm, të shkruar posaçërisht për vajza, do të gjeni shtatë përralla të përzgjedhura me kujdes dhe me dashuri.
4,95 CHF
More

Botuesi: Te tjere

Më quajnë Kleopatra, Carmen Gil

Jeta ime ishte shumë e vrullshme në të gjitha kuptimet. U bëra mbretëresha e Egjiptit në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare. Luftova pa u lodhur për vendin tim. Ju siguroj që nuk kam qenë ajo gruaja e padrejtë dhe manipuluese që më kanë përshkruar.
5,45 CHF
More

Botuesi: Papirus

Shkëndijat e Albert Ajnshtajnit, Frederic Morlot

Në 1896, djaloshi Albert Ajnshtajn kishte marrë përsipër të ndriçonte Panairin e Mynihut. Por kjo ndërmarrje përfundoi me një katastrofë dhe duke kaluar nga aventura në aventurë atij do t’i duhet të sfidojë ligjet e universit. 
6,94 CHF
More

Botuesi: Damo

1000 fjalët e para Shqip-Anglisht

Në këtë libër secila temë trajtohet qartë dhe në menyrë argëtuese për fëmjën, duke u mbështetur kryesisht tek ilustrimet që shpërfaqin hapësirat dhe aktivitetet më të zakonshme të mjedisit përreth.
12,88 CHF
More

Botuesi: Te tjere

Eksploruesi i rrezeve X, Kafshë të mrekullueshme

A do të shohësh se si luftonin dinozaurët me njëri – tjetrin? A do të shohësh gatopardin të vrapojë, karkalecin të hidhet dhe lakuriqin e natës të fluturojë? Atëherë ndiz skanerin e vogël dhe hap librin! Ky skaner i veçantë do të të ndihmojë të zbulosh sekretet e natyrës!
9,41 CHF
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe