• Banner

Aventurat tona të verës, Pushime magjike, Alida Thaçi, Arbërie Nagavci, Krenare Lleshi, libri i dytë
  • Aventurat tona të verës, Pushime magjike, Alida Thaçi, Arbërie Nagavci, Krenare Lleshi, libri i dytë

Aventurat tona të verës, Pushime magjike, Alida Thaçi, Arbërie Nagavci, Krenare Lleshi, libri i dytë

“Aventurat magjike” është një seri librash për pushimet verore për fëmijë nga klasa I deri në klasën V. Këta libra janë hartuar në bazë të kurrikulës mësimore, e cila mbështet zhvillimin e kompetencave të fëmijëve.

3,17 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Aventurat tona të verës, Pushime magjike, libri i dytë
Gjinia: Libër edukativ
Autori: Alida Thaçi,Arbërie Nagavci, Krenare Lleshi
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2019
Fq. 48
Pesha: 0.171 kg.
ISBN: 978-9928-282-87-3

Mbi librin

“Aventurat magjike” është një seri librash për pushimet verore për fëmijë nga klasa I deri në klasën V. Këta libra janë hartuar në bazë të kurrikulës mësimore, e cila mbështet zhvillimin e kompetencave të fëmijëve.

Ushtrimet, aktivitetet, leximi dhe veprimtaritë jepen në mënyrë zbavitëse dhe tërheqëse, duke i nxitur fëmijët të zhvillojnë shkathtësitë e aftësitë e nevojshme dhe të arrijnë objektivat mësimorë.

Nëpërmjet personazheve, ilustrimeve tërheqëse dhe detyrave zbavitëse, fëmijët nxiten për të mësuar njohuri të reja dhe për të punuar në mënyrë të pavarur, si dhe të zhvillojnë kompetencat dhe shkathtësitë në mënyrë aktive, kreative dhe argëtuese.

Çdo faqe e librit është një aventurë e re, një mësim i ri, një udhëtim fantastik drejt arritjes së qëllimeve të arsimit parauniversitar. Nga libri i parë tek i pesti kalohet gradualisht dhe në mënyrë të integruar në të nxënit e sistemuar drejt arritjes së kompetencave kryesore të kurrikulës bërthamë.

Gjatë këtij udhëtimi, fëmijët do të reflektojnë rreth temave dhe koncepteve të mësuara deri më tani si dhe do të kenë mundësi të zhvillojnë njohuri e shkathtësi të reja.

Këta libra tërheqin vëmendjen e fëmijëve, nxitin zhvillimin e inteligjencës së tyre, të menduarit kritik dhe kreativ, pasurojnë fjalorin dhe fantazinë e tyre. Gjithashtu i nxit drejt aventurave të reja, mësimeve të radhës dhe historive të tjera për të lexuar.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928282873
ean13
9789928282873
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Edhe mami punon, Jennifer Moore-Mallinos

Le të flasim hapur! Kjo seri i nxit fëmijët të zbulojnë ndjenjat e tyre dhe të flasin hapur për gjërat që ata i shqetësojnë. Edhe fëmijët shumë të vegjël kanë shqetësimet, frikërat e tyre, prandaj këta libra janë shkruar dhe janë ilustruar veçanërisht për ta.

Çmimi 5,45 CHF
More
Në gjendje

Bota e fëmijëve në 1000 fjalë

Në këtë libër zbavitës plot me ilustrime tërheqëse, përmes të cilit fëmijët pasurojnë gjuhën dhe zhvillojnë mënyrën e të shprehurit, janë përdorur shumë emra, si edhe disa folje e mbiemra, prandaj në çdo faqe ka shumë gjëra që duhen pikasur me kujdes.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Unë kujdesem për gjërat e mia, Aleix Cabrera

Personazhi kryesor është mësuar t'i hedhë gjërat e tij sa andej-këtej. Por një natë, kur ikën dritat, ai i kërkoi më kot lodrat që donte në errësirën e dhomës dhe nuk gjeti asgjë. Atëherë vogëlushi zbuloi se sa e rëndësishme është të kujdesesh për gjërat e tua.

Çmimi 5,45 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)