Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Te gjithe ketu! Alle Da!, Anja Tuckerman, Tine Schulz
  • Te gjithe ketu! Alle Da!, Anja Tuckerman, Tine Schulz

Te gjithe ketu! Alle Da!, Anja Tuckerman, Tine Schulz

Ne të gjithë vijnë nga diku tjetër. Në qoftë se kthehemi pas në kohë dhe në histori mësojmë se kemi ardhur nga larg. Samira erdhi me një anije që u nis nga Afrika dhe një kamion. Amadit i mungojnë shokët e futbollit që kishte në Irak, por për shkak të luftës, ai duhej të largohej nga vendi i tij.

10,41 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Të gjithë këtu! Alle Da! (kopertinë e trashë)
Origjinali: Të gjithë këtu! Alle Da!
Gjinia: Libër edukativ
Autori: Anja TuckermanTine Schulz
Shqipëroi: Eljana Mankollari
Shtëpia botuese: Poeteka
Viti: 2017
Fq. 56
Pesha: 0.472 kg.
ISBN: 978-9928-230-10-2

Mbi librin

Ne të gjithë vijnë nga diku tjetër. Në qoftë se kthehemi pas në kohë dhe në histori mësojmë se kemi ardhur nga larg. Samira erdhi me një anije që u nis nga Afrika dhe një kamion. Amadit i mungojnë shokët e futbollit që kishte në Irak, por për shkak të luftës, ai duhej të largohej nga vendi i tij.

Tani ai shënon gola me miqtë e rinj në Düsseldorf. Dilara ka lindur në Berlin, por flet rrjedhshëm turqisht dhe pëlqen të festojë "festivalin e sheqerit". Familja e saj erdhi vite më parë nga Anadolli, sepse në Gjermani kishte më shumë mundësi për t'u gjetur punë. Tani ne jetojmë të gjithë së bashku, në të njëjtin vend.

Kjo mund të jetë emocionuese, por nganjëherë kjo është edhe e vështirë. Sidoqoftë, jeta bëhet më e gjallë kur njerëzit nga të katër anët e botës dhe të gjitha sferat e jetës bashkohen.

Botimeve Poeteka për fëmijë dhe të rinj iu shtohet edhe një libër i ri. Titulli i këtij libri është Alle Da! – Të gjithë së bashku! – dhe është vlerësuar nga lexuesit dhe nga kritika si një nga prurjet më të suksesshme të letërsisë gjermane të këtij zhanri botuar gjatë viteve të fundit.

Ky botim vjen në një format të veçantë të letërsisë për fëmijë dhe të rinj, pasi të dyja tekstet, origjinali dhe përkthimi ofrohen përballë, në gjermanisht dhe në shqip, gjë që ia rrit vlerën librit, zgjeron mundësitë e përdorimit jo vetëm për kënaqësi lexime, por ai u drejtohet gjithashtu edhe atyre që dëshirojnë të mësojnë apo të zgjerojnë njohjen ndaj gjermanishtes.

Përveç këtyre, vlerë tjetër e librit është edhe një sfidë përkthimore, pasi gjithkush mund të sprovohet ta përkthejë tekstin edhe vetë tekstin, duke e vështruar si një version i hapur dhe ushtrimi ndaj një lloji specifik të përkthimeve.

Kjo për faktin se librat e kësaj kategorie për fëmijë dhe të rinj përdorin një gjuhë të veçantë komunikimi dhe mjetesh shprehëse. Libri me ilustrime Alle Da! – Të gjithë së bashku! është një vepër e rëndësishëm e komunikimit dhe edukimit të sotëm me fëmijët dhe të rinjtë, ku kjo kategori moshore nuk mbahet larg ndodhive dhe çështjeve ku përfshihet "shoqëria e të rriturve".

Përmes librave ngulmohet që edhe fëmijët të marrin pjesë si qytetarë europianë. Tema është frymëzuese. Ajo mbështetet në ngjarjet aktuale të valës së emigrimit masiv që ka përfshirë Europën sot, duke bërë, si rrallë më parë, edhe fëmijët në përjetimin, vlerat dhe pasojat e kësaj ngjarjeje.

Libri është tërheqës dhe gjithëpërfshirës në lexim. Ai vërtet u drejtohet fëmijëve dhe adoleshentëve të moshave shkollore dhe është konceptuar për t'u lexuar edhe në klasa, me grupe, por ai është një ftesë për t'u lexuar bashkë me prindërit, në shtëpi, pasi jep kënaqësi në lexim dhe këshilla të shkëlqyera rreth temës së mirëkuptimit, bashkëjetesës dhe tolerancës.

Përveç kësaj, libri jep informacion mbi gjeografinë e vendeve, mbi historinë e shteteve, të cilat vijnë jo si leksion, por përmes rrëfimit të personazheve. Përmes ndodhive të disa fëmijëve të ardhur nga skaje të ndryshme të botës ky libër na ndihmon të kuptojmë çfarë kanë të përbashkët mes tyre njerëzit dhe çfarë i bën ata të ndryshëm, si lindin dhe çfarë i mban gjallë paragjykimet, çfarë na e bën të vështirë integrimin në jetët e njëri-tjetrit, sidomos kur vijmë nga kultura të ndryshme!

Libri të mban të mbërthyer deri në fund të historisë dhe shkruar me gjuhë të thjeshtë e me humor. Komunikimi ndihmohet nga ilustrimet plot fantazi. Por të gjitha së bashku, gjuha e tekstit dhe ilustrimet, të ushqejnë me mendime dhe informacion të këndshëm falë tekstit të Anja Tuckermann dhe ilustrimeve të Tine Schulz. Libri u përkthye në shqip nga Eljana Mankollari.

Detajet e librit
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Më mëso të shkruaj, shkronjat e mëdha të Alfabetit

Libri “Më mëso të shkruaj, shkronjat e mëdha të Alfabetit” është pjesë e një serie me 4 libra, të cilët përbëjnë një risi për fëmijët. Nëpërmjet figurave tërheqëse dhe shumëngjyrëshe, fëmijët do të mësojnë me shumë kënaqësi shkronjat e mëdha të alfabetit duke përdorur këtë libër ndërveprues. 
4,16 
More

Botuesi: Te tjere

Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje

Seria "Seksi për të rinjtë" i ndihmon adoleshentët të qartësojnë dyshimet e mëdha që mund t'u lindin në këtë etapë. Si mund të flas për seksin me prindërit e mi? Ç'të bëj që t'i pëlqej personit tjetër? Ç'rroba duhet të vesh?
10,41 
More

Referenca: SKU001861

Botuesi: Botart

Shqetesimet e miqesise, Patti Kelly Criswell

Në faqet e këtij libri do të gjeni këshilla të vlefshme, pyetje dhe histori të vërteta, që mund t'ju ndihmojnë për zgjidhjen e shumë problemeve brenda miqësive tuaja.
5,21 
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Libri im i parë me pyetje dhe përgjigje

Duke trajtuar tema zbavitëse nga shkenca, historia dhe natyra, ky libër është ideal për lexuesit e vegjël. Çdo pyetje merr përgjigje të qarta ndërsa figurat ndihmojnë për shpjegime të mëtejshme. 
15,62 
More

Botuesi: Mediaprint

Abetare, Hap pas hapi, Bahri Beci

Teksti Abetare Hap pas hapi është konceptuar, organizuar dhe shtjelluar sipas parimit që “të lexuarit është rezultat i zbatimit të parimit alfabetik të gjuhës sonë, që të mësuarit e leximit bëhet përmes deshifrimit – zbërthimit të përbërjes tingullore a shkronjore të fjalës – dhe identifikimit – dallimit, veçimit a përcaktimit – të fjalëve, që çon në të...
5,78 
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Më mëso të shkruaj, Kafshët

Libri “Më mëso të shkruaj, Kafshët” është pjesë e një serie me 4 libra, të cilët përbëjnë një risi për fëmijët. Nëpërmjet figurave tërheqëse dhe shumëngjyrëshe, fëmijët do të mësojnë me shumë kënaqësi llojet e kafshëve duke përdorur këtë libër ndërveprues. 
4,16 
More

Botuesi: Albas

Shoqja ime ka sindromën Daun, Jennifer Moore-Mallinos

Le të flasim hapur! Kjo seri i nxit fëmijët të zbulojnë ndjenjat e tyre dhe të flasin hapur për gjërat që ata i shqetësojnë. Edhe fëmijët shumë të vegjël kanë shqetësimet, frikërat e tyre, prandaj këta libra janë shkruar dhe janë ilustruar veçanërisht për ta.
5,73 
More

Botuesi: Albas

Më quajnë Musine Kokalari, Persida Asllani

S'jam komuniste dhe ky nuk mund të quhet faj. Nuk jam fashiste, kam kulturë demokratike dhe jam nxënëse e të ndriturit Sami Frashëri! Duke më dënuar mua, ju doni të dënoni Rilindjen!
5,73 
More

Botuesi: Te tjere

Më quajnë Çarli Çaplin, Luis Luque

Në kinematografi apo artin e shtatë, unë u ndava nga filmat e deriatëhershëm, ku hajdutë të zgjuar triumfonin ndaj policëve të pazotë, ku jetimëve varfanjakë u qeshte fati në fund apo ku dashuritë e pamundura mbylleshin me fund të lumtur.
4,58 
More