• Banner

  • Ka mbaruar

Gjenitë e mendimit, Hipokrati, babai i mjekësisë, Luka Noveli

Hipokrati është babai i mjekësisë ose i shkencës që ka synim të ruajë shëndetin, të luftojë sëmundjet dhe të na shërojë kur sëmuremi. Hipokrati jetoi në Greqinë e Lashtë ku konsiderohej nga të gjithë "filozof", fjalë që nënkuptonte "njeriun që e donte shkencën".

3,86 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Gjenitë e mendimit, Hipokrati, babai i mjekësisë
Gjinia: Libër edukativ
Autori: Luka Noveli
Shqipëroi: Teuta Mati
Shtëpia botuese: SHBLSH e re
Viti: 2009
Fq. 112
Pesha: 0.146 kg.
ISBN: 978-99943-2-223-7

Mbi librin

Kush e ka gjetur i pari ilaçin kundër të ftohurit? Kush e ka kuruar për herë të parë fruthin? Hipokrati, do të thoshin njëzëri mjekët. Dhe ja ku vetë Hipokrati na tregon për jetën familjare dhe aventurat e tij gati mitike. Por na flet edhe për barëra magjikë dhe ushqime ekologjike, çështje që janë mjaft aktuale për ne.

Hipokrati është babai i mjekësisë ose i shkencës që ka synim të ruajë shëndetin, të luftojë sëmundjet dhe të na shërojë kur sëmuremi. Hipokrati jetoi në Greqinë e Lashtë ku konsiderohej nga të gjithë "filozof", fjalë që nënkuptonte "njeriun që e donte shkencën".

Studioi shumë sëmundje, zbuloi barna dhe ilaçe, por mbi të gjitha largoi mjekësinë nga supersticioni dhe magjia, duke krijuar shkencën dhe profesionin me të cilin njihen deri sot mjekët në gjithë botën. Në këtë libër, vetë Hipokrati tregon për fëmijërinë e tij, për udhëtimet, jetën e tij në kufijtë e historisë dhe legjendës.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789994322237
ean13
9789994322237
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Te tjere

Gjenitë e mendimit, Darvini dhe historia e vërtetë e dinozaurëve, Luka Noveli

Është pikërisht ai, Darvini i madh, që na tregon gjërat e bukura të bëra në jetë. Flet për udhëtimin e tij rreth botës, për evolucionin dhe krimbat e tokës. Nuk është marrë me dinozaurët, por ndërkohë që ai shkruante, nisi suksesi i tyre. Sukses që vazhdon edhe sot, mbi të gjitha tek të rinjtë.

Çmimi 3,86 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Gjenitë e mendimit, Leonardo dhe pena që vizatoi të ardhmen, Luka Noveli

Leonardo ka qenë piktor, arkitekt, teknolog, filozof dhe kërkues shkencor. Ai u bë mit që në kohën e tij. Ishte një shpikës i madh dhe nëse puna e tij do të ishte zbatuar me korrektësi, ndoshta Napoleoni do të kishte udhëtuar me aeroplan dhe ndoshta do të kishim kolonizuar që tani planetët e sistemit diellor.

Çmimi 3,86 CHF
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2278

Botuesi: Extra

Provo veten 4, Albana Tare (Kadiu)

Teksti i ushtrimeve "Provo veten! Mua më ke pranë!" është i përdorshëm nga nxënësit e klasave të dyta të ciklit fillor dhe mundëson ushtrimin e pavarur dhe vetëvlerësimin e tyre gjatë tërë vitit shkollor. Njëherazi, ai është i vlefshëm edhe përmësuesit e klasave të para dhe prindërit për të kontrolluar hap pas hapi përparimin e nxënësve.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

A je i turpshëm, Nuria Roka

Le të flasim hapur! Kjo seri i nxit fëmijët të zbulojnë ndjenjat e tyre dhe të flasin hapur për gjërat që ata i shqetësojnë. Edhe fëmijët shumë të vegjël kanë shqetësimet, frikërat e tyre, prandaj këta libra janë shkruar dhe janë ilustruar veçanërisht për ta.

Çmimi 5,44 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Te tjere

Më quajnë Pikaso, Eva Bargallo

Megjithëse jam i famshëm për pikturat e mia, duhet t'ju them se një pjesë e famës sime ia dedikoj faktit që kam njohur shumë njerëz interesantë dhe se kam jetuar shumë vjet në një epokë nga më të begatat sipas këndvështrimit kulturor.

Çmimi 5,45 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)