Titulli: Njolla në mur
Origjinali: The estate of Virginia Woolf
Gjinia: Tregime
Autori: Virginia Woolf
Shqipëroi: Elvana Zaimi
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2011
Fq. 200
Pesha: 0.24 kg
ISBN: 978-99943-51-68-8
Fragment nga libri
E ç'mund të ishte më tërheqëse sesa një djalë para se ai të fillonte të kultivonte zgjuarsinë e tij? Është shumë i bukur për ta parë, nuk ka shumë dëngla; e kupton instiktivisht domethënien e artit dhe letërsisë; e shijon jetën e vet dhe bën që edhe të tjerët t'i shijojnë të tyret. Pastaj, ata e mësojnë të kultivojë intelektin e tij. Ai bëhet avokat, nëpunës administrate, gjeneral, shkrimtar, profeosr. Çdo ditë shkon në zyrë. Çdo vit shkruan nga një libër. Mban një familje të tërë me prodhimet e trurit të tij - djallushi i shkretë! Pas pak kohe, ai nuk mund të rrijë dot në një dhomë pa na sikletosur të gjithë ne të tjerët, begenis çdo grua që takon dhe guxon të mos ia thotë të vërtetën gruas së vet; në vend që të çlodhim sytë, na duhet t'i mbyllim kur e përqafojmë. Vërtet, e ngushëllojnë veten me yje nga të gjitha format, shirita të të gjitha nuancave dhe të ardhura nga më të mëdhatë - po ne çfarë mudn të na ngushëllojë?