• Banner

100 vitet e ardhshme, George Friedman
  • 100 vitet e ardhshme, George Friedman

100 vitet e ardhshme, George Friedman

Çfarë do të ndodhë pas 100 vitesh. Të bësh një gjë të tillë, padyshim që është një gjë e vështirë. Këtë sprovë të karakterit futurologjik e ka bërë Xhorxh Fridman (George Friedman), i cili ka bërë një parashikim se çfarë do të ndodhë me superfuqitë dhe shtetet e tjera gjatë këtij shekulli.

1 200 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: 100 vitet e ardhshme. Parashikimi për shekullin XXI
Origjinali: The next 100 years
Autor: George Friedman
Shqipëroi: Iliriana Angoni
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2010
Fq. 412
Pesha: 0.48 kg.
ISBN: 978-99956-57-34-5

Mbi librin dhe autorin

Çfarë do të ndodhë pas 100 vitesh. Të bësh një gjë të tillë, padyshim që është një gjë e vështirë. Këtë sprovë të karakterit futurologjik e ka bërë Xhorxh Fridman (George Friedman), i cili ka bërë një parashikim se çfarë do të ndodhë me superfuqitë dhe shtetet e tjera gjatë këtij shekulli. "100 vitet e ardhshme", botim i shtëpisë botuese "Plejad", është një botim futurologjik, që gërsheton dhe rrok në mënyrë brilante fusha të tilla si gjeopolitika, historia apo aspekte të tilla të demografisë, teknologjisë, gjeorgafisë apo fushave të zhvillimit demografik dhe ekonomik.

Ky libër është një grishje e këndshme për t'u lexuar dhe përpirë, por është edhe një ide-ngjallëse dhe serioze për t'u marrë në konsideratë. Ai i vjen në shqip lexuesit shqiptar, në një distancë kohore shumë të shkurtër nga botimi i tij në Amerikë, e pothuajse në një distancë rekord në ritmin e botimeve shqiptare.

"100 vitet e ardhshme" është jo vetëm një analizë që kombinon një gjykim të ftohtë realist dhe një parashikim të guximshëm dhe të besueshëm për shekullin XXI, por edhe një rrugëtim global i luftës dhe paqes. Vlerat e librit ia shton edhe fuqia shprehëse dhe depërtuese e autorit një ekspert i njohur ndërkombëtar në çështjet e sigurisë dhe inteligjencës, sigurisë kompjuterike dhe informacioneve militare.

Bazuar në analizën e faktorëve të tillë si burimet natyrore dhe ciklet e popullsisë (rritja dhe mplakja e saj), Friedman shpjegon se në ç'zona dhe përse do të shpërthejnë luftërat e ardhshme, si do të luftohen ato, cilat kombe do të fitojnë dhe do të humbin fuqinë politike dhe ekonomike dhe se si teknologjia dhe prirjet e reja kulturore do ta ndryshojnë mënyrën tonë të të jetuarit në shekullin e ri. 100 vitet e ardhshme kryen kështu me largpamësinë e një autoriteti kompetent të fushës një eksplorim magjepsës, bazuar në shembuj historikë dhe gjeopolitikë të kombeve të ndryshme.

Duke pohuar se për herë të parë, pas më shumë se një gjysmë-mijëvjeçari, njerëzimi gjendet në agimin e një ere të re, ai ravijëzon edhe ndryshimet e mëdha që ai na rezervon.Përgjatë viteve 2010-2020 lufta midis Amerikës dhe Xhihadit Islamik terrorist, dalëngadalë do të shuhet duke ia lënë vendin një lufte të re të ftohtë të shpërthyer edhe njëherë nga Rusia.

Në vijim të viteve 2020-2030, Kina do të ballafaqohet me një numër gjithnjë e më të madh e më të shtrirë krizash të brendshme, që do ta dobësojnë e do t'ia zvogëlojnë fuqinë botërore, ndërkohë që gjatë këtyre viteve një rritje të fuqishme ekonomike do të pësojë Meksika, duke u kthyer në një fuqi të rëndësishme botërore.

Veçanërisht e rëndësishme për rajonin tonë evropian dhe ballkanik , është pjesa tjetër e këtij libri, ku predikohet rënia e fuqisë së Evropës, bashkë me shtetet e vet udhëheqës si Gjermani, Francë dhe Angli, shpërthimin brenda tyre të "bombës demografike" dhe rritjes gjatë këtyre dekadave të fuqive të reja botërore si Polonia dhe Turqia, e të focimit të një koalicioni midis fuqive të Evropës lindore, Eurazisë dhe Lindjes së largët (Turqia, Kaukazi dhe Japonia).

E gjitha kjo do të arrijë kulmin në tensionet e një lufte të re botërore nga mesi i viteve 2050, e që do të zhvillohet me suporte të posaçme teknologjike, me ushtri të vogla dhe me përleshje më pak të përgjakshme e numër minimal të vrarësh. Gjatë gjithë kësaj periudhe, fokusi kryesor do të bjerë mbi Amerikën e cila do të shfaqet si një fuqi e pakontestueshme botërore, që madje do të jetojë një Epokë të Artë, në pjesën e dytë të shekullit.

Në vitet 2080, teknologjia tashmë do t'i jetë drejtuar hapësirës, si për arsye ushtarake ashtu dhe për përftimin e burimeve të jashtëzakonshme të energjisë, që do të sjellin rrjedhime radikale ambientale. Veçse nga fundi i shekullit, edhe ajo do ta përjetojë luftën e saj, të drejtpërdrejtë dhe kufitare me Meksikën, që do të kërkojë të rimëkëmbë, tokat e humbura që në fund të shekullit të XIX.

Po ç'vend do të zërë Ballkani dhe Shqipëria në këto zhvillime? Deri në vitin 2050, eksperti amerikan parasheh se Shqipëria dhe Bosnja do të jenë pjesë e influencës turke, e cila është një ndër zonat premtuese për të qenë pjesë e rëndësishme e qendrave të rëndesës në zhvillimet globale. Por, cilat do të jenë ndikimet dhe prirjet mbizotëruese, të Lindjes, Turqisë apo të Amerikës dhe Perëndimit. Janë disa rebuse që libri arrin t'i qartësojë më së miri, veçse ato lipset doemos të konsiderohen thellë edhe nga institutet, ministritë dhe lobet politikë-bërëse të Shqipërisë.

Libri është produkt i një autoriteti që ka pas përvojën dhe të dhënat e inteligjencës së një agjencie të tërë sekrete ndërkombëtare (një lloj CIA private), siç është STRATFOR. Edhe për këtë arsye, debati mbi të është i domosdoshëm për disa arsye: Qoftë nga pikëpamja e sigurisë kombëtare, qoftë nga vija dhe prirja e politikës sonë të jashtme në vitet që do të vijnë, qoftë për përpunimin e një doktrine gjeopolitike, ekonomike dhe strategjike, nga specialistë të fushës. Ja, për të gjithë këtë arsenal dijesh, perspektive dhe shteg-shënjuese, kjo dhuratë mund të konsiderohet fare mire si një ngjarje e rëndësishme botimi për t'u marrë seriozisht në konsideratë dhe për t'u përpirë nga debatet e veçanta.

George Friedmann është themeluesi dhe CEO i STRATFOR, kompania udhëheqëse private e shërbimit të fshehtë dhe e parashikimit. Ai ftohet shpesh si një ekspert mediash dhe është autor i katër librave, duke përfshirë atë të pak kohëve më parë Lufta Sekrete e Amerikës, gjithashtu është autor i shumë artikujve për sigurinë kombëtare, betejën informative, sigurinë kompjuterike dhe biznesin e zbulimit. Ai jeton në Austin, Teksas.

Detajet e librit
Plejad
SKU001348

Referencat specifike

isbn
9789995657345
ean13
9789995657345
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001451

Botuesi: Te tjere

Krim dhe ndëshkim, Fjodor M Dostojevski

"Krim dhe ndëshkim" është një roman social, psikologjik, filozofik dhe ideologjik. Ky ishte një roman i ri për letërsinë botërore, pasi ai trajtonte një larmishmëri problemesh: problemin e kushteve të ekzistencës së shoqërisë dhe shtresave të ulëta të popullsisë, alkoolit dhe prostitucionit.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001330

Botuesi: Toena

Zahiri, Paulo Coelho

Një ditë, një shkrimtar i famshëm zbulon se gruaja, korrespondente lufte, e ka braktisur pa lënë gjurmë dhe pa i dhënë asnjë shpjegim. Pavarësisht suksesit që vazhdon të gëzojë dhe një dashurie të re, që bëhet pjesë e të përditshmes së tij, mendimi i mungesës së gruas vazhdon ta mundojë dhe i pushton mendjen derisa e hedh në një përhumbje totale.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001305

Botuesi: Botimet Dudaj

Në shpirtin tim bën ftohtë, Brunilda Zllami

Një trishtim i madh ndihet brenda faqeve të këtij libri. Trishtim që buron nga jetë të paplotësuara, ëndrra të copëtuara, rini të këputur...Dhe nëse mund të ceket një ekuilibër i cekët? – kjo është një nga pyetjet që parashtron për zgjidhje shkrimtarja Brunilda Zllami.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000038

Botuesi: Botimet Dudaj

Një tjetër, Brunilda Zllami

Në këtë roman trajtohet jeta e njerëzve të lodhur nga përditshmëria. Personazhi kryesor, Mikeli, një gazetar deri diku idealist dhe i ndershëm, gjendet përpara shumë vështirësive në jetën profesionale dhe atë vetjake.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000027

Botuesi: Botimet Dudaj

Ëndrra e papërfunduar e një gruaje, Brunilda Zllami

Një temë thekëse siç është prostitucioni përshkon dhimbshëm faqet e këtij romani të shkrimtares Brunilda Zllami, e cila ka ditur gjithnjë të godasë në shenjë në qëmtimin e realiteteve prekëse tipike shqiptare dhe njerëzish të zakonshëm. Dashuria, kompromisi dhe intriga janë linjat ku përqëndrohet libri dhe si gjithmonë fundi të le pa gojë...

Çmimi 850 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001207

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Thuaju të mos më vrasin, Juan Rulfo

E folura e tij nuk është një përsëritje, ajo është një art, që klloçkon realitetin dhe e rishpik atë. Është ky përvetësim ai që i jep shkrimit të tij forcën e së vërtetës. "Thuaju të mos më vrasin" digjet në kujtesën universale, secilin prej tregimeve të tij lë brenda nesh një gjurmë të pashlyeshme.

Çmimi 850 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000041

Botuesi: Botimet Dudaj

Preja e nje martese te lodhur, Rudina Xhunga

“Preja e një martese të lodhur” është një roman për dashurinë. Në faqen e dedikimit autorja shkruan: Për ata që duhen; me frikë se bëhen tre dhe ankth mos mbeten një. Kanë thënë për librin “Eshtë një mnyrë të shkruari me sinqeritet, pa poza, një realizëm pa makijazh. Një libër I shkruar me mendje, me zemër,

Çmimi 650 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001666

Botuesi: Onufri

Mbi krimin në Ballkan, Ismail Kadare

Lënda që përfshin ky libërth, në radhë të parë letrat, bashkë me gjykimet mbi to, kapin një periudhë çerekshekullore: 1987-2011. Ngjarje të mëdha, kanë tronditur në këtë kohë, gjithë planetin, veçanërisht kontinentin europian, rrjedhimisht gadishullin ballkanik, e bashkë me të, hapsirën tonë shqiptare.

Çmimi 500 Lekë
More
In Stock

Referenca: SKU000410

Botuesi: Botimet Dudaj

Lindur femër, Brunilda Zllami

Ja dhe një sprovë e re kaluar suksesshëm nga shkrimtarja e mirënjohur Brunilda Zllami... Këtë radhë ajo do ta befasojë lexuesin e saj me zhanrin në të cilin po shkruan. Një roman i verdhë? Jo vetëm kaq...

Çmimi 850 Lekë
More
Ne gjendjen

Referenca: SKU001595

Botuesi: Skanderbeg Books

Njolla në mur, Virginia Woolf

E ç'mund të ishte më tërheqëse sesa një djalë para se ai të fillonte të kultivonte zgjuarsinë e tij? Është shumë i bukur për ta parë, nuk ka shumë dëngla; e kupton instiktivisht domethënien e artit dhe letërsisë; e shijon jetën e vet dhe bën që edhe të tjerët t'i shijojnë të tyret.

Çmimi 1 000 Lekë
More
In Stock
Përshtypjet (0)