Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Vajza e portokalleve, Jostein Gaarder
  • Vajza e portokalleve, Jostein Gaarder
  • Vajza e portokalleve, Jostein Gaarder
  • Vajza e portokalleve, Jostein Gaarder

Vajza e portokalleve, Jostein Gaarder

SKU000727
Onufri

Gaarder vazhdon të na befasojë me ndodhitë dhe me portretet e jashtëzakonshme të personazheve që gjallojnë brenda librave të tij. Xhorxhi, një fëmijë katërmbëdhjetëvjeçar, një ditë gjen një letër, që babai i tij ia kishte shkruar përpara se të vdiste.

500 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vajza e portokalleve
Origjinali: Appelsinpiken
Gjinia: Roman
Autori: Jostein Gaarder
Shqipëroi: Ermir Pulaha
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2005
Fq. 160
Pesha: 0.25 kg
ISBN: 978-99943-32-25-2

Mbi librin

Duke shkruar me një stil dhe gjuhë të kthjellët, Gaarder – i vazhdon të na befasojë me ndodhitë dhe me portretet e jashtëzakonshëm të personazheve që jetojnë brenda librave të tij. Xhorxhi është katërmbëdhjetë vjeç dhe bën një jetë të qetë, ashtu si shumica e bashkëmoshatarëve të tij. Por një ditë ai gjen një letër që babai ia kishte shkruar përpara se të vdiste, kur Xhorxhi ishte akoma shumë i vogël, të cilën e kishte fshehur në karrocën e tij të fëmijërisë, me qëllim që i biri të mund ta gjente kur të rritej.

Në këtë letër babai, Jan Olavi, tregon historinë e Vajzës me portokalle, të cilën e kishte takuar rastësisht në një tramvaj në Oslo. Ata këmbejnë shikime të shpejta. Disa minuta më vonë, djaloshi mendon se vajzës është duke i rënë qesja e madhe prej letre plot me portokalle. Ai lëshohet drejt saj, por që të gjitha portokallet përfundojnë në dyshemenë e tramvajit.

Vajza i thotë se ai është torollak, ajo zbret në stacionin e radhës, e pyet nëse mund të marrë një portokall dhe djaloshi pranon. Kalojnë disa javë dhe që të dy ritakohen në një kafene. Edhe këtë radhë vajza mban një qese të madhe plot me portokalle. Për një minutë të vetme ata shohin njëri – tjetrin. Pastaj, me një lëvizje tërë hijeshi, ajo çohet dhe del nga kafeneja, me qesen e madhe me portokalle në duar. Ai e sheh me lot në sy. Të dy, deri në atë moment, kanë shkëmbyer vetëm disa fjalë.

Pjesa tjetër është një mister, pas të cilit Xhorxhi ësthë joshur menjëherë dhe që e ndien shumë afër... Një film pothuajse pa zë që Jostein Gaarder, pak nga pak, e bën të flasë me një muzikë të qetë, si një fantazi ndërmjet kujtesës dhe të tashmes. Në letrën, në të cilën ndërthuren edhe përjetimet dhe mendimet e Xhorxhit, historia e Vajzës me portokalle është një shkas për të folur për kuptimin e jetës. Të dy zërat, i babait që vjen nga e shkuara dhe i të birit, ndërthuren për të krijuar një histori që ka aromën e një sage familjare nordike moderne dhe shijen e nostalgjisë.

Fragment nga libri

"Ne vijmë në këtë botë vetëm njëherë", shkruan ai. Shumë herë e përsërit që jemi vetëm për një kohë të shkurtër. Nuk jam i sigurtë a e ndiej këtë gjë në të njëjtën mënyrë si ai. Unë vetë kam qenë këtu për pesëmbëdhjetë vjet me radhë dhe nuk e kam ndier se vitet ishin vetëm një "kohë e shkurtër". Por unë e di se ç'ka dashur të thotë ai me këtë gjë. Jeta është e shkurtër për të gjithë ata që me të vërtetë arrijnë ta kuptojnë se kjo botë për ta një ditë do të marrë fund.

Nuk arrijnë të gjithë njerëzit që ta kuptojnë këtë gjë. Nuk e kanë të gjithë zotësinë që të kuptojnë se çdo të thotë në të vërtetë të ikësh nga kjo botë një herë e përgjithmonë. Ka shumë gjëra që e gërvishtin orë për orë dhe minutë për minutë. "Mendo sikur je në një vend në prag të kësaj ëndrre, një herë e një kohë, miliarda vjet më parë, kur u krijua për herë të parë çdo gjë", shkruante babai im.

"Kështu duhej të zgjidhje a do të doje që një herë të lindje për të jetuar në këtë planet. Nuk do ta dije se kur do të jetoje dhe as se sa gjatë do të jetoje, por më shumë se sa disa vjet as që bëhet fjalë. Ti do të dije vetëm se meqënëse një herë, zgjodhe që të vish në këtë botë, kur të vinte koha apo si thuhet "kur të plotësohej afati" do të të duhej që të shkëputeshe prej saj dhe të lije gjithçka".

Nuk jam në gjendje që të vendos, por kam filluar të jem në një mendje me babain. Ndoshta nuk do ta kisha pranuar ofertën. Koha e shkurtër që do të isha mbi tokë do të kishte qenë shumë mikroskopike e krahasuar me përjetësinë, si para ashtu edhe pas meje. Edhe sikur të kishte diçka shumë të shijshme, nuk do të kisha pranuar ta shijoja në qoftë se copa që më takonte peshonte jo më shumë se një miligram.

Ashtu si babai edhe unë ndiej një keqardhje të thellë. Keqardhjen se një ditë do të largohem nga kjo botë. Kam mësuar të mendoj sipas "mbrëmjesh si kjo, që mua nuk më lejohet t'i jetoj". Mirëpo, ashtu si babai, unë e di mirë se sa e bukur është jeta. Në verë do të merrem me studimin e brumbujve. (Kam një kronometër. Do të arrij, ma merr mendja, që të mat se sa shpejt fluturon një brumbull. Për më tepër, brumbulli duhet peshuar.) Nuk do të isha kundër edhe ndonjë safari në savanën afrikane.

Jam mësuar të shikoj lart në qiell dhe të çuditem me gjithçka që është atje lart në gjithësi, miliarda vjet dritë larg. Këtë e mësova pa mbushur katër vjeç. Por ja që nuk mund të filloj që andej. Duhet të gjej ndonjë anë tjetër. Ndoshta do ta bëj zgjedhjen sipas mënyrës sime. Në qoftë se historia e vajzës së portokalleve do të kishte qenë ndonjë film dhe unë do të isha duke e parë këtë film, duke e ditur mirë se nuk do të kisha lindur në qoftë se Jan Olavi dhe vajza e portokalleve nuk do të takonin njëri – tjetrin, atëherë me siguri do t'u kisha thirrur, duke shpresuar se nuk do të kalonin përbri njëri – tjetrit pa u vënë re.

Do të rrija i tendosur dhe do të isha bërë nervoz, po ta dija se ndonjëri prej tyre do të kishte qenë aq ateist i bindur sa të mos shkonte në një meshë krishtlindjesh. Ndoshta do të qaja hidhur po ta kisha parë vajzën e portokalleve duke ardhur në Plaza de la Alianza bashkë me një danez dhe kur Veronika me Jan Olav – in më së fundi do të binin në dashuri me njëri – tjetrin, do të më ngrinte gjaku për zënkën më të vogël. Për mua një zënkë e zakonshme do të kishte marrë përmasa kozmike.

Bota! Nuk do të kisha dashur kurrë të vija këtu dhe të bëhesha dëshmitar i misterit të madh. Gjithësia! Nuk do të doja kurrë që të shikoja një qiell xixëllues me yje. Dielli! Nuk do të kisha dashur kurrë të shkelja në shkëmbinjtë e ngrohtë e të lëmuar të Tønsbergut dhe nuk do të kisha dashur kurrë të provoja të rënën me bark në ujë.

 

Detajet e librit
SKU000727

Referencat specifike

isbn
9789994332252
ean13
9789994332252
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000606

Botuesi: Skanderbeg Books

Bora, Orhan Pamuk

Poeti i njohur turk Ka, i cili prej vitesh jeton si emigrant në Gjermani, kthehet në atdhe. Ai rrugëton për në verilindje të vendit dhe mbërrin në qytetin kufitar Kars, dimrat e të cilit janë të acartë e të akullt.
1 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000861

Botuesi: Skanderbeg Books

Jeta e re, Orhan Pamuk

Një ditë lexova një libër, dhe e gjithë jeta ime ndryshoi." Këto janë fjalët e para të këtij romani të mrekullueshëm të Orhan Pamuk.
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000484

Botuesi: OMSCA-1

Një mijë diej vezullues, Khaled Hosseini

"Gjuetari i Balonave" ishte një befasi. Bota afgane na është dukur gjithmonë mes luftës, terrorizmit dhe interesave të shteteve mëdha. Ndërsa autori Khaled Hosseini tregoi se aty ndjenjat nuk kishin vdekur.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001183

Botuesi: Onufri

Jeta e fshehtë e Salvador Dalisë, e treguar nga ai vetë

Kjo autobiografi e hershme, që zgjat deri në fund të tridhjetave, është aq e paparashikueshme dhe provokuese, sa dhe arti i tij. Vetëportretizimi shumëngjyrësh fillon me rikoleksionimet e tij të hershme dhe mbaron në kulmin e suksesit të tij të hershëm.
1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001343

Botuesi: Skanderbeg Books

Vera para errësirës, Doris Lessing

Ndërkohë që fillon stina e verës, Kate Braun, një grua tërheqëse, inteligjente, pesëdhjetë e pesë vjeçe, e martuar dhe e lumtur, me shtëpi në Londrën urbane, me tri fëmijë të rritur, nuk ka ndonjë arsye të pranojë se mund të ndryshojë diçka në jetën e saj. 
800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000413

Botuesi: Botimet Dudaj

Ndërmjetësi, John Grisham

Në orët e tij të fundit në Zyrën Presidenciale, Presidenti që së shpejti do të largohet nga detyra, firmos një amnisti të diskutueshme nga ato "të minutës së fundit" për Xhoel Bekmanin, një ndërmjetës qeveritar famëkeq i Uashingtonit që gjashtë vitet e fundit i ka kaluar në një burg federal.
850 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000597

Botuesi: Skanderbeg Books

Unë jam e kuqja, Orhan Pamuk

Një grup i zgjedhur miniaturistësh të oborrit të Sulltan Muratit III, janë ngarkuar të përgatisin librin që i plotpushtetshmi i Lindjes do t'ia bëjë dhuratë një të plotpushtetshmi në Perëndim.
1 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000434

Botuesi: Koha Ditore

I humburi, Fatos Kongoli

Romani hapet me përshkrimin e ikjes së mijëra shqiptarëve, në mars të vitit 1991, nga Shqipëria. Ikje jo aq nga rreziku i persekutimit policor, ngase regjimi totalitar ishte në shembje e sipër, sa nga vendi ku ishin shtresëzuar pasojat e sundimit të këtij regjimi.
800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000017

Botuesi: Toena

Te porta e Shën Pjetrit, Fatos Kongoli

Dy histori dashurie të ndërprera verbërisht. Kufoma e braktisur e një të riu. Një inspektor i ndjekjes së krimeve në kërkim të vrasësve. I ndërtuar si ndërthurrje e këtyre linjave, me personazhe të mjediseve nga më të ndryshmet, kryeqytetase dhe periferike, intekeltuale apo mafioze.
600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001048

Botuesi: Dituria

Dashuri 14, Federico Moccia

Karolina. Një vajzë dhe gjithë bota e saj... marrëdhëniet me prindërit, problemet në shtëpi, paratë që nuk mjaftojnë asnjëherë. Por ajo është e fortë, gazmore, plot imagjinatë. Pastaj kur je katërmbëdhjetë vjeç gjithçka ndryshon me shpejtësi... dhe një ëndërr realizohet! 
1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000038

Botuesi: Botimet Dudaj

Një tjetër, Brunilda Zllami

Në këtë roman trajtohet jeta e njerëzve të lodhur nga përditshmëria. Personazhi kryesor, Mikeli, një gazetar deri diku idealist dhe i ndershëm, gjendet përpara shumë vështirësive në jetën profesionale dhe atë vetjake.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001247

Botuesi: Kokona

Ana Karenina, vëllimi i parë, L.N. Tolstoj

Për shumë studiues, ky konsiderohet romani më i mirë në botë. Ana Karenina ofron një panoramë të stërmadhe të jetës së kohës në Rusi dhe të njerëzimit në përgjithësi. Në të, Tolstoi përdor njohuritë e tij intensive për të krijuar disa nga personazhet më mbresëlënëse të krijuara ndonjëherë nga letërsia.
700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000725

Botuesi: Onufri

Bota e Sofies, Jostein Gaarder

"Bota e Sofies", tashmë i përkthyer në mbi dyzet gjuhë, ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në Norvegji, Gjermani, Suedi, Itali, SHBA, Francë etj. Kjo ka bërë që ky libër të rekomandohet për çdo familje, veçanërisht për të rinjtë...
1 500 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000725

Botuesi: Onufri

Bota e Sofies, Jostein Gaarder

"Bota e Sofies", tashmë i përkthyer në mbi dyzet gjuhë, ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në Norvegji, Gjermani, Suedi, Itali, SHBA, Francë etj. Kjo ka bërë që ky libër të rekomandohet për çdo familje, veçanërisht për të rinjtë...
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000726

Botuesi: Onufri

Jeta eshte e shkurter, Jostein Gaarder

Jostein Gaarder zbulon nëpërmjet veprës "Vita Brevis" një letër drejtuar Shën Agustinit. Është origjinale apo kopje? Pak rëndësi ka... Kjo letër, drejtuar Shën Agustinit nga një grua përshkruan mënyrën se si ajo ndien dashuri për Shën Agustinin. Në fakt, bëhet fjalë për një dashuri të pamundur.
700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000728

Botuesi: Onufri

Vajza e drejtorit të cirkut, Jostein Gaarder

Ishte një lojë e shkurtër, shumë e shkurtër. Isha vënë me shpatulla në mur nga mbretëresha e zezë dhe e kisha humbur lojën. Jam fajtor, jo me dashje, por për shkak të një pakujdesie të madhe. Më vjen turp nga vetja. Ky është përfundimi, më vjen turp.
1 000 Lekë
More
Në gjendje