Titulli: Unë jam e kuqja
Origjinali: Benim Adım Kırmızı
Gjinia: Roman
Autori: Orhan Pamuk
Shqipëroi: Drita Çetaku – Turdiu
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2007
Fq. 538
Pesha: 0.646 kg.
ISBN: 978-99943-51-13-8
Mbi librin
Një grup i zgjedhur miniaturistësh të oborrit të Sulltan Muratit III, janë ngarkuar të përgatisin librin që i plotpushtetshmi i Lindjes do t'ia bëjë dhuratë një të plotpushtetshmi në Perëndim. Libri duhet të shprehë fuqinë e perandorisë dhe forcën e miniaturës orientale për ta dhënë atë.
Gjithçka është diskrete, por në punën e drejtuar nga Enishte Efendi ka diçka ndryshe nga e zakonshmja e miniaturës së asaj kohe, ajo po kërkon të ndryshojë, të marrë detaje të reja të panjohura dhe t'u përqaset elementeve perëndimorë të pikturimit, veçanërisht të Rilindjes italiane. Të dyja format e artit janë të arrira, të dyja kahet janë perfekte. Çfarë do të zgjedhin palët?
Presioni, edhe fshehur, duket i madh. Është koha e një fondamentalizmi të dhunshëm. Fillon saga e kundërshtisë së heshtur, miniaturistët vriten njëri pas tjetrin dhe të tjerët pas tyre janë të kërcënuar. Simbolet e mbajnë dramën gjer në fund, bashkë me një linjë dashurie të Zezit dhe Shekures, personazhit më fin të romanit, që mban peshën e saj në bartjen e këtyre simbloleve.
Unë jam e kuqja është një mister vrasjeje, por edhe një meditim për dashurinë dhe devotshmërinë artistike. Orhan Pamuk nuk mban anë kur shkruan nën presionin e të dyja anëve, por mban qëndrim. Zërat dhe kundërzërat e njerëzve dhe simboleve në këtë roman ikin dhe rikthehen vazhdimisht në kompleksitetin e tyre, për të provuar stilin dhe forcën e një shkrimtari si Orhan Pamuk.
Komente mbi librin
""Unë jam e kuqja", një botë e drejtuar nga mjegulla."
The Times
""Unë jam e kuqja", i ngrohtë, i mprehtë, vëzhgues, psikologjik dhe jashtëzakonisht i bukur. Lexoje shpejt!"
The Independent
"E kuqja e Pamukut është kulti i këtij libri."
Book Review