Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Psikovampiret, Hamid Peseschkian, Connie Voigt
  • Psikovampiret, Hamid Peseschkian, Connie Voigt

Psikovampirët, Hamid Peseschkian, Connie Voigt

SKU001334
Te tjere

Kurrë s'mund të kënaqet shefi, shoqja i di gjithnjë gjërat më mirë se ti, fqinji që ke përballë i fut hundët kudo...dhe nganjëherë mjafton vetë mendimi për një person që të ndihesh i rraskapitur dhe fare pa energji. Koncepti i psikovampirëve ndihmon për t'u ballafaquar me këta individë të vështirë.

11,10 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Psikovampirët, ballafaqim pozitiv me grabitësit e energjisë
Origjinali: Psychovampire, Über den positiven Umgang mit Energieräubern
Autorë: Hamid Peseschkian, Connie Voigt
Gjinia: Psikologji
Shqipëroi: Silke Liria Blumbach
Shtëpia botuese: Psikostil
Viti: 2010
Fq. 156
Pesha: 0.221 kg.
ISBN: 978-9928-4002-0-8

Mbi librin

Kurrë s'mund të kënaqet shefi, shoqja i di gjithnjë gjërat më mirë se ti, fqinji që ke përballë i fut hundët kudo...dhe nganjëherë mjafton vetë mendimi për një person që të ndihesh i rraskapitur dhe fare pa energji. Koncepti i psikovampirëve ndihmon për t'u ballafaquar me këta individë të vështirë.

Me anë të shembujve nga jeta e përditshme, bota e punës si dhe jeta private, të dy autorët demaskojnë dymbëdhjetë tipa të ndryshëm psikovampirësh dhe shpjegojnë përse sulmet e tyre mund të jenë aq të efektshme.

Metoda praktike, ushtrime dhe lista kontrolli me baza profesionale tregojnë se si mund t'u vini kufi këtyre grabitësish energjie, si mund t'i ktheni ndikimet negative në diçka pozitive dhe si mund t'i menaxhoni më mirë burimet tuaja. Një libër që përmban vëzhgime befasuese.

Stimulues dhe njëkohësisht i thellë, ju josh në një mënyrë plotësisht të re të merrni në shënjestër vetveten dhe mjedisin tuaj - që kafshimi i psikovampirit të mbetet pa efekt.

Mbi autorët

Dr. Hamid Peseschkian punon si mjek specialist në psikiatri, psikoterapi dhe neurologji dhe është administrator i një instituti prirës për formimin psikoterapeutik. Si pedagog mban seminare për temat e balancës së jetës, menaxhimit të konflikteve dhe kapërcimit të stresit. Jeton me familjen e tij në Mainz të Gjermanisë.

Connie Voigt punon si gazetare, eksperte për komunikimin dhe trajnuese për udhëheqës. Është pedagoge për komunikimin dhe menaxhim personeli, udhëheq stafe dhe mban referate për fushën e saj "Udhëheqja ndërkulturore". Jeton në Zyrih të Zvicrës.

Detajet e librit
Te tjere
SKU001334

Referencat specifike

isbn
9789928400208
ean13
9789928400208
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001344

Botuesi: Naimi

Shpirt i trazuar gruaje, Sokrat Habilaj

Ky roman është një ndërmarrje e guximshme për të evidentuar dhe zbërthyer botën e brendshme të personazheve, përthyerjen, transformimin, degradimin deri në përdhosje të personalitetit që ata pësojnë shpesh. Ata nuk njohin asnjë masë në udhën që i shtynë etja e tyre për pushtet, duke u zgërlaqur në baltën e shoqërisë.
8,88 
More

Referenca: SKU000434

Botuesi: Koha Ditore

I humburi, Fatos Kongoli

Romani hapet me përshkrimin e ikjes së mijëra shqiptarëve, në mars të vitit 1991, nga Shqipëria. Ikje jo aq nga rreziku i persekutimit policor, ngase regjimi totalitar ishte në shembje e sipër, sa nga vendi ku ishin shtresëzuar pasojat e sundimit të këtij regjimi.
8,88 
More

Referenca: SKU000070

Botuesi: Botimet Dudaj

Klienti, John Grisham

Marku gjendet i mbërthyer në mes të një sistemi ligjor të çmendur dhe një vrasësi mafioz, që vepron i dëshpëruar për të mbuluar krimin e tij. E vetmja aleate e tij është një grua e quajtur Regi Lov që kishte vetëm katër vjet punë si avokate.
13,32 
More

Referenca: SKU000042

Botuesi: Botimet Dudaj

Rruga e trëndafilave, Brunilda Zllami

Si engjëll! Kështu ishte ajo kur flinte. Kurora e artë e flokëve i binte mbi jastëk, si rreze drite që i jepnin më shumë bukuri këtij mëngjesi pranvere. Duart i mbante të mbledhura grusht afër buzëve që dukeshin si gonxhe, që drita ende nuk i kishte puthur për të çelur.
9,99 
More

Referenca: SKU000038

Botuesi: Botimet Dudaj

Një tjetër, Brunilda Zllami

Në këtë roman trajtohet jeta e njerëzve të lodhur nga përditshmëria. Personazhi kryesor, Mikeli, një gazetar deri diku idealist dhe i ndershëm, gjendet përpara shumë vështirësive në jetën profesionale dhe atë vetjake.
11,10 
More

Referenca: SKU000261

Botuesi:

Kolonel Shaberi, Honore de Balzak (Balzaku)

Titulli: Kolonel ShabëriAutori: Honore dë Balzak (Balzaku)Botuesi: ABCViti: 2007Pesha: 0.1 Kg. Mbi autorin Honoré de Balzac lindi në Turs më 20 maj të 1799. Ne moshen 8 vjeçare mamaja e tij e dërgoi te studidonte ne oratorin e V
2,22 
More

Referenca: SKU000831

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe Dhoma e të Fshehtave, J.K. Rowling

Që kur Harri kthehet në shtëpi për pushimet verore, Dërslit sillen keq dhe diçka i fshehin. Harri mezi pret të kthehet në shkollën e tij të dashur, në Hoguarts. Por tamam kur po bën gati valixhet, merr paralajmërimin: në Hoguarts i kërcënohet një fatkeqësi! Dhe fatkeqësia ndodh.
9,99 
More

Referenca: SKU001305

Botuesi: Botimet Dudaj

Në shpirtin tim bën ftohtë, Brunilda Zllami

Një trishtim i madh ndihet brenda faqeve të këtij libri. Trishtim që buron nga jetë të paplotësuara, ëndrra të copëtuara, rini të këputur...Dhe nëse mund të ceket një ekuilibër i cekët? – kjo është një nga pyetjet që parashtron për zgjidhje shkrimtarja Brunilda Zllami.
9,99 
More

Referenca: SKU000072

Botuesi: Botimet Dudaj

Më në fund gjykatës, John Grisham

Një provincë e vogël me zemër të ndjeshme nën trysninë e padrejtësisë, gjen mbështetje te pasioni dhe profesionalizmi i një gazetari të ri. Por a do të jetë pena e tij ajo që do të zgjidhë gjithçka? Mos duhet të jesh pak i krisur për të përmbysur gurët e këtij realiteti të çmendur?
9,44 
More

Referenca: SKU000022

Botuesi: Botimet Dudaj

Dashuri apo urrejtje, Brunilda Zllami

Enea nuk dinte më ç'të mendonte, madje i dukej se nuk e ndjente më veten atu. Ishte mes dy kohëve, duke u endur herë tek njëra dhe herë tek tjetra, por tani e ndjente se duhet të zgjidhte të tashmen. E shkuara ishte tepër larg për t'u rikthyer.
8,33 
More

Referenca: SKU001331

Botuesi: Toena

Alkimisti, Paulo Coelho

Një fabul magjike që tregon se si mund ta dëgjosh zemrën tënde dhe të ndjekësh ëndrrat. Kjo është historia e Santiagos, një bari andaluzian i cili ka ëndërr të udhëtojë nëpër botë në kërkim të thesarit të botës. Nis udhëtimin nga shtëpia e tij në Spanjë, në Egjiptit ndeshet me një plak të çmendur ëndrrën e të cili
9,99 
More

Referenca: SKU000410

Botuesi: Botimet Dudaj

Lindur femër, Brunilda Zllami

Ja dhe një sprovë e re kaluar suksesshëm nga shkrimtarja e mirënjohur Brunilda Zllami... Këtë radhë ajo do ta befasojë lexuesin e saj me zhanrin në të cilin po shkruan. Një roman i verdhë? Jo vetëm kaq...
9,44 
More

Referenca: SKU001364

Botuesi: Botimet Dudaj

Djallit i pëlqen e ëmbël, Lauren Weisberger

Bet Robinson, një njëzeteshtatëvjeçare nga Nju-Jorku, ish-nëpunëse banke që ëndërron të gjejë princin e kaltër, nuk arrin ta besojë kur merret në punë nga agjencia më e famshme e marrëdhënieve publike në Manhatan, me detyrën që të organizojë festat më të jashtëzakonshme.
9,99 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001634

Botuesi: OMBRA GVG

Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla, Richard Carlson

Të gjithë përballemi me të gjitha llojet e çështjeve- strese, probleme të marrëdhënieve me njëri - tjetrin, probleme që kanë të bëjnë me punën, përgjegjësitë dhe mërzitje të përgjithshme. Në këtë libër, do të shpreh dy metoda shumë të rëndësishme- gjëra që mund të fillosh t'i bësh që sot , të cilat do të të ndihmojnë për t'iu përgjigjur jetës me më hijeshi.
6,66 
More

Referenca: 2516

Botuesi: Pegi

Mjetet, Phil Stutz, Barry Michels

Një libër revolucionues mbi rritjen personale që paraqet pesë mjete të efektshme për të ndryshuar jetën tuaj. Mjetet i jep zgjidhje problemit më të madh që kanë pacientët e psikoterapisë: pritja pambarimisht e gjatë për të nisur ndryshimin e jetës së tyre.
9,44 
More

Botuesi: OMBRA GVG

Më lehtë nga se mendoni, Richard Carlson

Të gjithë ne kërkojmë mënyra të ndryshme për të pasur nën kontroll jetën, në familje, punë, në shëndet, ose në planet që kemi për të ardhmen. Sfidat e përditshme shpesh na dërrmojnë, duke na e bërë jetën më të vështirë nga çfarë është në të vërtetë. Lajmi i mirë është se përgjigjet gjenden përpara nesh. Dhe ato janë "Më të lehta nga se e mendoni".
6,66 
More