• Banner

  • Vetëm online
Shakaja, Milan Kundera
  • Shakaja, Milan Kundera

Shakaja, Milan Kundera

Pragë, një ditë pas grushtit të shtetit të vitit 1948. Gremisja e studentit Ludvik fillon me një shaka, një pusullë ironike mbi optimizmin socialist dërguar një vajze bukuroshe, e cila e merr këtë shumë seriozisht. Ai përjashtohet nga partia dhe detyrohet të braktisë studimet.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shakaja
Origjinali: Žert
Gjinia: Roman
Autori: Milan Kundera
Shqipëroi: Mirela Kumbaro
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2014
Fq. 368
Pesha: 0.453 kg.
ISBN: 978-99927-31-61-3

Mbi librin

Pragë, një ditë pas grushtit të shtetit të vitit 1948. Gremisja e studentit Ludvik fillon me një shaka, një pusullë ironike mbi optimizmin socialist dërguar një vajze bukuroshe, e cila e merr këtë shumë seriozisht. Ai përjashtohet nga partia dhe detyrohet të braktisë studimet.

Punon dy vjet në miniera, ku jeta e tij merr një drejtim krejt të ndryshëm nga çka djaloshi kishte përfytyruar për të ardhmen e vet. Kur gjithë fijet e ekzistencës së tij duken të këputura, takon Luçian, "të cilës ia kishin prerë ëndrrën në mes".

Ajo vjedh për të lule në varreza dhe i ofron një dashuri të ëmbël, enigmatike dhe të papërshkueshme. E humbet, sepse nuk di ta kuptojë. Do ta kuptojë, vitë më vonë, Helena, gruaja të cilën, me ftohtësi, Ludviku do ta përdorë si mjet për hakmarrjen e tij.

Shakaja, romani më i mirë i Kunderës, një radiografi e sistemin komunist në Çekosllovaki, i botuar e i ribotuar edhe në shumë vende të tjera të botës.

Fragment nga libri

Historitë personale, kur ndodhin, a duhet të thonë diçka? Me gjithë skepticizmin tim, më ka ngelur pak supersticion irracional, siç është kjo bindje e çuditshme që çdo ngjarje që më ndodh duhet edhe të ketë një domethënie; që jeta na flet nëpërmjet aventurës së saj, na zbulon pak nga pak një sekret; paraqitet si një fjalëkryq që duhet zgjidhur, që historitë që ne jetojmë krijojnë njëherazi mitologjinë e jetës tonë dhe se kjo mitologji mban çelësin e të vërtetës dhe të misterit. A është një iluzion? Mundet, madje ka të ngjarë, por s'e shtyp dot këtë nevojë për të deshifruar vazhdimisht jetën time.

Koment nga Salman Rushdie

Është e pamundur të përcaktosh se çfarë është më e bukur: finesa, komedia apo urtësia e këtij romani të mrekullueshëm. Milan Kundera është një artist, sigurisht një nga më të mirët që mund të gjenden, i cili thotë se e mira (dhe e keqja) që del nga shpirtrat e njeriut, ka shumë më tepër rëndësi se veprat e një Shteti. Dhe ai e thotë këtë me pasion, me humor të hollë dhe dashuri.

Detajet e librit
SKU000844

Referencat specifike

isbn
978-99927-31-61-3
ean13
9789992731613
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001297

Botuesi: Toena

Arti i romanit, Milan Kundera

Bota e teorive nuk është imja. Dua të nënvizoj se nuk kam as më të voglën ambicie teorike, dhe se ky libër nuk është veçse rrëfimi i një krijuesi të mirëfilltë. Vepra e çdo romancieri përmban një vizion të qartë të historisë së romanit, një ide që rreket të shpjegojë se ç'është romani.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001830

Botuesi: Albin

Nostalgjia, Milan Kundera

Irena e Jozefi, të njohur dikur në Pragë, pa arritur të dashurohen, pas njëzet vjet emigrimi, pavarësisht nga njëri-tjetri, ndërmarrin një udhëtim për në atdheun e tyre, në Republikën Çeke.

Çmimi 550 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001888

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Testamentet e tradhtuara, Milan Kundera

 Sepse mbërthimi i botës reale bën pjesë në përcaktimin e vetë romanit; por si të kapet dhe të jepet përmes një loje magjepsëse të fantazisë? Si të jetë e rrefkët në analizën e botës dhe, në të njëjtën kohë, papërgjegjshmërisht e çlirët në ëndërrimet zbavitëse?

Çmimi 1 100 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000718

Botuesi: Onufri

Dashuria në kohërat e kolerës, Gabriel G. Marquez

Sikundër nënkuptohet nga titulli, Garcia Marquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta kujtojnë sa të...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000365

Botuesi: Botime Franceskane

Rrno vetëm për me tregue, At Zef Pllumi, vol 1 - 3

Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për të ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos për më tepër, ata që s'e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, e mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët. Ky botim ka mbatuar. Botimi i ri...

Çmimi 2 100 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000809

Botuesi: Bota Shqiptare

Kush e sundon boten?, Jim Marrs

Po ju jap një paralajmërim. Po qe se jeni plotësisht të qetë dhe të kënaqur me këndvështrimin e veçantë që keni për njerëzimin, fenë, historinë dhe botën në tërësi, mos lexoni më tej...Historia e fshehtë që bashkon Komisionin Trepalësh me Masonët dhe Piramidat e Mëdha.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000859

Botuesi: UET Press

Otello, Arapi i Vlores, Ben Blushi

Shkrimtari Ben Blushi vjen para lexuesit me romanin e dytë të tij "Otello, Arapi i Vlorës", plot një vit pas suksesit të pazakontë të librit të tij të parë "Të jetosh në ishull", i cili theu rekordet gjysmëshekullore në tregun e librit shqip me mbi 20.000 kopje të shitura në dhjetë muaj. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000306

Botuesi: Botimet Dudaj

Furia, Salman Rushdie

Furia është një vepër me energji shpërthyese, një komedi e pamëshirshme dhe e zezë, një studim thellësisht shqetësues i anës më të errët të natyrës njerëzore dhe një histori dashurie që të lë pa gojë. Gjithashtu është edhe një portret mbresëlënës i Nju-Jorkut.

Çmimi 750 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000339

Botuesi: Ideart

Tre Musketeret, Alexandre Dumas, pershtatje per femije

Në vitin 1627, një njeri i quajtur D'Artanjan, erdhi në Paris për t'u bërë "mbret" i Moskëterëve. Tre nga këta luftëtarë trima - Portos, Atos dhe Aramis, u bënë shumë shpejt miqtë e tij. D'Artanjani ra në dashuri, por njëherësh atij iu shfaq edhe një rrezik i madh. 

Çmimi 300 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000845

Botuesi: Onufri

Vilhelm Teli, Fridrih Shiler

Drama "Vilhelm Teli" është klasike nga uniteti i veprimit, që e përshkon tejpërtej. Zviceranët, në luftë kundër Austrisë, përbetimi i famshëm në Rytli, nishani i Telit dhe fitorja e Morgatës, përfundimtarja, këto janë pikat kryesore. Klasike, përveç gjuhës, e bën edhe imitimi i amfiteatrit grek, në të cilin kori zëvendësohet këtu me popullin përjashta, në...

Çmimi 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000840

Botuesi: OMSCA-1

Bija e heshtjes, Kim Edwards

Kim Edwards ka shkruar një roman kaq intrigues, që e përpin me një frymë. Personazhet e saj do t’ju lënë pa fjalë.Në romanin “Bija e heshtjes”, Kim Edwards-i ka krijuar një tregim për keqardhjen dhe shpëtimim, për ndjenjat e ndershme të personazheve që jetojnë në varësi të së kaluarës së tyre. I shkruar me një gjuhë sh

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000614

Botuesi: OMBRA GVG

Martin Iden, Xhek London

Ndoshta libri më i mirë i Jack London, Martin Iden përshkruan vuajtjet e një shkrimtari të ri proletar në përpjekje për t’u publikuar dhe për të nxjerrë jetesën. Publikuar fillimisht në vitin 1909, romani trajton temat e klasave shoqërore dhe përballjen e individualizmit me socializmin.

Çmimi 1 000 Lekë
More
In Stock

Referenca: SKU000048

Botuesi: Botimet Dudaj

Engjëj dhe Djaj, Dan Brown

Përpara se të shpërthente te "Kodi i Da Vinçit", simbologjisti me famë botërore i Harvardit, robert Langtoni, thirret nga një institut zviceran kërkimesh shkencore për të transkriptuar një simbol të lashtë, damkosur në gjoksin e një fizikani të vrarë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000649

Botuesi: Onufri

Lulet e ftohta të marsit, Ismail Kadare

"Lulet e ftohta të marsit" është vepra më e pikëlluar e Kadaresë, është gati një requiem. Ngado të shoqëron një fjalor i zymtë. Është hera e parë që Kadareja del hapur përballë realitetit shqiptar, i zymtë dhe pesimist, për një tokë që e braktisën perënditë, për një mars, që, në të vërtetë, nuk është mars, për ca lule të rreme, të ftohta.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)