• Banner

Erotizmi në letërsinë shqipe, Blerina Goce
  • Erotizmi në letërsinë shqipe, Blerina Goce

Erotizmi në letërsinë shqipe, Blerina Goce

Me monografinë “Erotizmi në letërsinë shqipe”, shoqëruar me një antologji, Blerina Goce është e para autore shqiptare që i vë qëllim vetes të gjejë kufijtë midis lirikës së dashurisë dhe lirikës erotike, duke naviguar nëpër ngushticat terminologjike po aq sa edhe në një mjedis të pajtuar me erzin letrar dhe namuzin gjuhësor; ca më shumë me mendësinë fisnore tradicionale që përcaktonte kufij të rreptë për çka nuk mund të flitej.

8,50 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Erotizmi në letërsinë shqipe
Origjinali: Erotizmi në letërsinë shqipe
Gjinia: Antologji
Autori:Blerina Goce
Shtëpia botuese: Naimi
Viti: 2022
Fq. 312
Pesha: 0.394 kg
ISBN: 978-9928-234-77-3
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Me monografinë “Erotizmi në letërsinë shqipe”, shoqëruar me një antologji, Blerina Goce është e para autore shqiptare që i vë qëllim vetes të gjejë kufijtë midis lirikës së dashurisë dhe lirikës erotike, duke naviguar nëpër ngushticat terminologjike po aq sa edhe në një mjedis të pajtuar me erzin letrar dhe namuzin gjuhësor; ca më shumë me mendësinë fisnore tradicionale që përcaktonte kufij të rreptë për çka nuk mund të flitej.


Në këtë monografi kemi një pamje tërësore të pranisë së erosit në letërsinë shqipe, duke filluar prej A. Z. Çajupit, Mitrush Kutelit, Ali Asllanit dhe Migjenit; duke mos lënë jashtë vëmendjes sprovat erotike të Fan Nolit; duke u kushtuar vëmendje edhe atyre krijimeve erotike që për një arsye a një tjetër kanë mbetur adespote (pa zot) ose u janë bashkuar poetëve të tjerë si apokrife të tyre. Edhe në rastet kur erotizmi është i pranishëm me mbulesë tjetër (me kamuflim, siç shprehet studiuesja), përcaktimet janë të sakta. Kjo vlen për mënyrën si përcaktohet erotizmi tek Naimi, po aq edhe tek Agolli (erotizmi popullor), me erotizmin e kodifikuar të Lasgushit. Më tej autorja analizon praninë e erotizmit te I. Kadare, D. Agolli, Migjeni, E. Koliqi, Koço Kosta, por edhe emrat e një brezi të ri krijuesish si Pano Taçi, Agron Tufa, Virion Graçi etj.

Detajet e librit
Naimi

Referencat specifike

isbn
9789928234773
ean13
9789928234773
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Flama, Tom Kuka

Teksa Di Hima heton, na shpaloset përpara syve një mjerim i madh, jo vetëm  ekonomik, por edhe shpirtëror. Njerëz që nuk duan të njohin rrënjët e tyre,  të shkuarën e tyre; gra që shiten e blihen në pazar për hiçmosgjë, njerëz të kulturës që i kanë duart e lidhura në gjithë atë zallahi, mjekë që përplasen me  realitete të paimagjinueshme, njerëz të lirë...

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dritëro

Dashuri në moshën e Krishtit, Dritëro dhe Sadije Agolli

Mbase ka ardhur koha t’i kthehemi vlerave të shpalosjes së mendimeve në letër, aromës së saj, përkëdheljes së emocioneve, pritjes së një zarfi në udhëtim. Le të provojmë të dërgojmë e presim letra, të sfidojmë përkohshmërinë, me sinqeritet, me vërtetësi. Të frymojmë, të ndjekim shtegun kah dijes dhe dashurisë, në stinën e artë, me “Dashuri në moshën e...

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Bob Legjenda, Arlinda Guma

Zakonisht kur shkrimtari fillon të mbrujtë një personazh, ai do ta marrë atë për dore dhe do t’i mësojë të ecë. Me Bobin  nuk ndodhi kështu; ai e fitoi herët pavarësinë ndaj meje: qysh sa lindi u ngrit në këmbë dhe filloi të ecte vetë. Ai nuk është pjesë e mjedisit të korruptuar letrar, ku kridhen pa ndonjë skrupull kolegët e tij shkrimtarë, kështu që, i...

Çmimi 7,65 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Libri i kujtimeve dhe i harresës, Suad Arilla

Gjithashtu, e kaluara e tij me njerëz dhe me kujtime, fjalët e të atit dhe një marrëdhënie e çuditshme me botën femërore, e përndjekin si fantazma dhe ia ndryshojnë rrjedhën e jetës. I ndodhur në një rreth vicioz, mes kujtimeve, dëshirave dhe pasioneve, problemeve të moshës dhe të familjes, jetës dhe vdekjes, ai përpiqet të gjejë rrugëdalje duke lexuar...

Çmimi 5,10 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Loja e vjetër, Besart Kadia

Krimi është prezent në jetën tonë në forma të ndryshme e të gjitha zbulohen në "Lojën e Vjetër". Shqiptarët e të gjitha klasave shoqërore janë detyruar të luajnë, si gjatë komunizmit ashtu dhe në periudhën kaotike të tranzicionit. Loja mbetet e njëjtë: "Loja e Vjetër" për pushtet.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Fjalor erotik frutash, lulesh e perimesh, Edmond Tupja

Siç shihet edhe nga titulli i këtij fjalori, autori ka përfshirë në të lulet, frutat dhe perimet, duke u përpjekur jo vetëm të vërë në dukje tiparet erotike të këtyre tri kategorive, por edhe të provojë se, nga ana fonetike, shpesh emrat e tyre shpalosin ose krijojnë një atmosferë erotike, për të cilën rrëfen edhe një ngjarje krejt të imagjinuar.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Shtegtimi i dinozaurëve fluturues, Pol Milo

Në këto copëza filozofiko-letrare është bërë përpjekje të ribashkohen krijesat e ndara dikur në kohë duke u përballur me njëra-tjetrën meditimi filozofik me relacionet shkencore, inevolucioni i bashkësisë me ndjeshmërinë individuale.

Çmimi 5,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Gjuha amë, Besnik Mustafaj

Gjuha Amë, përmbledhja e poezisë sẽ zgjedhur të Besnik Mustafajt, lexohet së pari si ekzaltim i matur i mediumit të tij shprehës gjuhës amtare - modelimin e së cilës, në formë impulsesh meditative, autori e ka nisur rreth dyzet e pesë vite më parë.

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Gruaja që deshe, Ridvan Dibra

Kështu, të vjen keq, mbasi për ndoca orë, ndoshta edhe ditë, mespërmes një tisi të hollë prej qelqi rrezja dritnuese e këtij teksti ka kaluar krejt e qetë jo për të hyrë në sy, por në zemër e, njëkohshëm, edhe në mendje. Të gjitha elementet e tekstit qëndrojnë në balancë: një floknajë e lehtë dëbore të mbështillet si pelerinë e akullt, por, sapo fillon të...

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)