• Banner

Leximet e pafundme të Kadaresë, Ballsor Hoxha

Konceptuar në 7 kapituj, punimi i studiuesit Hoxha ndalet tek temat më identifikuese të universit Kadarean, të cilat shërbejnë si harta njohëse të botës njerëzore në tërësi dhe të shqiptarit si entitet kulturor, në veçanti.

6,80 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Leximet e pafundme të Kadaresë
Origjinali: Leximet e pafundme të Kadaresë
Gjinia: Studime
Autori: Ballsor Hoxha
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2021
Fq. 186
Pesha: 0.244 kg
ISBN: 978-9928-320-49-0
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Konceptuar në 7 kapituj, punimi i studiuesit Hoxha ndalet tek temat më identifikuese të universit Kadarean, të cilat shërbejnë si harta njohëse të botës njerëzore në tërësi dhe të shqiptarit si entitet kulturor, në veçanti. Vëtë studiuesi pohon se teksti Kadarean është një mundësi e individit për t'u vënë në kontakt me pandjeshmërinë e tij, për të ndërvepruar me kaosin e gjithë njerëzimit, pamundësisë dhe asgjësë universale... E bukura e autorëve të mëdhenj qëndron tek dinamika e pakohësisë. Kadareja ka shkruar në një kohë duke dashur të jetë i asaj kohe, por duke i shpëtuar përkufizimit të saj. Ndaj, tematikat ose personazhet që do gjejmë tek ai, sot e nesër, do t'i flasin përjetësisë, sepse drama e Tokës është kaosi ku përballet Universi dhe individi. Siç do të thoshte Stefan Crane, i pari nuk ndjen asnjë obligim ndaj të dytit, ndërsa i dyti gënjen veten se është krijuar për të qëndruar, duke harruar se i vetmi fat i tij është të jetuarit midis skajeve të të parit.
Dr. Irena Myzeqari
Ky tekst përpiqet që, në spontanitetin e shënjimeve të teksteve Kadareane, të kapë kumtin e tyre. Kjo e bën studim apo lexim, këtë punim? Mungesa e një argumentimi klasik, një metode klasike, një vargu të pafundmë të citimeve, në këtë studim/lexim është ikja prej skematizimit të veprës Kadareane, etablimit të saj si të përmbyllur apo edhe të përkufizuar. Me qëllim, ky lexim/studim përdor esenë, shkrirjen e teorisë dhe interpretimit, spontanitetin e metodës së rastit në përzgjedhje dhe lexim, si dhe shumë metoda të tjera, për të krijuar një efekt dhe një shenjim të pafundmë, apo të pafundësisë së leximit të veprës së Kadaresë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928320490
ean13
9789928320490
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Flama, Tom Kuka

Teksa Di Hima heton, na shpaloset përpara syve një mjerim i madh, jo vetëm  ekonomik, por edhe shpirtëror. Njerëz që nuk duan të njohin rrënjët e tyre,  të shkuarën e tyre; gra që shiten e blihen në pazar për hiçmosgjë, njerëz të kulturës që i kanë duart e lidhura në gjithë atë zallahi, mjekë që përplasen me  realitete të paimagjinueshme, njerëz të lirë...

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Stinë pandemie, Fatos Kongoli

Zëdhënësi i policisë i përligji veprimet e kryera, duke përmendur se përdorimi i gazit lotsjellës- kështu tha ai dhe jo i lëndëve helmuese luftarake – ishte një praktikë e njohur edhe në vendet më të zhvilluara të BE-së, thënë ndryshe Bashkimi Europian. Tek dëgjoja zëdhënësin, vrava mendjen të gjeja se kujt i drejtohej ai; përfaqësuesve të nderuar të...

Çmimi 7,65 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Irisoft Education

Romancë Divjakase, Miço Mone

Ashtu si më bënë mua të më lindë ky monolog, mbas çdo takimi nga largë me këto tre shtojzavalle dhe hedhja me një frymë në telajo, që konkretizuan një nga ekspozitat më të bukura për mua. Këto tre elementë, poezia, monologu im në prozë dhe pikturat e kësaj stine të lirisë, do tju bëjnë të ri jetoni këtë perlë lirie, që ishte në shpërthimin e saj dhe që...

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Kur të jemi, Iva Nikolli

Lëkura e saj ka bardhësinë e qumështit dhe tatuazhi në kyçin e dorës ishte e para gjë, që më ra në sy sapo hapi derën. Dhe pse nuk e përmenda. Është i dukshëm dhe i bukur. Me vijëzime që e mbërthejnë kyçin e dorës si tentakula oktapodi. Nuk arrij ta kuptoj se çfarë figure është... prapëseprapë jemi të panjohur dhe pamja e tij është veç një informacion i...

Çmimi 5,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Dritarja e Marin Shkrelit, Ndue Ukaj

Kohësisht fillimi i romanit vendoset shumë vite pas luftës në vendin tonë, por që realisht është fundi i fabulës dhe rrëfimit të Marin Shkrelit, një krijues dhe kontribuues për lirinë e vendit të tij, që tronditet me dëshirën e pakompromis të të rinjve për ta braktisur sa më parë, në çdo çast e në çdo rast, Kosovën, për të cilën ky kishte sakrifikuar shumë.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Fishta

Secili çmendet simbas mënyrës së vet, vol.1, Stefan Çapaliku

“Veçanërisht gjatë viteve të shndërrimit të shtëpisë së rrëfimtarit në një kinema, kemi rastin të njihemi nga afër me karakteret, të cilat qyteti bujarisht ia ka dhuruar kujtesës së autorit”. Ky lexohet si një roman autobiografik, si një dëshmi letrare e trupit, shpirtit dhe mendjes së qytetit përgjatë një prej lëngatave të tij më të pashpresa.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Të ditës, që jeton vendi im, Pjer Thomas

Format e investimeve janë sa të shumëllojshme aq dhe të larmishme, sa të hapura aq dhe të mbuluara. Një nga format më të vjetra dhe që mendohet akoma në mëndjet primitive të njerëzve të sotëm, është investimi nga taksat. Në fakt kjo formë primitive, kish kohë që ishte zhdukur nga skena financiare moderne, por që u rifut përsëri në skenë pas Krizës së...

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Fishta

Secili çmendet simbas mënyrës së vet, vol. 3, Stefan Çapaliku

Është historia jonë, që ne e njohim, por për ta njohur edhe brezat, që duhen vëllime të tjera, për të treguar një çmenduri kolektive, ku secili çmendet sipas mënyrës së vet, rrëfen autori Çapaliku. Me mesazhin që përcjell romani: gjithsecili ka të drejtë me diftu, fati jonë ka qenë me asistu në atë moment kyç për fatin e shqiptarëve, që shpresonin...

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)