Leximet e pafundme të Kadaresë, Ballsor Hoxha
  • Leximet e pafundme të Kadaresë, Ballsor Hoxha

Leximet e pafundme të Kadaresë, Ballsor Hoxha

Konceptuar në 7 kapituj, punimi i studiuesit Hoxha ndalet tek temat më identifikuese të universit Kadarean, të cilat shërbejnë si harta njohëse të botës njerëzore në tërësi dhe të shqiptarit si entitet kulturor, në veçanti.

8,33 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Leximet e pafundme të Kadaresë
Origjinali: Leximet e pafundme të Kadaresë
Gjinia: Studime
Autori: Ballsor Hoxha
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2021
Fq. 186
Pesha: 0.244 kg
ISBN: 978-9928-320-49-0
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Konceptuar në 7 kapituj, punimi i studiuesit Hoxha ndalet tek temat më identifikuese të universit Kadarean, të cilat shërbejnë si harta njohëse të botës njerëzore në tërësi dhe të shqiptarit si entitet kulturor, në veçanti. Vëtë studiuesi pohon se teksti Kadarean është një mundësi e individit për t'u vënë në kontakt me pandjeshmërinë e tij, për të ndërvepruar me kaosin e gjithë njerëzimit, pamundësisë dhe asgjësë universale... E bukura e autorëve të mëdhenj qëndron tek dinamika e pakohësisë. Kadareja ka shkruar në një kohë duke dashur të jetë i asaj kohe, por duke i shpëtuar përkufizimit të saj. Ndaj, tematikat ose personazhet që do gjejmë tek ai, sot e nesër, do t'i flasin përjetësisë, sepse drama e Tokës është kaosi ku përballet Universi dhe individi. Siç do të thoshte Stefan Crane, i pari nuk ndjen asnjë obligim ndaj të dytit, ndërsa i dyti gënjen veten se është krijuar për të qëndruar, duke harruar se i vetmi fat i tij është të jetuarit midis skajeve të të parit.
Dr. Irena Myzeqari
Ky tekst përpiqet që, në spontanitetin e shënjimeve të teksteve Kadareane, të kapë kumtin e tyre. Kjo e bën studim apo lexim, këtë punim? Mungesa e një argumentimi klasik, një metode klasike, një vargu të pafundmë të citimeve, në këtë studim/lexim është ikja prej skematizimit të veprës Kadareane, etablimit të saj si të përmbyllur apo edhe të përkufizuar. Me qëllim, ky lexim/studim përdor esenë, shkrirjen e teorisë dhe interpretimit, spontanitetin e metodës së rastit në përzgjedhje dhe lexim, si dhe shumë metoda të tjera, për të krijuar një efekt dhe një shenjim të pafundmë, apo të pafundësisë së leximit të veprës së Kadaresë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928320490
ean13
9789928320490
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Erik Botime

Dashuri në kohë Koronavirusi, Ambra Hysa

Ky libër, përcjell mesazhe të bukura shprese dhe besimi se ”Do t’ia dalim!”; vë në epiqendër Dashurinë, si çelësi i mirëkuptimit dhe i paqes; si gjeneratori i transformimit pozitiv të mendësisë dhe jetës së individit dhe shoqërisë.
6,25 
More

Botuesi: Toena

Kohë astrale, Dritan Sulçebe

Shtatë njerëz të gjendur rastësisht në qilarin e një lokali nate duke pritur fundin. Shpresat, ëndrrat dhe iluzionet e tyre shpalosin një botë të tërë distopike, nëpër të cilën veprojnë një çetë profetësh të etur për të krijuar një botë të re, por edhe revolucionarë romantikë të frymëzuar nga e kaluara, duke u rrekur të hapin një shteg drejt një shoqërie...
13,53 
More

Botuesi: Onufri

Kthimi i babait, Adil Olluri

Tregimin “Kthimi i babait” e dua më shumë se të gjithë të tjerët, sepse ishte pikërisht ai që më bëri të besoj në një aventurë të mundimshme artistike, që më dërgonte në honet e imagjinatës dhe mendimit të epërm njerëzor.
8,33 
More

Botuesi: Dritëro

Tre qeshin, një inatoset, Dritëro Agolli

Sa shumë janë o Bamkë, e ku i numëroj dot të gjithë unë i gjori. Të rrimë shtrembër e të flasim drejt. Të gjithëve s’ia u ha kollaj qeni shkopin. Secili e ka thurur mirë e bukur kopshtin e tij dhe i bën hyzmet çdo vit e më shumë. Nga tre katër herë qilizmë e kanë punuar, kush më thellë e kush më cekët, sipas takatit. Edhe shëndet kanë, edhe bereqet. 
8,33 
More

Botuesi: Onufri

Kutia e Agatha Christie-t, Mira Meksi

Agatha Christie, shkrimtarja britanike e romaneve policore, e mbiquajtur mbretëresha e krimit zhduket nga shtëpia e saj në afërsi të Londrës, për 11 ditë me radhë në vitin 1926. Në misterin e kësaj zhdukjeje, në perspektivën e shkrimit të veprës së saj më të madhe “Vrasje në Ekspresin e Orientit”, gjendet çelësi i zbërthimit të tragjedisë së dy dashnorëve.
10,41 
More

Botuesi: Pegi

Dëborë në Tiranë, Darien Levani

Bardhyli duket sikur ka gjetur rehat në Tiranën e tij. I shtyn ditët në lokalin e lagjes me një kafe me konjak para, duke luajtur domino e duke ndjekur raste pa shumë rëndësi. Kur Esteri troket në portën e tij, dket sikur detyra që do t'i japë është thjesht një tradhti bashkëshortore si shumë të tjera, Por qysh nga ai çast, hetuesi privat hyn në një...
10,41 
More

Botuesi: Onufri

Parisi vret, Mira Meksi

Vargjet profetike të një poezie të tij të vjetër i krijojnë parandjenja ankthi dhe frike. Pengesa nga më të jashtëza- konshmet i presin rrugën drejt qëllimit të madh të jetës – rimishërimit të tij në trupin e një gruaje në botën e lirë.
10,41 
More

Referenca: SKU000569

Botuesi: OMSCA-1

Intervistë me vetveten (Retë dhe gurët), Petro Marko

Thonë se gurët e mëdhenj atje poshtë në Shënmëri, janë burrat që janë kthyer dhe kanë vdekur në vend. Po të jesh trim dhe zëmërbardhë e po të shkosh andej natën, i dëgjon të dëftojnë historitë e tyre. 
12,49 
More

Botuesi: Onufri

Sëmundja e ëndrrave, Mehmet Kraja

Dhe derisa koha mitike, koha që kishte prodhuar legjendat kalorësiake për mua dhe vendlindjen time ishte kohë e mrekullive të paarritshme, koha historike ishte një zhgënjim i madh, sepse kishte lënë pasoja të pariparueshme në jetën e njerëzve, duke i tjetërsuar ata, madje duke i bërë që të jetonin si somnabuj në një realitet të paqenë, i cili vazhdonte të...
10,41 
More

Botuesi: Zenit Editions

Bishti i dhelprës, Balil Gjini

Krahët e tyre ishin  bërë për qiellin, ama trupi, eh, trupi ishte bërë krejtësisht për tokën, u ngjante krimbave që zvarriteshin ngado në tokë. Kërkova dashuri të tjera. Midis tyre dhe letërsinë. 
8,33 
More