• Banner

Vargjet e lira, Novelat e qytetit te Veriut, Migjeni
  • Vargjet e lira, Novelat e qytetit te Veriut, Migjeni

Vargjet e lira, Novelat e qytetit të Veriut, Migjeni

Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimikur she ftyra të zbeta edhe sy të jeshiltaqë të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesintë tanë jetën e vet derisa të vdesin.

600 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vargjet e lira, Novelat e Qytetit të Veriut
Origjinali: Vargjet e lira, Novelat e Qytetit të Veriut
Gjinia: Poezi, novela
Autori: Migjeni
Shtëpia botuese: Migjeni
Viti: 2009
Fq. 172
Pesha: 0.262 kg
ISBN: 978-99956-718-4-6

Fragment nga libri

Poema e mjerimit

Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimikur
she ftyra të zbeta edhe sy të jeshilta
që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje
mbesintë tanë jetën e vet derisa të vdesin.

E mbi ta n'ajri, si në qesëndi,therin qiellën
kryqat e minaret e ngurta,profetënt dhe shejtënt
në fushqeta të shumngjyrtashkëlqejnë.

E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin
-janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi të cilën hangri darkën
një qen e pamshirshëmme bark shekulluer,
gjithmon i pangishëm.

Mjerimi s'ka fat.
Por ka vetëm zhele, zhele fund e maje,
flamujt e një shpresetë shkymë
dhe të coptuem me të dalun bese.

Mjerimi tërbohet në dashuni epshore.
Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa;
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etjan'epshin kapërthyes,
kur mbytet vetvetja.

Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbtorët dhe lypsat
që nesër do linden me na i mbushë rrugat.
Mjerimi në dritzën e synit te kërthinidridhet
posi flaka e mekun qirininën tavan të tymuem
dhe plot merimanga,ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
ku foshnja e smueme qan si shpirt' i keqtu'
ndukë gjitë e shterruna të së zezës amë,
e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.

Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
e ama s'e don, por vetëm mallkon.
Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamitku
foshnjën përkundin lott edhe të fshamit!

Mjerimi rrit fënnin në hijen e shtëpivetë nalta,
ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.
Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet;
don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet,
atij grusht që në gjumë e shtërngon për fytitkur
fillojnë kllapitë e etheve prej unit
dhe fetyrën e fëmis e mblon hij'e vdekjes...

Mbi autorin

Millosh Gjergj Nikolla i njohur si Migjeni lindi më 13 tetor 1911 në Shkodër në një familje të varfër qytetare; vdiq më 26 gusht 1938 në moshën 27 vjeçare në një sanatorium pranë Torinos në Torre Peliçe. Ishte një poet dhe prozator. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes, më 1928 – 1932 ndoqi mësimet e mesme teologjike në Manastir.

Në vitet 1933 – 1937 punoi si mësues filloreje në Vrakë, Shkodër dhe në Pukë. Kjo është edhe koha kur zhvilloi veprimtarinë letrare. Shkrimet e para i botoi më 1934, bashkëpunoi në revistat "Illyria", "Bota e re" etj. Më 1936 krijimet e veta poetike i përmblodhi në librin "Vargje të lira", të cilin censura nuk e la të qarkullojë. Nga fundi i vitit 1937 shkoi në Itali për tu shëruar nga sëmundja e mushkërive. La në dorëshkrim një pjesë të rëndësishme të prozës së tij.

Detajet e librit
Migjeni
SKU000009

Referencat specifike

isbn
9789995671846
ean13
9789995671846
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001548

Botuesi: Princi

Për Migjenin, Arshi Pipa

"Për Migjenin" është një libër që përmbledh tri ese të autorit të shkruara në kohë të ndryshme: "Historia e dhimshme e nji shpirti të ri" (Revista "Kritika" 1944'), "Nderim për Migjenin" (Revista letrare, 1945) dhe "Miti i Oksidentit në poezinë e Migjenit".

Çmimi 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2414

Botuesi: Onufri

Migjeni ose parathenie e dyzuar, Anastas Kapurani

Si e shikojmë Migjenin? Si na shikon Migjeni? Dhe përgjigjemi: Migjenin edhe e shikojmë, edhe na shikon duke ardhur përjetësisht nga maja e një lartësie. Migjeni vjen drejt nesh nga Kulla e tij e famshme e Babilonit. Ai u ngjit aq lart që të mund të hynte në zemrën e Kohës së Njeriut. Çfarë pa aty? Dritën e këtij zbulimi ai e mble

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Diktatori në kryq, Mira Meksi

Një albanolog gjerman zbulon rrënjët pagane të Kishës njëmijë e pesëqind vjeçare të Hylindëses në Labovën e Kryqit, ato të gjuhës shqipe, si edhe misterin e lashtë të një “Graali të Shenjtë” për Krishterimin që ndodhet në Kishën e Kryqit.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000116

Botuesi: Ideart

Zotit, kenge shumemetrike, Zef Serembe

Një shekull më parë, poeti Zef Serembe, - ja për hir të parandjenjës, ja nga bindja e kthjellët për peshën e krijimit të tij, - rimerr në duar poemën madhore A Dio (Zotit), të shkruar herët, në rininë e vonshme, kur porsa kishte shkelur në moshën e burrërisë.

Çmimi 288 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Cabej

Shtëpia te selvia, Anisa Markarian

Kujtimet nga jeta e përditshme në Tiranën e viteve të periudhës para kohës së komunizmit vijnë me një shqipe për t’u pasur zili, herë herë si një album familjar dhe më pas si grimca nga jeta e një fëmije si dhe një meditim mbi diktaturën dhe pasojat që ajo pati në të menduarit dhe të jetuarit.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Manjola, Erjeta Kici

I vetmi ngushëllim që i kishte mbetur ishin degët e “Manjolës”, pema që prej vitesh arriti të mbante pranë vetes, duke i folur fjalë të ngrohta netëve të ftohta të dimrit e duke e përkëdhelur si fëmijë netëve të gjata të verës.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Libri i kujtimeve dhe i harresës, Suad Arilla

Gjithashtu, e kaluara e tij me njerëz dhe me kujtime, fjalët e të atit dhe një marrëdhënie e çuditshme me botën femërore, e përndjekin si fantazma dhe ia ndryshojnë rrjedhën e jetës. I ndodhur në një rreth vicioz, mes kujtimeve, dëshirave dhe pasioneve, problemeve të moshës dhe të familjes, jetës dhe vdekjes, ai përpiqet të gjejë rrugëdalje duke lexuar...

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Gruaja që deshe, Ridvan Dibra

Kështu, të vjen keq, mbasi për ndoca orë, ndoshta edhe ditë, mespërmes një tisi të hollë prej qelqi rrezja dritnuese e këtij teksti ka kaluar krejt e qetë jo për të hyrë në sy, por në zemër e, njëkohshëm, edhe në mendje. Të gjitha elementet e tekstit qëndrojnë në balancë: një floknajë e lehtë dëbore të mbështillet si pelerinë e akullt, por, sapo fillon të...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Shtegtimi i dinozaurëve fluturues, Pol Milo

Në këto copëza filozofiko-letrare është bërë përpjekje të ribashkohen krijesat e ndara dikur në kohë duke u përballur me njëra-tjetrën meditimi filozofik me relacionet shkencore, inevolucioni i bashkësisë me ndjeshmërinë individuale.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Kësulëkuqja, përrallë për të rritur, Ag Apolloni

Ky roman flet për një Kësulëkuqe koketuese dhe një Ujk të sëmurë. është një histori e dashurisë dhe një shëtitje nëpër pyllin magjik të tregimtarisë, ku personazhet futen shtigjeve të mitologjisë, përrallës, religjionit dhe animacionit. Ulërimat dhe psherëtimat, lehjet dhe blegërimat vijnë si një përballje alegorike që zgjon jehun e egërsisë brenda nesh.

Çmimi 750 Lekë
More
Në gjendje

Anja, Ahmet Prençi

Thjesht, bukur, drithërues, me sinqeritet, me nerv rrëfyes, me vringëllimë të fjalës dhe intrigë dashurie, Prençi na shëtit “Udhëve në pasqyrë” duke na treguar këtë radhë ciflosjen e “pasqyrave” të shpirtit si një destinacion i secilit, ku “cirku” i fatit kërcen skutave të jetës e shpirtit si fat e rastësi vrastare, për të na dhënë mesazhin e madh...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)