• Banner

Pasojat e dashurisë, Albana Shala

E shkruar me kulturë, imagjinatë, ritem dhe rrjedhshmëri poezia e Albana Shalës vjen natyrshëm si një rrëfim intim, personal, e që në të njëjtën kohë është po aq universal, sepse i përket secilit prej nesh.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi


Titulli: Pasojat e dashurisë
Origjinali: Pasojat e dashurisë
Gjinia: Poezi
Autori:  Albana Shala
Shtëpia botuese: Carabela
Viti: 2022
Fq. 106
Pesha: 0.139 kg
ISBN: 978-90-832272-0-7
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Nuk ka gjë që nuk mund të thuhet. Te pathënat i përkasin kohës së perëndive. Megjithatë, diçka ka mbetur ende e pathënë. Dhe Albana Shala për këtë shkruan... poezitë e saj rreken të na mësojnë se si të marrim frymë ndryshe.
Andrea Grill, shkrimtare

‘dicka te ngadaltë ky ritual shpalosës dëshire që si llavë rrëshqet e gjithçka përpin', me ato copëza shpirti të hedhura në letër aq me kujdes dhe pastërti, në një meditim poetik që të ngre diku mes yjesh dhe në imtesi neutronesh të marrësh me vete një diçka të re, të bukur që veten përsërit si një lule sa here që brishtë hap petalet e saj. Albana Shala sjell me ketë libër një lirikë që i këndon dashurisë me një formë mendimi të ri, që të mban pezull në vargun fisnik e tejet të ndjeshëm.
Emil Asdurian, shkrimtar

E shkruar me kulturë, imagjinatë, ritem dhe rrjedhshmëri poezia e Albana Shalës vjen natyrshëm si një rrëfim intim, personal, e që në të njëjtën kohë është po aq universal, sepse i përket secilit prej nesh. "Pasojat e dashurise”, është një libër i frymëzuar nga pasioni, që na zbulon nga një poezi në tjetrën, pasurinë e ndjenjave, thellësinë e përjetimeve, misterin e dashurisë, atë që Octavio Paz e quan metaforë universale par exellence, pikë kryqëzimin e të gjithë forcave dhe farën e të gjithe formave.
Lazer Stani, shkrimtar

Detajet e librit
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2728

Botuesi: OMBRA GVG

1001 barcaleta, Kristo Qendro

Një karabinier po lexonte gazetën. Duke lexuar lajmin mbi një aksident me një autobus, ku ishin shkruar edhe emrat e viktimave, i thotë tjetrit:-Nuk e kuptoj... Si kanë të vdekur të gjitha viktimat sipas rendit alfabetik?

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Artini

Këngë popujve, Dora D'Istria

Esetë e saj studimore-shkencore, në radhë të parë për këngët popullore të popujve pasqyrojnë anën më shpirtërore të tyre dhe përbëjnë elementët thelbësorë të identitetit të tyre. Ato shfaqen kësisoj si një pasaportë kombëtare e popujve.

Çmimi 2 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000758

Botuesi: Onufri

Ra ky mort e u pamë, Ismail Kadare

Ne kishim qenë prej kohësh brenda saj, por veç tani, spikama e tragjedisë u bë zotëruese. Të gjitha ngjarjet e përditshme, deklarimet e Këshillit të Sigurimit, ose të NATO-s, nisja e aeroplanmbajtëseve, bombardimet, masakrat, shpërnguljet, merrnin aty për aty një zi sipërane, dendësoheshin brenda një ngrehe, që ngjante e mbinatyrshme, si në teatrin antik,...

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000017

Botuesi: Toena

Te porta e Shën Pjetrit, Fatos Kongoli

Dy histori dashurie të ndërprera verbërisht. Kufoma e braktisur e një të riu. Një inspektor i ndjekjes së krimeve në kërkim të vrasësve. I ndërtuar si ndërthurrje e këtyre linjave, me personazhe të mjediseve nga më të ndryshmet, kryeqytetase dhe periferike, intekeltuale apo mafioze.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Flama, Tom Kuka

Teksa Di Hima heton, na shpaloset përpara syve një mjerim i madh, jo vetëm  ekonomik, por edhe shpirtëror. Njerëz që nuk duan të njohin rrënjët e tyre,  të shkuarën e tyre; gra që shiten e blihen në pazar për hiçmosgjë, njerëz të kulturës që i kanë duart e lidhura në gjithë atë zallahi, mjekë që përplasen me  realitete të paimagjinueshme, njerëz të lirë...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Odeon

Bloc notes, Ylli Demneri

Dhe një libër si Bloc notes, të ndërtuar pikërisht me fragmente, gjen të ndërthurura shprehjet më të zakonta e më të larmishme të mendjes: mendime, qëndrime, ndjenja, gjëra të para, të dëgjuara, të shijuara, reale dhe imagjinare, në shtëpinë e fëmijërisë dhe në dhomat e kujtesës, në rrugicat e lagjes dhe në udhët e botës...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Makina e trurit, Agron Cami

Nje novel ku kombinohet letërsia e filozofia, e tashmja dhe e ardhmja, nën një këndvështrim origjinal dhe një ndodhie intriguese që te mban të lidhur deri në faqen e fundit.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)