• Banner

Tre qeshin, një inatoset, Dritëro Agolli

Sa shumë janë o Bamkë, e ku i numëroj dot të gjithë unë i gjori. Të rrimë shtrembër e të flasim drejt. Të gjithëve s’ia u ha kollaj qeni shkopin. Secili e ka thurur mirë e bukur kopshtin e tij dhe i bën hyzmet çdo vit e më shumë. Nga tre katër herë qilizmë e kanë punuar, kush më thellë e kush më cekët, sipas takatit. Edhe shëndet kanë, edhe bereqet. 

8,88 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Tre qeshin, një inatoset

Origjinali: Tre qeshin, një inatoset

Gjinia: Roman

Autori: Dritëro Agolli

Shtëpia botuese: Botimet Dritero 

Viti: 2019

Fq. 135

Pesha: 0.195 kg

ISBN: 978-99927-34-76-6

Mbi librin

Të kujtohet Bamkë, sa herë të kam gjetur të përkulur në tabanin e kopshtit tënd duke mbjellë me kujdes gërma, rrokje, rima, vargje e duke korrur vjersha e poema të shëndetshme e të pastra si ajo dëbora në majën e maleve, e na gostit me libra të mira nga kopshti yt. 

Por dije, se nuk është vetëm kopshti yt i vjershërisë o Bamkë Çomaga, se ka edhe kopshte të tjerë. Ja, aty ku fërfërijnë krahët pëllumbat e turtujt dhe nisen drejt reve ku çel ylli i mëngjesit, ku fryn zefir, fërfërimë, shtrëngata, stuhi, nga vjen erë limon, borigë e rrëshirë, janë kopshtet e miqve tanë të vjetër. Njëri e ka kurdisur kopshtin e tij buzë një ”liqeni” ku “hesht një lopatë” dhe “një shqiponjë e arratisur fluturon në Mal të Thatë”, dhe tjetri buzë një liqeni tjetër, ku mërzen cjapi e ku zihet krapi.“ ... Sa shumë janë o Bamkë, e ku i numëroj dot të gjithë unë i gjori. Të rrimë shtrembër e të flasim drejt. Të gjithëve s’ia u ha kollaj qeni shkopin. Secili e ka thurur mirë e bukur kopshtin e tij dhe i bën hyzmet çdo vit e më shumë. Nga tre katër herë qilizmë e kanë punuar, kush më thellë e kush më cekët, sipas takatit. Edhe shëndet kanë, edhe bereqet. 

Po lëre , Bamkë, kam një shqetësim këtu në zemër. Ty të vajti nofulla mënjanë kur more vesh një hap të pamatur të Lulushes tënde, që vajti e u ankua në Lidhjen e Shkrimtarëve, se s’po të lidhnin me anëtarësi e s’po të jepnin leje krijuese të krijoje vjersha, por mua më ka mbetur qafa shtrembër, duke shikuar disa vjershëtorë që, hop, kapërcejnë gardhet e kopshteve të botës e hyjnë brenda. 

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789992734766
ean13
9789992734766
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000750

Botuesi: Onufri

Zhurma e erërave të dikurshme, Dritëro Agolli

Pas këtyre vërejtjeve, një ndër pjesëmarrësit, që nuk më kujtohet se cili ishte, tha se libri duhej ndaluar, një tjetër shtoi se duheshin hequr disa tregime dhe të botohej me një kopertinë tjetër jo aq të zymtë. I treti propozoi të botohej siç ishte dhe pastaj të kritikohej, duke u përcjellë me disa artikuj.

Çmimi 22,20 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001891

Botuesi: Dritëro

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, Dritëro Agolli

Kronikë e karrierës së palavdishme të një zyrtari "në vijë", romani është në të njëjtën kohë pasqyrë e pozitës së mjerë të vartësit të tij, Demkës, një kalemxhi i stërvitur, që pak nga pak është ndarë me talentin. Vitet e fundit, veçanërisht pas botimit në Francë, këtij romani i është rikthyer vëmendja.

Çmimi 13,32 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Kalorësit e shiut, Sadik Bejko

"Nuk është e vështirë të dallosh vargjet e ngrohta, plot mendime, që kanë gjithmonë një rrjedhë të vetvetishme, të Sadik Bejkos... Dhe jam i bindur se nuk e ekzagjeroj aspak po të përmend se shumë vjersha të Sadik Bejkos (...) janë në nivelin e mirë të poezisë sonë në plan nacional". Ismail Kadare

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Botuesi: Princi

Fryma, tregime bashkëkohore në gegnisht

Ndër ta, emna të mirënjohun për letërsinë bashkëkohore shqiptare, me botime e publikime, prani letrare të dendun nëpër kanalet letrare të rrjeteve sociale, si dhe tjerë me shtytje të herëhershme për me shkruejtë në këtë zhanër. 

Çmimi 5,55 
More
Në gjendje

Prognozë e rezervuar, Ornela Agastra Mulla

 Pasioni i saj është letërsia dhe muzika. Pas vëllimit të parë me poezi “Malli nuk ka gjumë”, ajo vjen kësaj here, për lexuesin shqiptar, me një roman. Autorja shpreson që gjithësecili të gjejë në rreshtat e tij, një copëz nga vetja...

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Të murosurat, Lindita Arapi

Alba Darëzezi, heroina e romanit të ri të Lindita Arapit, Të murosurat, është simboli i një brezi femrash shqiptare që u përballën me tutelën paternaliste, nënshtrimin para vullnetit dominues mashkullor, dhunimin e autonomisë, tabuizimin e seksualitetit, që femrës nuk ia lejonte vetëvendosjen.

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Referenca: 2728

Botuesi: OMBRA GVG

1001 barcaleta, Kristo Qendro

Një karabinier po lexonte gazetën. Duke lexuar lajmin mbi një aksident me një autobus, ku ishin shkruar edhe emrat e viktimave, i thotë tjetrit:-Nuk e kuptoj... Si kanë të vdekur të gjitha viktimat sipas rendit alfabetik?

Çmimi 6,66 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Triologjia e Shkodrës, Gazmend Krasniqi

Ç’është ky roman shqiptar postmodernist? A ka lidhje me tipologjinë romanore, apo është larguar dhunshëm nga forma e tij? A duhen parë këto “shmangie” si pasurim që kjo strukturë e thyer e narracionit postmodernist i sjell romanit tonë?

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Referenca: SKU002011

Botuesi: OMSCA-1

Kujtime, vellimi l, Hamit Kokalari

Hamit Kokalari u lind më 5 gusht të vitit 1909 në Gjirokastër në një familje patrote intelektuale. Në vitin 1930 filloi studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tuluzës në Francë, që i mbaroi me rezultate shumë të mira në vitin 1934.

Çmimi 5,55 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Poezi të zgjedhura, Luljeta Lleshanaku

Poezi të tilla që vijnë si rezultat i një nevojë të brendshme të përzier me imagjinatë, që në dukje s’pyesin fare për lexuesin apo kritikën dhe që sigurisht që nuk u bëjnë fresk atyre, të qarta dhe në masë të madhe të pasforcuara– e çojnë Lleshanakun afër poetëve të mëdhenj të Evropës Qendrore dhe Lindore, si: Ahmatova, Herbert, Holub, Szymborska, Zagajewski

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)