Pse qau qielli kaq fort?, Afroviti Ilo Miçalliu
  • Pse qau qielli kaq fort?, Afroviti Ilo Miçalliu

Pse qau qielli kaq fort?, Afroviti Ilo Miçalliu

Ato nuk ndoheshin kurrë nga njëra-tjetra, deri sa një dite... Ja , se ç’ndodhi! Ato u grindën me njëra tjetrën se cilën nga ata donte më shumë njeriu. Po u grindën aq shume, saqë nuk shikonin njëra tjetrën me sy!

500 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pse qau qielli kaq fort?

Gjinia: Përralla

Autori: Afroviti Ilo Miçalliu

Shtëpia botuese: Autori

Viti: 2016

Fq. 87

Pesha: 0.120 kg

ISBN: 978-9928-209-32-0

Mbi librin

Na rronin njëherë e një kohë dhe rrojnë ende, tri motra: e djeshmja, e sotmja dhe e ardhmja.

Ato nuk ndoheshin kurrë nga njëra-tjetra, deri sa një dite... Ja , se ç’ndodhi! Ato u grindën me njëra tjetrën se cilën nga ata donte më shumë njeriu. Po u grindën aq shume, saqë nuk shikonin njëra tjetrën me sy! Një ditë, e djeshmja shkoi të takonte njeriun dhe ta bënte për vete, duke i falur orë e kujtime nga vetja e saj. Njeriu herë qeshte e herë qante. Kështu që e djeshmja nuk e mori vesh në e donte apo jo njeriun më shumë se motrat e tjera.

Një ditë tjetër shkoi e ardhmja tek njeriu dhe e pyeti, porsi  një vajzë e re pyet lule margaritën: “Më do më shumë se të tjerat apo jo?”. Njeriu nuk dinte si t;i përgjigjej, pasi herë dukej i kthjelluar dhe herë i turbulluar. Kështu që iku duke qarë me ngashërim edhe nga motra e dytë. Ditën e tretë, njeriut i erdhi e sotmja, por ajo s;mori përgjigje, sepse njeriu ishte shumë i zënë të rrotullonte akrepat e orës. Por... Të tria motrat nuk u lodhnin kurrë!

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928209320
ean13
9789928209320
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fishta

Extra time, Durim Taçi

 Një dalje jashtë kohës universale për të banuar kohën tënde shtesë, e cila matet me orën e emocioneve që të ka lënë ty jeta. Këtu e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja shkrihen bashkë e ti nis të rrëfesh një kohë të përjetshme. Bëhesh vëzhgues i një realiteti të vëzhguar e ajo që ti dëshmon është një vijimësi e dëshirës dhe vendimit tënd të lirë.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001089

Botuesi: Onufri

Or'e Fundit, Lumo Skëndo

Lumo Skëndo, emri artistik i Mithat Frashëri (1880-1949), u takon atyre personaliteteve të botës shqiptare që, me veprën e tyre të gjithanshme, u bënë shtylla të kulturës sonë kombëtare në dekadat e para të shekullit të njëzetë.
600 Lekë
More

Botuesi: Cabej

Santiago de Compostela, Dashnor Kokonozi

Shkrimtari Dashnor Kokonozi i ndoqi një copë herë të gjatë hapat e Peshkopit pa e ditur me siguri se në 400 vjet ishte shqiptari i dytë që nisej më këmbë drejt Compostela-s, vendit ku është ngritur qyteti i Santiagos dhe katedralja e tij e famshme...
800 Lekë
More

Botuesi: M&B

Etnogjeneza e shqiptarëve, Kristo Frashëri

Monografia trajton që në hyrje problemin e metodikës dhe metodologjisë që kanë ndjekur deri sot dijetarët e ndryshëm dhe, pasi vihen në dukje dobësitë e disave prej tyre, sugjerohen kritere më shkencore në trajtimin e albanologjisë dhe të ilirologjisë.
1 300 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Loja e vjetër, Besart Kadia

Krimi është prezent në jetën tonë në forma të ndryshme e të gjitha zbulohen në "Lojën e Vjetër". Shqiptarët e të gjitha klasave shoqërore janë detyruar të luajnë, si gjatë komunizmit ashtu dhe në periudhën kaotike të tranzicionit. Loja mbetet e njëjtë: "Loja e Vjetër" për pushtet.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Albas

Faqja e fundit, Gazmend M. Kapllani

Në shtëpinë atërore, rrethuar nga orendi që i duken si fantazma të heshtura, Melsi nis të rrëmojë në kujtimet e fëmijërisë. Papritur, mes tyre ai gjen një fetore shënimesh, që e çon në një zbulim tronditës për të atin dhe familjen e tij.
800 Lekë
More

Botuesi: Fishta

Korçë e Shkodër, Stefan Çapaliku

Ndoshta këtu duhet kërkuar dhe arsyeja sepse Shkodra dhe Korça kanë arritur të kenë një alkimi të pashoqe e të pakrahasueshme midis vetes. Ato ia kanë dalë të komunikojnë kaq shumë me njëra-tjetrën edhe në kohën kur komunikimi ishte aq i vështirë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Buzuku

Një ditë në natën pa fund, Kasëm Trebeshina

Kjo është historia e jetës sime. Vazhdimin e saj do ta gjeni në shkrimet e mia, se që nga viti 1955, e lashë pikturën mënjanë dhe u mora tërësisht me letërsi... Tashti, si çdo njeri tjetër në Shqipëri, edhe unë jam i dënuar me burgim të përjetshëm. Që me rrezen e parë të agimit dhe gjer në muzg të gjithë jemi të detyruar të shohim vetëm bunkerët e kotë,...
1 200 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj

Romani “Zogjtë e qyqes” trajton me vlera të spikatura letrare artistike, urrejtjen në mes të serbëve e shqiptarëve, marrëdhëniet e tyre të ndërsjellta, dashurinë e pa realizuar që e intrigon lexuesin, ndërsa pasuron letrat shqipe.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Sende që nxirrte deti, Ardian Vehbiu

E lamë shkollën atë ditë, dhe u kuturisëm me tren në Shkozet. Lajmi kish qenë i saktë: e gjithë vija e plazhit, nga porti deri poshtë tek Iliria, ishte e mbushur me kartonët që kishte nxjerrë deti: cigare Winston, Camel, Kent, More, Chesterfield (pa filtër), Muratti Ambassador dhe të tjera që nuk më kujtohen.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Fugu, ArB eLo

Është në traditën e linjës sonë që të përzgjedhurve t’u tregohet në një moshë të caktuar, kur janë pjekur kushtet dhe kur e kërkojnë vetë, diçka më shumë nga e vërteta. Edhe unë jam sqaruar, këtu ai kishte bërë një pauzë kuptimplotë, kishte rrudhur sytë e kishte buzeqeshur pak, sikur të priste një mirëkuptim të vetëkuptueshëm nga bashkëbiseduesi, - nga...
1 500 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Tregimtari i madh, Arben Dedja

Temat e vjetra përsëriten, por jo deri në obsesion, ndërkohë që bëjnë udhë tregime historikë, fantastiko-shkencorë, fantastikë, surrealiste, auto-fiction, pa llogaritur disa forma letrare proze të shkurtër akoma më të guximshme. Saqë pyetja më me vend do të ishte:"A janë (të gjitha) tregime?"
800 Lekë
More

Jetë të humbura, Dëfrim Çeka

Gjithçka do te ndryshoje, kur ai njihet rastësisht me një plak të vjetër, i cili duket sikur ka formulën e zgjidhjes për çdo problem. Ndërsa Vali njihet me formulat e plakut të vjetër, zemra e tij fillon te njohe vetëm një zgjidhje, Avin
800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Lufta e Shejntë, Afroviti Ilo Miçalliu

Afroviti Ilo Miçalliu ka lindur në Durrës në vitin 1982. Ka mbaruar arsimin elartë dega Stomatologji në Universitetin e Mjeksisë në vitin 2007. Ka botuar poezi në gazetën “Muzgu”, bën pjesë në antologjinë poetike “Muzgu” në numrat 9,10,11 dhe 12.
600 Lekë
More