Kujtimet e një karrigeje, Edmond Tupja
  • Kujtimet e një karrigeje, Edmond Tupja

Kujtimet e një karrigeje, Edmond Tupja

Pegi

Në to hulumtohen me finesë marrëdhëniet intime dhe dashuria fizike, të cilat shpesh fshehin përmbajtje filozofike dhe shpirtërore. 

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kujtimet e një karrigeje 

Gjinia: Proze

Autori: Edmond Tupja

Shtëpia botuese: Pegi

Viti: 2019

Fq. 184

Pesha: 0.238 kg

ISBN: 978-9928-233-60-8

Mbi librin

"Kujtimet e një karrigeje" është vëllimi i dytë me tregime erotike, shkruar nga Edmond Tupja. Në to hulumtohen me finesë marrëdhëniet intime dhe dashuria fizike, të cilat shpesh fshehin përmbajtje filozofike dhe shpirtërore. Intimiteti pervers i dikastereve të dikurshme, që nuk kufizohet vetëm në nënshtrimin apo poshtërimin e nëpunësve të vegjël nga eprorët e lartë, rritja dhe zbulimi seksual i vetvetes në moshën e adoleshencës, përballja me trupin, dëshirat, epshet e kontrolluara dhe të pakontrolluara, zbulimet fetishiste thjesht e vetëm për hir të joshjes së seksit, befasia dhe ngasja e një nate të vetme, ngërçi psikologjik i burrave të tradhtuar apo pasojat e një adoleshence të dhunuar trajtohen me një gjuhë të hapur dhe mbështillen me tisin e erotizmit herë brutal e herë të sofistifikuar.

 “Në një natë me hënë gjysmë të plotë, teksa kundroja sallën e zbrazët, papritmas pata ndjesinë sikur parketi prej druri më përcolli fëshfërimën e disa hapave të matur; prita pak dhe kësaj radhe u binda. Dikush po afrohej duke u kujdesur të shmangte edhe zhurmën më të vogël. Befas, fare pranë meje ndjeva një kërcitje të lehtë të ndjekur nga një "Ah!" me zë femre dhe, menjëherë, nga një "Shët!" me zë mashkulli. Pastaj ra një heshtje e thellë, por, nën dritën kursimtare të hënës, ndjeva një dorë që diçka kërkonte midis këmbëve të mia. Hetimet e saj në errësirë vazhduan disa sekonda, ndoshta një minutë, por jo më shumë, dhe të dy trupat, si dy njolla tëpërhime në mes të errësirës, u shkrinë ethshëm në një të vetme dhe u plandosën sipër meje për të nisur vallen e tyre të zakonshme me lëvizje të harmonishme nga poshtë lart e anasjelltas derisa ndjeva erën e sapunit "Venus".”

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928233608
ean13
9789928233608
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Një javë në manastir, Mustafa Nano

Të gjitha ato, e të tjera të ngjashme, ishin kenaqesi që merrnin vlere kur i mwisheshin, si degët me gjethe nje trungu peme, kuptimeve të jetës, njërin prej te cileve ai e kishte zbuluar dy javë më parë, në Paris, me te dale prej studios se doktorit, dhe ai kuptim ishte te genet baba, babai i Besés, babai i pazevendesueshem i saj.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Dimri i librave, Bashkim Hoxha

Një tradhti dashurie shkarkohet në rrëfime, një tradhti miqsh me kohën kalon, por është e rëndë, shumë e rëndë, tradhti e kohës.Të braktis, të flak, të shumëzon me zero.
1 000 Lekë
More

I Lumi Shtjefën Kurti, dëshmitar i Kishës Martire, Dosja Shtjefën Kurti,vol.3

Sipas dokumentacionit të pasur arkivor, Shtjefën Kurti nuk ka patur marrëdhënie preferenciale me italianë, që ishin angazhuar në struktura ushtarake apo civile gjatë viteve të pushtimit. Gjatë procesit të parë gjyqësor, Prokurori e akuzoi Dom Shtjefnin dhe klerikët e tjerë: “Të pandehurit Don Shtjefën Kurti dhe At Pjetër Meshkalla kanë bashkëpunuar...
1 500 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Mbresa parisiane, Luan Rama

Kur ndërmora të lexoj dorëshkrimin "Mbresa parisiane" u befasova. Ishte dhuratë e vyer për mua. Nëse doni të zhyteni në pasurinë e vërtetë të këtij qyteti, atë çka ai i ofron shpirtit njerëzor, të ecni në kthinat e qoshet e tij, të përjetoni historinë e marrëdhëniet e tij me figurat letraro – artistike të dy shekujve, atëherë merrni në duar "Mbresa...
900 Lekë
More

Betejat e humbura të Tiranës, Bamir Topi

"Betejat e humbura" të Tiranës janë brenda gërmave, rreshtave dhe faqeve te këtij libri. Shpesh këto "beteja" janë zhvilluar dhe humbur pa u kuptuar nga njerëzit që ishin në përplasje me sundimtarët politikë.
2 000 Lekë
More

Botuesi: Fishta

Një prani në ikje, Durim Taçi

Libri është pjellë e një eksperiencë kurrë të ndodhur më parë, siç qe goditja që njerëzimi mbarë mori nga pandemia e Covid-19, parë nga qendra më problematike dhe vdekjeprurëse, siç qe Bergamo e pranverës së këtij viti. I ndodhur pikërisht atje, autor na e përshkruan situatën me një aftësi të mrekullueshme shtëgtimi nga jashtë Brenda dhe nga Brenda...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Mediaprint

Banorët e mjegullës, Saimir Lleshi

Ky libër rreket t’i flasë ndërgjegjes së një vendi përmes dashurisë së dy njerëzve, ku secili prej tyre përjeton një “rilindje” të dytë nga ato që ndodhin rrallë në “mesin e artë” të jetës njerëzore.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Muza

Muza e ligë, Emilian Shabani

Në rutinën plot zhurmë e rrëmujë të Manhatanit, spikaste sjellja e dashur e një mjeku autopsie që shëtiste me një tufë trëndafilash të bardhë në dorë. Por këto lule nuk mund ti nuhaste kushdo. Ata marrës fatlumë do të kishin bekimin e përjetësisë dhe mallkimin që, me sy hapur, të shihnin se çfarë fshihej pas buzëqeshjes së ëmbël të doktorit.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2510

Botuesi: Cabej

Carere Patria (Mungesa e Atdheut), Migjen Kelmendi

Shqipëria ishte ai guri i madh që i mungonte mozaikut tim, ajo gjysmë e humbur e librit që më kallte kërshërinë me epilogun që nuk mund ta lexoja, ajo letër e humbur që nuk ma kishin nisur kurrë, ajo copë e thyer e pasqyrës në të cilën pashë veten për herë të parë qartazi e të tërë.
600 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Komploti, Ben Blushi

Afganët, që tashmë thuajse janë shndërruar në shtet brenda shtetit, kërkojnë të pushtojnë Kosovën për të krijuar një shtet më të madh, ose një Afganistan të ri në mes të Europës.
1 400 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001219

Botuesi: OMBRA GVG

Tension i lartë, Edmond Tupja

Edmond Tupja ka lindur në Tiranë në vitin 1947. Pasi kreu studimet në vendlindje, u diplomua për gjuhë e letërsi frënge në Universitetin e Sorbonës, Paris.
450 Lekë
More

Referenca: SKU001220

Botuesi: OMBRA GVG

Kur dhimbja premton dashuri, Edmond Tupja

Ju jeni prindër të lumtur, besomëni për këtë! Pa viheni veten për një çast në vendin tim: si do të ndiheshit sikur të kishit një fëmijë autik si puna e Gesit tim, ndoshta në gjendje edhe më të rëndë, një fëmijë pa të ardhme, pa asnjë siguri jetike pas vdekjes së prindërve meqënëse shteti e shoqëria shqiptare janë të paaftë t'i marrin ata plotësisht në...
600 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Album i brengës më të thellë, Edmond Tupja

Në përgjithësi, familja, si edhe farefisi i një fëmije me autizëm, kur është e mirinformuar për këtë sindromë dhe pasojat e saj të rënda, nuk e kursen dashurinë për atë. Kështu, edhe ne, Xhilda e unë, gjyshet e gjyshërit e Gesit, të afërmit e tjerë deri edhe fqinjët, kurrë nuk kemi reshtur së faluri dashuri Gesit.
600 Lekë
More