• Banner

Procesi: 3k/1988, Arbër Ahmetaj
  • Procesi: 3k/1988, Arbër Ahmetaj

Procesi: 3k/1988, Arbër Ahmetaj

Jemi në Tiranën e fund viteve ‘80. Një student burgoset. Këtu zë fill një rrëfim tronditës, me një ngjitje mahnitëse deri në mbyllje të librit. Hija e ankthit bie edhe mbi rrethin e miqve të tij. Shpresat fiken.

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Procesi: 3k/1988
Gjinia: Roman
Autori: Arbër Ahmetaj
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2019
Fq. 184
Pesha: 0.221 kg.
ISBN: 978-9928-221-34-6

Mbi librin

Jemi në Tiranën e fund viteve ‘80. Një student burgoset. Këtu zë fill një rrëfim tronditës, me një ngjitje mahnitëse deri në mbyllje të librit. Hija e ankthit bie edhe mbi rrethin e miqve të tij. Shpresat fiken. Ka tension në rrëfim, humor, ka zymti nëpër kryeqytet, por edhe në rrethinat ku lëvizin personazhet.

Si prani e pashmangshme e moshës së rinisë, ka edhe çaste të bukura jetësore, personazhe plot gjallëri, disa prej tyre me identitet të vërtetë. Tridhjetë vjet më pas, lexuesi e njeh hartën e asaj Tirane të populluar nga studentët e revoltuar, si një parathënie e ditëve që po vinin.

Përtej rrëfimit të autorit, ndonjëherë me nota surreale, përtej ngërthimit që të ndjek duke e lexuar, romani është edhe një dëshmi, thuajse historike, e dridhjeve nëpër të cilat kaloi Shqipëria në prag të shndërrimit të madh.

Arbër Ahmetaj, dalëngadalë, po formon klubin e lexuesve të vet, jo nga ata që brohorasin për suksesin e tij, por nga ata që shkëmbejnë mes tyre entuziazmin dhe ndjesinë se kanë privilegjin të lexojnë një autor të veçantë. Nga libri në libër, ky autor sjell forma të ndryshme rrëfimi, edhe pse këmbëngulja për thelbësoren nuk ndryshon.

Letërsia e tij, në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo metaforike, me një stil të rrjedhshëm e befasues, pasqyron shoqërinë shqiptare në krizë e në gëzim, në konflikt e në dashuri, me zhbërje të kufirit mes mitit dhe realitetit. “Procesi: 3k/1988” është nga ata libra që të mbajnë ulur deri në faqen e fundit.

Koment mbi librin

“Lëvizja e karaktereve, ekonomia e mjeteve dhe tonet e errëta, bëjnë që gjithçka të duket si një vënie në skenë, e projektuar për të shkaktuar drithërimë!”

                                                                                  Radu Voinescu, Cafeneaua Literara

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928221346
ean13
9789928221346
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Skanderbeg Books

Varri i braktisur, Arber Ahmetaj

Arbër Ahmetaj ka lindur në Tropojë në vitin 1965. I diplomuar për Farmaci në Universitetin e Tiranës dhe të Gjenevës, që prej vitit 1986 bashkëpunon me shtypin letrar (Zëri i Rinisë, Drita, Nëntori). Krahas studimeve, në vitet 1991-1993 punoi si redaktor në gazetat "Balli i Kombit", "Kosova" e më pas në departamentin e Informacionit të TVSH-së.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Fletë hyrje për në varr, Arber Ahmetaj

Në mes të dënesave dëgjova një zë. Jo zë njeriu. Zë drurësh, zërin e pyllit, një zë të çuditshëm, vajtues, jeshil. Ashtu në gjunjë u vura në ndjekje të atij zëri, të burimit të tij dhe ja, në mes të një lëndinë e dashura ime, krejt e blertë, gjysmë lakuriqe, rënkonte.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

69 gra, Arber Ahmetaj

Mësuar (!) me bjondet lëkurëzbehta të Veriut të Europes, por edhe me esmerkat e Mesdheut, desha të ta shkoja dorën nëpër flokë. Ato refuzuan. Ajo masë e dendur, si një re e ngarkuar me shtrëngatë, ishte më e vështirë për ta depërtuar se pyjet e atdheut tënd.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Kur këndonin gjelat e tretë, Agron Tufa

Prozat e këtij libri nuk kanë të bëjnë me përkufizimet teoriko-akademike apo shkollareske mbi zhanret (kufitare apo jokufitare). Ato janë autorrëfime, përshkrime, skena e situata, monologje në çastet kritike të minutës fatale para fytyrës së vdekjes. Qëllimi im ka qenë t’u jap zë këtyre hijeve tragjike, të cilat mbushën skenat mortore përgjatë ritualit...

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Erik Botime

Lasgushi i Panjohur, Moikom Zeqo

 Është Lartësia e Figurës së Lasgushit nëpërmjetë Penës së Moikom Zeqos nga njëra anë dhe nga ana tjetër është vetë Pena e Prof. Moikomit që di të ngrejë në Piedestal me artin e tij të të shkruarit, me mendjen e tij të një njohësi të thellë Universal, gati prej Gjeniu, Figura të Mëdha si Lasgushi.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000125

Botuesi: Ideart

Legjendat me te bukura Vell. 2, Arian Leka

Në vëllimin e dytë të Legjendave flitet për heronjtë mitologjikë, të cilëve s’u mbeti gjurmë tjetër veç bëmave dhe emrit, lavdisë dhe veprave të mira që ata vinin mbi gjithçka. Ata ishin të gjithë bij perëndish, u ngjanin perëndive në shpirt, në shtat e në pamje.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Le të na bashkojë era, Iva Musaraj

Ajo i shpjegonte se, kur merr ndër duar një gotë verë, ke vënë në punë shqisën e të prekurit. E ndërsa e nuhat, ke përdorur shqisën e nuhatjes. Kur e pi, ke vënë në lëvizje të gjitha shqisat e ndijimit dhe të shijes. Kur e sheh verën brenda gotës, duke e rrotulluar lehtë, ke thirrur shqisën e të parit.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fishta

Secili çmendet simbas mënyrës së vet, vol.2, Stefan Çapaliku

Ky cikël romanesk në pikpamje teorike ka lidhje të drejtëpërdrejtë me termin Bildungsroman, term që më së pari u krijua në 1819 nga filologu gjerman Karl Morgenstern në leksionet e tij universitare, dhe më pas u rimorr dhe u trajtua ndër stilema edhe më të epërme estetike nga Ëilhelm Dilthey, i cili e legjitimoi dhe e popullarizoi atë në fillim të...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)