• Banner

Hyji eshte Ate me zemer nene, Gjergj Meta
  • Hyji eshte Ate me zemer nene, Gjergj Meta

Hyji eshte Ate me zemer nene, Gjergj Meta

Tëhuajëzimi (alineacioni) që pëson një njeri larg Zotit, larg të themi shtëpisë së Atit, ambientit ku natyrisht i përket, është i tmerrshëm. Je larg gjithçkaje madje edhe larg vetvetes. Humb dinjitetin dhe poshtërohesh nga e keqja.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Hyji është Atë me zemër nëne (kopertinë e trashë)
Gjinia: Filozofi, fe
Autori: Gjergj Meta
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2016
Fq. 143
Pesha: 0.374 kg.
ISBN: 978-9928-226-26-6

Fragment nga libri

Tëhuajëzimi (alineacioni) që pëson një njeri larg Zotit, larg të themi shtëpisë së Atit, ambientit ku natyrisht i përket, është i tmerrshëm. Je larg gjithçkaje madje edhe larg vetvetes. Humb dinjitetin dhe poshtërohesh nga e keqja.

Je i detyruar madje edhe të vjedhësh në të gjitha kuptimet e fjalës, të vjedhësh materialisht, por edhe të vjedhësh afekte, të vjedhësh simpati, pushtet, gjithçka që të plotëson atë boshllëk që ka krijuar largimi nga Zoti.

Nuk të ngop asgjë dhe je gjithmonë i uritur. Je gjithmonë në kërkim të kënaqësisë së momentit dhe kjo gjithmonë të kushton dinjitet. E paguan shtrenjtë çdo gjë që kërkon jashtë këtij relacioni çlirues me Atin.

E keqja kthehet në kompulsive, gati – gati instinktive dhe vartëse. Nuk mundesh pa të e të duket sikur bota mbaron po nuk more dozën tënde të drogës, të kënaqësisë seksuale, të fitimit të pandershëm, të pasurimit në kurriz të të tjerëve, të thashethemit, të pushtetit, të urrejtjes etj.

Pangopshmëria është trajta kryesore e dikujt që e shikon veten të realizuar jashtë një relacioni me Zotin dhe me të afërmit e tij.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Onufri

Ditar periferie, Gjergj Meta

Të gjitha shkrimet e tij na dëshmojnë se njeriu nuk është eksponent i një klase sociale (si në marksizëm), por është unik dhe i paprekshëm, individ me të drejta të patjetërsueshme dhe qenie sociale, e cila realizohet vetëm gjatë bashkëjetesës me njerëzit e tjerë.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Një roman në dosjet e policisë, Gazmend Krasniqi

Sot, kur shikohet se përdorimi i arsyes ishte menduar për kohë më të thjeshta (kompleksiteti i kohës sonë, me këtë përmbytje të pafund informacioni, nuk e kishte sulmuar ende arsyen individuale), të vërtetat e paprovuara, të krijuara nga interesa të ndryshëm, vazhdojnë të shpërthejnë dhe të grumbullohen gjithandej, për të thënë se askush nuk është i...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Fajin ma ka gjuha, Virgjil Muçi

Të tre këta libra mund të lexohen e shijohen edhe veç e veç, ashtu siç mund të këqyrësh e ngazëllehesh me fragmentet e një afresku, por vetëm duke i lëçitur në tërësi, ti, i dashur lexues, mund të provosh atë ndjenjë të rrallë që e përjetojnë vetëm ata, të cilëve u jepet rasti të shikojnë bukurinë e papërsëritshme që përmbledh një afresk në krejt tërësinë...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

Erotizmi në letërsinë shqipe, Blerina Goce

Me monografinë “Erotizmi në letërsinë shqipe”, shoqëruar me një antologji, Blerina Goce është e para autore shqiptare që i vë qëllim vetes të gjejë kufijtë midis lirikës së dashurisë dhe lirikës erotike, duke naviguar nëpër ngushticat terminologjike po aq sa edhe në një mjedis të pajtuar me erzin letrar dhe namuzin gjuhësor; ca më shumë me mendësinë...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001887

Botuesi: OMBRA GVG

Shigjeta mendimi, Sokol Xhaka

Sokol Xhaka ka lindur në qytetin e Vlorës. Mbaron politeknikumin "7 Nëntori" (sot "Harry Fultz") si mekanik i përgjithshëm. Punoi dy vjet në N.N. miniera, për të mbaruar më vonë Fakultetin e Historisë dhe Filozofisë në Tiranë, në degën Gjuhë - Letërsi.

Çmimi 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: UET Press

Vajzat e '90, Anila Janka

Dyert e ambasadave të huaja, të vendeve të ndryshme, u shpërthyen nga dhjetëra njerëz të revoltuar që donin t'i largoheshin regjimit të egër diktatorial. Rrugët, të vetmet dëshmitare të sinqerta të kësaj ngjarjeje, për herë të parë ngelën të shkreta; u boshatisen nga të rinjtë. Sistemi, tashmë i kalbur, po fillonte të thërrmohej si ajo rrënoja që nuk ka...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Kthimi i babait, Adil Olluri

Tregimin “Kthimi i babait” e dua më shumë se të gjithë të tjerët, sepse ishte pikërisht ai që më bëri të besoj në një aventurë të mundimshme artistike, që më dërgonte në honet e imagjinatës dhe mendimit të epërm njerëzor.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Kokëmushkat, Edmond Budina

Kalvari i një vajze me një det ëndrrash për të ardhmen, e cila beson marrëzisht tek dashuria. Një mjedis sa real, aq edhe absurd, ku ndërthurren e shkuara me të tashmen... Cili do të jetë fundi i dashurisësë tyre?

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fishta

Një antologji e vogël e jetës, Stefan Çapaliku

Dhe pastaj vijnë me radhë barceletat e komunizmit; barceletat: me doktor, farmacist, pijanecë, me bjonde, me kafshë, me kamarier, shitës e berberë; me mësues, me çifte, me gjirokastritë, me kler, me police, me seks, etj. Në fund në libër do gjeni edhe barceleta të identifikuara si të Tefë Palushit, Tano Banushit dhe Nexho Shabanit.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Në orën moderne të Perëndive, Nurie Emrullai

E tërë poezia e Nuries është në thelb dashuri, një dashuri që e shumfishon veten. Madje edhe zgjatimet e inatit e protestës ndaj mendësisë "maçiste", ndaj fatthënës kursimtare kundruall gruas, s'janë veçse prodhime të një dashurie elementare, të një dashurie që e sheh me keqardhje botën e dalë boje e që vjen si grumbullim i vjetër, i brezit të gjyshes, i...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Fjalor erotik frutash, lulesh e perimesh, Edmond Tupja

Siç shihet edhe nga titulli i këtij fjalori, autori ka përfshirë në të lulet, frutat dhe perimet, duke u përpjekur jo vetëm të vërë në dukje tiparet erotike të këtyre tri kategorive, por edhe të provojë se, nga ana fonetike, shpesh emrat e tyre shpalosin ose krijojnë një atmosferë erotike, për të cilën rrëfen edhe një ngjarje krejt të imagjinuar.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dritëro

Dashuri në moshën e Krishtit, Dritëro dhe Sadije Agolli

Mbase ka ardhur koha t’i kthehemi vlerave të shpalosjes së mendimeve në letër, aromës së saj, përkëdheljes së emocioneve, pritjes së një zarfi në udhëtim. Le të provojmë të dërgojmë e presim letra, të sfidojmë përkohshmërinë, me sinqeritet, me vërtetësi. Të frymojmë, të ndjekim shtegun kah dijes dhe dashurisë, në stinën e artë, me “Dashuri në moshën e...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)