Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Nje dite ne naten pa fund, Kasem Trebeshina
  • Nje dite ne naten pa fund, Kasem Trebeshina

Një ditë në natën pa fund, Kasëm Trebeshina

Buzuku

Kjo është historia e jetës sime. Vazhdimin e saj do ta gjeni në shkrimet e mia, se që nga viti 1955, e lashë pikturën mënjanë dhe u mora tërësisht me letërsi... Tashti, si çdo njeri tjetër në Shqipëri, edhe unë jam i dënuar me burgim të përjetshëm. Që me rrezen e parë të agimit dhe gjer në muzg të gjithë jemi të detyruar të shohim vetëm bunkerët e kotë, piramidat dhe sfinkset e Enver Hoxhës...

1 200 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Një ditë në natën pa fund (Dafinat e thara)
Gjinia: Kujtime – ese
Autori: Kasëm Trebeshina
Shtëpia botuese: Buzuku
Viti: 2016
Fq. 424
Pesha: 0.485 kg.
ISBN: 978-9951-08-240-2

Koment nga autori

Kjo është historia e jetës sime. Vazhdimin e saj do ta gjeni në shkrimet e mia, se që nga viti 1955, e lashë pikturën mënjanë dhe u mora tërësisht me letërsi... Tashti, si çdo njeri tjetër në Shqipëri, edhe unë jam i dënuar me burgim të përjetshëm. Që me rrezen e parë të agimit dhe gjer në muzg të gjithë jemi të detyruar të shohim vetëm bunkerët e kotë, piramidat dhe sfinkset e Enver Hoxhës...

Dhe askush nuk mund ta parashikojë dot fundin e kësaj mbretërie të terrorizmit absolut, sepse Shqipëria është një vend i humbur, sepse shqiptarët janë një popull i humbur, pa një shtresë të vërtetë udhëheqëse, të dënuar të enden përjetësisht në një rreth të mbyllur...

Tashti, para lamtumirës, dua t'ju kujtoj se e gjithë kjo që na duket se e shikojmë është sa e madhërishme, aq edhe e tmerrshme!... Ju mos e bëni më të padurueshme, gjer në shkatërrim!... Dhe mos harroni!... Diktaturat nuk i kemi lënë pas!...

Diktaturat më të tmerrshme, të ngarkuara edhe me shkencë, do t'i keni përpara!... Mendohuni mirë... Për të mirën tuaj dhe të atyre që do të vijnë!... Lamtumirë!...

Detajet e librit
Buzuku

Referencat specifike

isbn
9789951082402
ean13
9789951082402
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Sa larg që është Danimarka, Daut Gumeni

Trebeshina shkrimtar i halleve të rënda, tallet tashmë me Trebeshinën komisar të iluzioneve djaloshare dhe e sheh me hidhërim të madh e na e thotë shkoqur të gjithëve: "Oh! Sa larg që ishte Danimarka!".
700 Lekë
More

Botuesi: Albas

Faqja e fundit, Gazmend M. Kapllani

Në shtëpinë atërore, rrethuar nga orendi që i duken si fantazma të heshtura, Melsi nis të rrëmojë në kujtimet e fëmijërisë. Papritur, mes tyre ai gjen një fetore shënimesh, që e çon në një zbulim tronditës për të atin dhe familjen e tij.
800 Lekë
More

Vendi diku midis, Enkelejd Lamaj

Nën magjinë e tyre Sidriti dhe Ana e gjejnë veten në një aventurë urbane, mes fëmijësh të humbur, aksidentesh të dyshimta e fantazmash të një shoqërie të trembur, kriminele e të korruptuar…
800 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Vëllai i pengut, Reshat Agaj

Titulli: Vëllai i pengutOrigjinali: Vëllai i pengutGjinia: KujtimeAutori: Reshat AgajShtëpia botuese: EmalViti: 2012Fq. 264Pesha: 0.345 kgISBN: 978-9928-04-121-0
500 Lekë
More

Referenca: SKU000905

Botuesi: Onufri

E penguara, Requiem për Linda B. Ismail Kadare

Në pamje të parë, ky libër mund të duket si një roman, ku, veç të tjerash, flitet për nostalgjinë e Tiranës. "Kafe Flora", kryqëzimet e rrugëve rreth sheshit Skënderbe", kopshtet e Akademisë, në ish-pallatin mbretëror, gjethet e rëna parkun përballë hotel "Dajtit".
700 Lekë
More

Njeriu i netëve të vjeshtës, Gjergj Vlashi

Në karrierën e tij të gjatë, ka vënë në skenë mbi 100 premiera, kryesisht me trupën e Durrësit. Perveç saj, ka punuar dhe me trupat e Tiranës, Shkodrës, Korçës, Lushnjes, Pogradecit, Estradës së Ushtarit etj. Ka vënë në skenë dy premiera me studentët e Artit Dramatik të Akademisë së Arteve ku ka qenë disa vite pedagog i jashtëm.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Toena

Stinë pandemie, Fatos Kongoli

Zëdhënësi i policisë i përligji veprimet e kryera, duke përmendur se përdorimi i gazit lotsjellës- kështu tha ai dhe jo i lëndëve helmuese luftarake – ishte një praktikë e njohur edhe në vendet më të zhvilluara të BE-së, thënë ndryshe Bashkimi Europian. Tek dëgjoja zëdhënësin, vrava mendjen të gjeja se kujt i drejtohej ai; përfaqësuesve të nderuar të...
900 Lekë
More

Nata s'e mbajti fjalën, Enea Ruçi

Enea Ruçi, lindi më 26 gusht të vitit 1991. Deri në vitin 2017, ka jetuar në qytetin e Pogradecit dhe, më pas, u vendos në Tiranë. U diplomua në universitetin Fan S. Noli në degën: "Gjuhë shqipe dhe letërsi" në qytetin e Korçës. Ka qenë kryeredaktor dhe themelues i gazetës "Studenti" përgjatë viteve 2013 dhe 2014, në të njëjtën kohë ka qenë dhe kryetar i...
300 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Lejlekët nuk vijnë, Pëllumb Kulla

Heroi i veprës, - hero në terminologjinë e librave artistikë, ëh- jam unë vetë, me vëzhgimet e mia dhe me respektin tim më madhor ndaj dhëmbëve diktatoriale që nuk shfaqnin asnjë shënjë mëshire, lëshimi a thyerje. Këto faqe, janë fryt i qëmtimit të paradokseve dhe karaktereve në hapësirat e një regjimi fanatik, ku mundohem t’i trajtoj po më të njëjtin...
1 200 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001308

Botuesi: Buzuku

Këngë për Kosovën, Kasëm Trebeshina

Poezia është dimension i veçantë në kompleksin artistik trebeshian dhe, pos si zhanër i veçantë, shdtrihet kudo: është jo vetëm pjesë përbërëse e teksteve të përkatësive të ndryshme, por edhe vetë lënda e shtrirë kudo... Është një amalgamë që shkrin njësitë më të vogla po dhe tërësitë artistike, duke i dhënë shpirt artit të tij.
500 Lekë
More

Referenca: SKU001318

Botuesi: Buzuku

Tregtari i skeleteve, Kasëm Trebeshina

Tregtari i skeletëve ka si motiv esencial të rrëfimit rolin e intelektualit klasor. Asmut Rrakatja niset në misionin politik për të mbledhur skeletët, të cilët do të dëshmonin përmasën e fitores. Bredh nga despotati në despotat në kërkim të eshtrave, numri i saktë i të cilëve është i lëvizshëm.
700 Lekë
More

Botuesi: Buzuku

Historia e atyre që s'janë, Kasëm Trebeshina

Homo dramatikusi i Kasëm Trebeshinës përjeton rënie në nivelet më të ulëta të nënshtrimit dhe të prostituimit fizik e shpirtëror, por edhe ngritje në nivelet më sublime të heroit me guxim mbinjerëzor kur e mund frikën nga vdekja, që ishte instrument efikas i terrorit në kohën e diktaturës.
600 Lekë
More

Botuesi: Buzuku

Stina e stinëve, Kasëm Trebeshina

Duke tematizuar pa kurrfarë kufizimi çdo gjë dhe çdo problem me një qëndrim autentik e autonom, që shpërthen herë në një kritikë sublime e herë në një ironi olimpike, autori edhe në punë të procedimit e të strukturimit të fjalës artistike i shkel të gjitha normat, skemat e tabutë e estetikës dhe të etikës zyrtare.
700 Lekë
More

Botuesi: Buzuku

Fshati mbi shtatë kodrina, Kasëm Trebeshina

Novela "Fshati mbi shtatë kodrina" është ndoshta më e ngulitura në traditën shqiptare, sidomos të rrëfimit popullor. Njëkohësisht ajo është e mbarsur me elementin e absurdit dhe të dyshimit të vazhdueshëm mbi të vërtetat e botës "reale". Në letërsinë tonë të shkruar ky lloj konceptimi, që autori e quan "realizëm simbolik".
700 Lekë
More

Botuesi: Buzuku

Mekami, Kasëm Trebeshina

Mekami është një roman i ndërlikuar, në mënyrën si përballet me të vërtetat historike. Qëndrimi i romanit ndaj një periudhe, i ndryshëm nga të vërtetat historike, e bëjnë të ndërlikuar pozicionin që mund të mbajë lexuesi kur përballet me përmbysjen e disa fakteve, të njohura krejt ndryshe prej tij.
700 Lekë
More

Botuesi: Buzuku

Odin Mondvalsen, Kasëm Trebeshina

Odin Mondvalsen e Kasëm Trebeshinës është vepër unikale e letërsisë shqipe, e cila në mënyrë lapidare arrin ta shpjegojë artistikisht dukurinë e totalitarizmit komunist. Trebeshina ndërton një rrëfim që e nyjëton idenë e shprishjes shpirtërore të individëve dhe të kolektivitetit...
700 Lekë
More