Fjalor erotik frutash, lulesh e perimesh, Edmond Tupja
  • Fjalor erotik frutash, lulesh e perimesh, Edmond Tupja

Fjalor erotik frutash, lulesh e perimesh, Edmond Tupja

Pegi

Siç shihet edhe nga titulli i këtij fjalori, autori ka përfshirë në të lulet, frutat dhe perimet, duke u përpjekur jo vetëm të vërë në dukje tiparet erotike të këtyre tri kategorive, por edhe të provojë se, nga ana fonetike, shpesh emrat e tyre shpalosin ose krijojnë një atmosferë erotike, për të cilën rrëfen edhe një ngjarje krejt të imagjinuar.

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Fjalor erotik frutash, lulesh e perimesh
Gjinia: Fjalor
Autori: Edmond Tupja
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2017
Fq. 132
Pesha: 0.153 kg.
ISBN: 978-9928-228-66-6

Mbi librin

Siç shihet edhe nga titulli i këtij fjalori, autori ka përfshirë në të lulet, frutat dhe perimet, duke u përpjekur jo vetëm të vërë në dukje tiparet erotike të këtyre tri kategorive, por edhe të provojë se, nga ana fonetike, shpesh emrat e tyre shpalosin ose krijojnë një atmosferë erotike, për të cilën rrëfen edhe një ngjarje krejt të imagjinuar, por të përshtatshme vetëm për publikun shqiptar dhe për gjuhën shqipe.

Pa dashur të vëmë kufizime për lexueset dhe lexuesit, duhet të theksojmë se ky fjalor, gjithsesi zbavitës, do t'i shijonte më shumë një publiku të rritur dhe mundësisht me njëfarë përvoje erotike.

Fragment nga libri

Pjeshkë

Pemë me lule ngjyrë trëndafili, që bën kokrra të tulta të mbuluara me push dhe me bërthamë; pjeshkë çahje (shklese), së cilës i hiqet lehtë bërthama; pjeshkë mishnje, pjeshkë së cilës bërthama i veçohet me vështirësi nga tuli.

Në ditët tona, gjithkush e di që, me këtë emër frute, djemtë shqiptarë shenjojnë organin seksual të femrës. Por, lind pyetja, përse pikërisht me këtë emër? Pse jo kajsi, kumbull, mollë apo dardhë?

Ndoshta sepse emri "pjeshkë" filon me gërmën "p", me të cilën fillon edhe emri vulgar që shenjon organin në fjalë? Ndoshta sepse pjeshka e ka lëkurën me push? Ndoshta sepse ajo është e butë përbrenda? Ndoshta sepse pjeshka çahje ndahet mëdysh me një futje gishti te vendi i bishtit?

Ndoshta sepse, pasi i hiqet po aq lehtësisht bërthama, gropëza që kjo lë është bojë vishnje si thellësitë e dëshirueshme të trupit femëror? Sidoqoftë, pavarësisht se cila mund të jetë përgjigjja më e saktë, kur të rinjtë shohin t'u kalojë pranë ndonjë vajzë e bukur, shtathedhur dhe sexy, ata i thonë njëri – tjetrit, duke ulur zërin, por, nganjëherë, edhe duke e ngritur enkas: "Shih çfarë pjeshke!" ose "Hajde pjeshkë, hajde!".

Dy shprehje këto ku fjala "pjeshkë" mund të interpretohet si një metaforë për personin femëror në tërësi, pra jo vetëm për organin e saj seksual, por, kur veshi të zë, në gojën e njërit prej djemve, shprehjen "Të hëngsha pjeshkën", nuk ka më asnjë pikë dyshimi: fjala "pjeshkë" ka sërish kuptim metaforik, por, kësaj radhe, ajo shenjon vetëm vendin më intim të femrës që meshkujt e rinj ëndërrojnë të eksplorojnë me gishtin e njëzet e njëtë që natyra u ka falur aq bujarisht.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928228666
ean13
9789928228666
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Tregimtari i madh, Arben Dedja

Temat e vjetra përsëriten, por jo deri në obsesion, ndërkohë që bëjnë udhë tregime historikë, fantastiko-shkencorë, fantastikë, surrealiste, auto-fiction, pa llogaritur disa forma letrare proze të shkurtër akoma më të guximshme. Saqë pyetja më me vend do të ishte:"A janë (të gjitha) tregime?"
800 Lekë
More

Botuesi: Naimi

Anemona: tregime të zgjedhura, Kim Mehmeti

Në disa shkrime për veprën letrare të shkrimtarit Kim Mehmetit kam shfaqur bindjen se proza tregimtare dhe romanore e tij është një vlerë artistike që do t’i rezistojë kohës dhe se do të mbetet vlerë e përhershme në trashëgiminë tonë shpirtërore dhe kulturore.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Në orën moderne të Perëndive, Nurie Emrullai

E tërë poezia e Nuries është në thelb dashuri, një dashuri që e shumfishon veten. Madje edhe zgjatimet e inatit e protestës ndaj mendësisë "maçiste", ndaj fatthënës kursimtare kundruall gruas, s'janë veçse prodhime të një dashurie elementare, të një dashurie që e sheh me keqardhje botën e dalë boje e që vjen si grumbullim i vjetër, i brezit të gjyshes, i...
700 Lekë
More

Botuesi: Dritëro

E dikurshmja në apartamentin Nr.13, Sadije Agolli

Detaje të ngjarjeve e personazehve jetësore, duke shkaktuar kërshëri dhe ndezur imagjinatë. Për të rinjtë e kohës së sotme, një kuriozitet më tepër për të njohur mënyra e kode të sjelluri, të vepruari, në një sistem hermetikisht të mbyllur e që funksiononte edhe në mungesë të lirisë së mendimit. 
800 Lekë
More

Botuesi: Helga's Secrets

Pranë pyllit, Zhaneta Vetro Prifti

Strukturimi i të gjithë librit ndjek një logjikë të kujdesshme që përkon me historinë e saj personale. Dikur fëmija e lumtur, prej një familje të mirë; më pas nxënësja shumë e mirë; adoleshenca me episode të bukura, si ajo me prezantimin që i bën aktori i njohur prej ngjashmërisë...
1 000 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Kokëmushkat, Edmond Budina

Kalvari i një vajze me një det ëndrrash për të ardhmen, e cila beson marrëzisht tek dashuria. Një mjedis sa real, aq edhe absurd, ku ndërthurren e shkuara me të tashmen... Cili do të jetë fundi i dashurisësë tyre?
1 000 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Duhet të jetë dashuri, Nurie Emrullait

Martesa, dashuria si një ndjenjë e ndaluar që s’mund të shfaqet haptas, guximi për të thyer normat shoqërore, dashuria midis së njëjtës gjini, bohemizmi dhe guximi për të ndryshur ndjenjat e fajit, janë temat që vihen përballë një shoqërie që e ka të vështirë ndryshimin.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Liria ime, Mehmet Kraja

"Liria ime" nuk është shkruar si roman tradicional, por duke bërë një thyerje të fortë të zhanrit dhe, duke shkelur vise të panjohura të imagjinatës, arrin të ndërlidhë përsosmërisht rrëfime të dhembshme nga njerëz të ndryshëm, të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me njëri-tjetrin, përveç fatit të keq që i përndjek në palumturinë e tyre.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001219

Botuesi: OMBRA GVG

Tension i lartë, Edmond Tupja

Edmond Tupja ka lindur në Tiranë në vitin 1947. Pasi kreu studimet në vendlindje, u diplomua për gjuhë e letërsi frënge në Universitetin e Sorbonës, Paris.
450 Lekë
More

Referenca: SKU001220

Botuesi: OMBRA GVG

Kur dhimbja premton dashuri, Edmond Tupja

Ju jeni prindër të lumtur, besomëni për këtë! Pa viheni veten për një çast në vendin tim: si do të ndiheshit sikur të kishit një fëmijë autik si puna e Gesit tim, ndoshta në gjendje edhe më të rëndë, një fëmijë pa të ardhme, pa asnjë siguri jetike pas vdekjes së prindërve meqënëse shteti e shoqëria shqiptare janë të paaftë t'i marrin ata plotësisht në...
600 Lekë
More

Referenca: SKU001769

Botuesi: OMBRA GVG

69 variacione për një temë erotike, Edmond Tupja

Në këtë libër, siç e shpreh vetë titulli i tij, bëhet fjalë për një ngjarje të vetme, me të njëjtën temë, por të vështruar e të rrëfyer nga gjashtëdhjetë e nëntë personazhe të ndryshme. Ai mund të lexohet nga faqja e parë në të fundit, por edhe në mënyrë të çrregullt, sipas dëshirës së lexuesit madje ai mund të hapet si një fjalor.
700 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Vajzat e ballkonit, Edmond Tupja

I cilësuar nga vetë autori si një pseudoroman, kjo është historia e dy vajzave shqiptare, produkt tipik i tranzicionit postkomunist, në përpjekje për të gjetur vetveten përmes tundimeve të shumta për të qenë diçka tjetër.
700 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Album i brengës më të thellë, Edmond Tupja

Në përgjithësi, familja, si edhe farefisi i një fëmije me autizëm, kur është e mirinformuar për këtë sindromë dhe pasojat e saj të rënda, nuk e kursen dashurinë për atë. Kështu, edhe ne, Xhilda e unë, gjyshet e gjyshërit e Gesit, të afërmit e tjerë deri edhe fqinjët, kurrë nuk kemi reshtur së faluri dashuri Gesit.
600 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Po shkoj të kap Enisin, Edmond Tupja

Ti, në këtë çast, po pyet veten kush jam unë ose ndoshta nga emri dhe mbiemri im po nxjerr si përfundim se unë quhem Enis, aq më tepër që, pa diskutim, kamerat e sigurisë te magazina qendrore e Idlir Metallës do të më kenë filmuar, vetëm se nga prapa, me xhupin që e kam firmato, ndonëse firma Enis nuk njihet në Thabore, kryeqytetin e ardhshëm të...
800 Lekë
More