Titulli: Këngë e britma nga Qyteti i Djegur
Origjinali: Këngë e britma nga Qyteti i Djegur
Gjinia: Folklor
Autori: Mitrush Kuteli
Shtëpia botuese: Mitrush Kuteli
Viti: 2016
Fq. 168
Pesha: 0.235 kg.
ISBN: 978-9928-18-013-1
Koment nga autori
Kënga s'ka kufire që ta ndalojnë. Ajo lindet diku edhe, në qoftë se përmban brenda saj ndonjë thërrime arti të vërtetë, shkon gojë pas goje, në krahët e erës... Këngët e kësaj përmbledhje nuk janë, pa fjalë, që të gjitha të lindura në Pogradec.
Po unë aty i pata gjetur, ashtu sikundër se shumë të tjera kanë për të gjetur në të tjera vise këngët e lindura në fshatin tim. Sepse, si thashë më sipër, këngët i shpje edhe i sjell era. Ata që m'i dhanë janë kryesisht far e fis e miq.
Pra, rrethi i tyre është mjaft i ngushtë. Dhe me gjithë këto numuri i këngëve, si duket vetiu, nuk është i vogël. Si do qoftë dua të nënvijoj këtu se ky rreth i ngushtë është bota shqiptare e vogël ose një çip i saj që pasqyron botën e madhe.