Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Im ate, Sterjo, Ilinden Spasse
  • Im ate, Sterjo, Ilinden Spasse

Im atë, Sterjo, Ilinden Spasse

UET Press

Libri i Ilinden Spases "Im atë Sterio" është një roman i mbajtur në faktet reale dhe në hollësitë e jetës së përditshme, një trajtim kronologjik i shtrirë nga fëmijëria deri në ndarjen nga jeta të shkrimtarit Sterjo Spasse.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Im atë, Sterjo!
Origjinali: Im atë, Sterjo!
Gjinia: Kujtime
Autori: Ilinden Spasse
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2016
Fq. 440
Pesha: 0.501 kg.
ISBN: 978-9928-190-70-3

Mbi librin

Libri i Ilinden Spases "Im atë Sterio" është një roman i mbajtur në faktet reale dhe në hollësitë e jetës së përditshme, një trajtim kronologjik i shtrirë nga fëmijëria deri në ndarjen nga jeta të shkrimtarit Sterjo Spasse.

Biografia letrare e një personaliteti kërkon qëmtimin e imtë dhe përzgjedhjen e fakteve jetësore. Ky libër me një lëndë të bollshme, madje shumësia e materialit jetësor është një nga pasuritë e tij, është mbështetur në disa burime. Ilinden Spasse ka pasur në duar arkivin e gjerë të familjes, një arkiv që është ruajtur dhe sistemuar nga vetë Sterjo Spasse.

Burimi i dytë janë kujtimet e tij si autor. Një jetë e tërë e jetuar pranë atit të tij i ka dhënë mundësinë të ndjekë gjithë ulje - ngritjet e gjithë dramacitetin që shoqëroi jetën krijuese të një brezi shkrimtarësh, miq të të atit.

Detajet e librit
UET Press

Referencat specifike

isbn
9789928190703
ean13
9789928190703
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Ditar periferie, Gjergj Meta

Të gjitha shkrimet e tij na dëshmojnë se njeriu nuk është eksponent i një klase sociale (si në marksizëm), por është unik dhe i paprekshëm, individ me të drejta të patjetërsueshme dhe qenie sociale, e cila realizohet vetëm gjatë bashkëjetesës me njerëzit e tjerë.
800 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Fat pa ngjyra, Albion Çela

Kur të gjithë udhëtarët ishin me emocionet e fuqishme të asaj situate, Andrea dukej si një statujë e gurtë me fytyrën drejt qiellit...
1 000 Lekë
More

Quaderni, Koçi Petriti

rej ngasjes lodërtare papritur lodrat plasën,Sikur jehon’ e luftës, mbas vitesh erdh së largu,Fëmia ndërroi formën, fuqit’ e tij gajasënNga coprat e metalta, në copra mishi e gjaku.
800 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Jehona ngacmimesh të çuditshme, Edmond Tupja

41 skicat e shkruara ndër vite përshkruajnë situata subtile erotike, të cilat përmes gjuhës, alegorisë, simboleve dhe metaforave e shtyjnë lexuesin drejt fantazisë, rizgjimit të dëshirës e pasionit dhe gjithashtu drejt eksplorimit të mënyrave të reja për ta kuptuar dashurinë dhe erosin. 
700 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Katër lexime për një poezi, Entela Tabaku

 Kjo metodë zbatohet këtu në shtatëmbëdhjetë poezi të botuara në përmbledhje, revista apo internet në dhjetëvjeçarin e fundit nga poetë të lindur në vitet shtatëdhjetë. Por lexuesi, me ndihmën e këtij doracaku, mund ta zbatojë lehtësisht në poezitë e përzgjedhura vetë. Ky lloj leximi është si filli i Arianës që të çon tek poezia e mirë, sepse vetëm poezia...
500 Lekë
More

Referenca: SKU000237

Botuesi: Cabej

Një varr për Boris Boris Davidoviçin, Danilo Kish

Duke u nisur nga fati i dhimbshëm i të atit të zhdukur në kampet naziste, Kish eksploron fatet njerëzore, të errëta e misterioze, gjatë një epoke të specializuar në zhdukjen pa lënë gjurmë të njerëzve. Për të arritur këtë fshirje-llahtar duhej më parë shpërfillur njeriu si i tillë, çdo njeri i marrë në veçanti duhej kthyer në diçka të parëndësishme, që...
650 Lekë
More

Vendi diku midis, Enkelejd Lamaj

Nën magjinë e tyre Sidriti dhe Ana e gjejnë veten në një aventurë urbane, mes fëmijësh të humbur, aksidentesh të dyshimta e fantazmash të një shoqërie të trembur, kriminele e të korruptuar…
800 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Dorëshkrimet e fshehta të burgut, Visar Zhiti

Kjo kronikë tmerresh të kohës është pa kurrfarë fryme ligësie e urrejtje dhe pa atë tiparin kaq shqiptar – thirrjen e palëkundur për hakmarrje. Visar Zhiti është shkrimtari shqiptar, jeta dhe vepra e të cilit mbase pasqyrojnë më mirë historinë e kombit të tij.
2 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Zoti qeshi deri në fund, Raimonda Belli Gjença

Një djalosh i pashëm, me moshë sa gjysma e saj, që tundohet nga pasja. Nuk mund të bëhet bir për shpirt i askujt, por duhet të gjejë shtegun për të shtënë në dorë pasurinë. E lehtë nuk është, por jo dhe aq e vështirë për dikë që ka studiuar psikologji...
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe