Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Ku jemi e ku vemi, Daut Gumeni
  • Ku jemi e ku vemi, Daut Gumeni

Ku jemi e ku vemi, Daut Gumeni

Botimet Dudaj

Pas njëzet e kusur vjetëve të një regjimi hibrid, të udhëhequr nga besnikët e diktaturës për të fshehur krimet e diktaturës, shqiptarët e thjeshtë kanë të gjithë të drejtën e robit e të Zotit që të zgjohen e të mos flasin më me vete.

1 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ku jemi e ku vemi
Origjinali: Ku jemi e ku vemi
Gjinia: Ese
Autori: Daut Gumeni
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2013
Fq. 420
Pesha: 0.463 kg.
ISBN: 978-99943-0-316-8

Fragment nga libri

Pas njëzet e kusur vjetëve të një regjimi hibrid, të udhëhequr nga besnikët e diktaturës për të fshehur krimet e diktaturës, shqiptarët e thjeshtë kanë të gjithë të drejtën e robit e të Zotit që të zgjohen e të mos flasin më me vete.

Kanë të gjithë të drejtën e robit e të Zotit shqiptarët e varfër që, përballë përpjekjeve të ethshme të këtij palo pushteti për të fshehur edhe krimin shtetëror të 21 janarit 2011, të mos flasin më me vete, por të thonë me zë të plotë: Mjaft më me këtë lloj pushteti, se mjekra sikur iu bë fshesë! Të mos flasin më me vete, por të thonë me zë të lartë: Ku jemi e ku vemi?...

Këtë pyetje me zë të lartë ndoshta nuk duhet ta bëjnë sot vetëm shqiptarët e gënjyer e të vetëgënjyer, por duhet ta bëjë tok me ta dhe bota demokratike, që ka dështuar në qëllimin e saj të mirë për të na ndihmuar të kalojmë nga diktatura në një demokraci normale.

Edhe bota e qytetëruar demokratike, të paktën për paratë që ka shpenzuar këto dy dekada të tranzicionit tonë të pambaruar e të ndaluar të mbarojë, duhet të pyesë veten me zë të lartë: Ku jemi e ku vemi?...

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994303168
ean13
9789994303168
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Erik Botime

Argjila, Duli Caja

 Libri ndjehet që është shkruar me shpirt, me dhimbje e lot, por me një dashuri të madhe për jetën, për vendin e tij, për shoqërinë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Ora e ligë, Tom Kuka

Një fshat i tërë që përgjon dalldinë e Sali Kamatit, mallkohet nga Ora e ligë, saqë të gjithëve u bie leskra. Me një gjuhë kuteliane, ku përzihen atmosfera epike dhe ajo lirike, vdekja dhe dashuria, paragjykimi dhe liria, idhnimi dhe ngrohtësia, magjia dhe mallkimet, sutat dhe figura mitologjike...
800 Lekë
More

Botuesi: Albas

Këngët e sibilave, Pjetër Bogdani

Poezia e përkthyer e Bogdanit, ndonëse astrofizike bazohet në gjasëramjet (rimat) dhe kërkon një lexim vertikal të shkronjave sipas grupimit të strofave 5, 7, 3, 6, 7 vargëshe, për hir të kuptimit aksiologjik të "Jesusit" të ngjitur nga toka në qiell.
550 Lekë
More

Botuesi: Aeditions

Fajin ma ka gjuha, Virgjil Muçi

Të tre këta libra mund të lexohen e shijohen edhe veç e veç, ashtu siç mund të këqyrësh e ngazëllehesh me fragmentet e një afresku, por vetëm duke i lëçitur në tërësi, ti, i dashur lexues, mund të provosh atë ndjenjë të rrallë që e përjetojnë vetëm ata, të cilëve u jepet rasti të shikojnë bukurinë e papërsëritshme që përmbledh një afresk në krejt tërësinë...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Fishta

At Gjergj Fishta, Tonin Çobani, Ndue Ballabani

Gjergj Fishta ka qenë artist i spikatur (ai na ka lënë piktura, projekte arkitekture të realizuara; ka bërë regjisorin e Teatrit të Fretenve, skenografin dhe organizatorin e shfaqjeve). Ai që nga viti 1902 ka qenë një pedagog i përkushtuar (futi gjuhën shqipe si gjuhë mësimi, unifikoi alfabetin latin të shqipes së shkruar, të cilin e kemi edhe sot e kësaj...
1 250 Lekë
More

Leximet e pafundme të Kadaresë, Ballsor Hoxha

Konceptuar në 7 kapituj, punimi i studiuesit Hoxha ndalet tek temat më identifikuese të universit Kadarean, të cilat shërbejnë si harta njohëse të botës njerëzore në tërësi dhe të shqiptarit si entitet kulturor, në veçanti.
800 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Dorëshkrimet e fshehta të burgut, Visar Zhiti

Kjo kronikë tmerresh të kohës është pa kurrfarë fryme ligësie e urrejtje dhe pa atë tiparin kaq shqiptar – thirrjen e palëkundur për hakmarrje. Visar Zhiti është shkrimtari shqiptar, jeta dhe vepra e të cilit mbase pasqyrojnë më mirë historinë e kombit të tij.
2 000 Lekë
More

Botuesi: Dritëro

Tre qeshin, një inatoset, Dritëro Agolli

Sa shumë janë o Bamkë, e ku i numëroj dot të gjithë unë i gjori. Të rrimë shtrembër e të flasim drejt. Të gjithëve s’ia u ha kollaj qeni shkopin. Secili e ka thurur mirë e bukur kopshtin e tij dhe i bën hyzmet çdo vit e më shumë. Nga tre katër herë qilizmë e kanë punuar, kush më thellë e kush më cekët, sipas takatit. Edhe shëndet kanë, edhe bereqet. 
800 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Fat pa ngjyra, Albion Çela

Kur të gjithë udhëtarët ishin me emocionet e fuqishme të asaj situate, Andrea dukej si një statujë e gurtë me fytyrën drejt qiellit...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Në orën moderne të Perëndive, Nurie Emrullai

E tërë poezia e Nuries është në thelb dashuri, një dashuri që e shumfishon veten. Madje edhe zgjatimet e inatit e protestës ndaj mendësisë "maçiste", ndaj fatthënës kursimtare kundruall gruas, s'janë veçse prodhime të një dashurie elementare, të një dashurie që e sheh me keqardhje botën e dalë boje e që vjen si grumbullim i vjetër, i brezit të gjyshes, i...
700 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2621

Botuesi: Botimet Dudaj

Shenime nga Shkolla e Partise, Daut Gumeni

Satira e mprehtë dhe elegante, thellësia, pasuria e ideve, bukuria e parashtrimit dhe e shtjellimit të tyre, qartësia e gjykimeve etike, politike e filozofike, origjinaliteti i rrëfimeve, gjuha brilante aq e begatë, mendoj se e bëjnë veprën të veçantë e një ndër më të arrirat e letërsisë së sotme shqipe.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Toena

Shqipëria dhe Kosova, Rexhep Qosja

Në këtë vepër do të lexoni rreth:• Shteti, uzurpuesi dhe shpërdoruesi i tij.• 100 vjetori i shpalljes së Pavarësisë dhe bashkimi kombëtar.• Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, keqpërdoruesit dhe komprometuesit e saj.• Krijimtaria letrare e shkencore dhe krijuesit e saj.
1 400 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Sende që nxirrte deti, Ardian Vehbiu

E lamë shkollën atë ditë, dhe u kuturisëm me tren në Shkozet. Lajmi kish qenë i saktë: e gjithë vija e plazhit, nga porti deri poshtë tek Iliria, ishte e mbushur me kartonët që kishte nxjerrë deti: cigare Winston, Camel, Kent, More, Chesterfield (pa filtër), Muratti Ambassador dhe të tjera që nuk më kujtohen.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Te kundërcjapi, Ardian Klosi

Këtë herë, pas takimit të përsëritur me botë më te qeta, dhe shumë shumë më të kultivuara, por sidomos pas katastrofës biblike që ra mbi një pjesë të njerëzimit, e tillë që na bën të mendojmë edhe një herë realitetin e kokrrizave që përfaqësojmë, polemikat shqiptare dalin në një dritë edhe më absurde.
1 000 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Sa larg që është Danimarka, Daut Gumeni

Trebeshina shkrimtar i halleve të rënda, tallet tashmë me Trebeshinën komisar të iluzioneve djaloshare dhe e sheh me hidhërim të madh e na e thotë shkoqur të gjithëve: "Oh! Sa larg që ishte Danimarka!".
700 Lekë
More