Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Sa larg qe eshte Danimarka, Daut Gumeni
  • Sa larg qe eshte Danimarka, Daut Gumeni

Sa larg që është Danimarka, Daut Gumeni

UET Press

Trebeshina shkrimtar i halleve të rënda, tallet tashmë me Trebeshinën komisar të iluzioneve djaloshare dhe e sheh me hidhërim të madh e na e thotë shkoqur të gjithëve: "Oh! Sa larg që ishte Danimarka!".

700 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Sa larg që është Danimarka!
Origjinali: Sa larg që është Danimarka!
Gjinia: Ese
Autori: Daut Gumeni
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2011
Fq. 116
Pesha: 0.155 kg.
ISBN: 978-99956-39-62-4

Fragment nga libri

Trebeshina shkrimtar i halleve të rënda, tallet tashmë me Trebeshinën komisar të iluzioneve djaloshare dhe e sheh me hidhërim të madh e na e thotë shkoqur të gjithëve: "Oh! Sa larg që ishte Danimarka!".

Dhe kjo thirrje hidhërimi me rrënjë në dhembjen e thellë që buron nga rrënojat e ëndrrave të trëndafilta të një brezi të zhgënjyer nga ato që besoi e të shtypur nga mekanizmat e hekurta të një shoqërie që ndërtoi me duart e veta, na kaplon keq e na mundon gjatë pas leximit të kësaj novele të jashtëzakonshme të Trebeshinës. Na mundon aq rëndë, sa nuk e dimë dot edhe për sa kohë do të themi me vete "Sa larg që është Danimarka!".

Një ritëm marramendës ky i prozës së Trebeshinës. Aq marramendës sa na kap turbullimi i kohës e na shtyp dhembja e personazheve të kësaj historie tronditëse, në një vend e në një kohë ku mençuri quhet dinakëria, trimëri quhet krimi, urtësi quhet egërsia, shtet quhet pushteti, e vërtetë quhet gënjeshtra, nder quhet turpi, besë quhet pabesia, miqësi quhet tradhtia, e mirë quhet e liga, e bukur quhet e shëmtuara, dritë quhet terri, liri quhet robëria dhe ku është aq e gjallë ajo thënia e lashtë: "Unë nuk di t'i kem bërë mirë asnjeriu, që të më sulmojnë kaq shumë!".

Detajet e librit
UET Press

Referencat specifike

isbn
9789995639624
ean13
9789995639624
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Lum Lumi, Ali Podrimja

Shkaku i një fjale, figure a strofe, autorët shpesh u kthehen teksteve. Edhe në Letrat shqipe ka shembuj. Poezia konsiderohet diçka hyjnore, ngërthen në vete dhe misterin. Vlerën nuk e përcakton sasia. Mbahen mend poetë edhe për një poezi. Ajo që nuk vdes, të vë në veprim vazhdimisht. Lumi nuk simbolizon vetëm fatin e tij tragjik.
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

E hëna e parë e dhjetorit, Ledion Krisafi

Në këtë roman përshkruhet jo një ngjarje, sepse nuk ka një subjekt të veçantë, por një gjendje. Personazhet lëvizin në një përmasë paksa jashtë kohe dhe hapësire, ata lëvizin në një gjendje të caktuar, që janë diskutimet e tyre për vdekjen dhe ekzistencën. Ata janë të rinj por dhe të vjetër.
800 Lekë
More
Në gjendje

Kam etje, Erlind Sulko

Dikur të kërkoja i etur Mes vargjeve të thyera Dhe fjalëve të plasaritura
300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Kur këndonin gjelat e tretë, Agron Tufa

Prozat e këtij libri nuk kanë të bëjnë me përkufizimet teoriko-akademike apo shkollareske mbi zhanret (kufitare apo jokufitare). Ato janë autorrëfime, përshkrime, skena e situata, monologje në çastet kritike të minutës fatale para fytyrës së vdekjes. Qëllimi im ka qenë t’u jap zë këtyre hijeve tragjike, të cilat mbushën skenat mortore përgjatë ritualit...
900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Gjaku i Dallëndyshes, Zija Çela

Në fund të viteve tetëdhjetë dhe në fillim të viteve nëntëdhjetë, kur shumica e shkrimtarëve shqiptarë përfshihen nga dilemat e kthesës së madhe, Zija Çelën e gjejmë ta ketë shpallur tashmë programin e tij letrar. Atë nuk e huton tranzicioni i rrëmujshëm. I çliruar nga shtrëngesat e realizmit socialist, ai do të realizojë ciklin e parë të romaneve të...
2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Irisoft Education

Romancë Divjakase, Miço Mone

Ashtu si më bënë mua të më lindë ky monolog, mbas çdo takimi nga largë me këto tre shtojzavalle dhe hedhja me një frymë në telajo, që konkretizuan një nga ekspozitat më të bukura për mua. Këto tre elementë, poezia, monologu im në prozë dhe pikturat e kësaj stine të lirisë, do tju bëjnë të ri jetoni këtë perlë lirie, që ishte në shpërthimin e saj dhe që...
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Skënderbeu, ideja dhe ndërtimi i shtetit, Pëllumb Xhufi

Në këtë mënyrë, ai i jepte luftës për liri dhe për shtet të përqendruar të shqiptarëve, një dimension mbareuropian. Si asnjëherë, epopeja e lavdishme e Kastriotit dhe e popullit të tij u bë kryeshqetësimi i kancelarive europiane. 
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Gjurmët e mesnatës, Emilian Shabani

Po shkoj, baba, sepse ti më le me një boshllëk, i cili u mbush me çdo të zezë vajtuese, me një të zezë lakuriqe që çirrej për mungesën e veshjeve të përbëra nga kujtimet e kulluara prindërore. Ndryshe nga ti që nuk kuptove kurrë se prindërit nuk i zëvendëson asgjë, unë të lashë kujtim dhëmbët e mi të thyer dhe një pasqyrë të ftohtë, e cila do të...
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Im atë, Sterjo, Ilinden Spasse

Libri i Ilinden Spases "Im atë Sterio" është një roman i mbajtur në faktet reale dhe në hollësitë e jetës së përditshme, një trajtim kronologjik i shtrirë nga fëmijëria deri në ndarjen nga jeta të shkrimtarit Sterjo Spasse.
1 200 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2621

Botuesi: Botimet Dudaj

Shenime nga Shkolla e Partise, Daut Gumeni

Satira e mprehtë dhe elegante, thellësia, pasuria e ideve, bukuria e parashtrimit dhe e shtjellimit të tyre, qartësia e gjykimeve etike, politike e filozofike, origjinaliteti i rrëfimeve, gjuha brilante aq e begatë, mendoj se e bëjnë veprën të veçantë e një ndër më të arrirat e letërsisë së sotme shqipe.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Ku jemi e ku vemi, Daut Gumeni

Pas njëzet e kusur vjetëve të një regjimi hibrid, të udhëhequr nga besnikët e diktaturës për të fshehur krimet e diktaturës, shqiptarët e thjeshtë kanë të gjithë të drejtën e robit e të Zotit që të zgjohen e të mos flasin më me vete.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje