• Banner

Nje dite si Sofia, Monika Shoshori Stafa
  • Nje dite si Sofia, Monika Shoshori Stafa

Një ditë si Sofia, Monika Shoshori Stafa

I rashë me forcë drurit të vjetër, të lashtë, aq sa dukej si kishte mbirë aty që kur kishte qenë fidan. Nga brenda doli një burrë mbi të 50-tat. A mund të flasim bashkë, ju lutem? Nuk prita të merrja pëlqimin dhe vijova: Si është puna e aeroportit? A ma shpjegoni me detaje?

80,50 SEK
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Një ditë si Sofia
Origjinali: Një ditë si Sofia
Gjinia: Publicistikë
Autori: Monika Shoshori (Stafa)
Shtëpia botuese: Saras
Viti: 2013
Fq. 286
Pesha: 0.401 kg.

Fragment nga libri

I rashë me forcë drurit të vjetër, të lashtë, aq sa dukej si kishte mbirë aty që kur kishte qenë fidan. Nga brenda doli një burrë mbi të 50-tat. A mund të flasim bashkë, ju lutem? Nuk prita të merrja pëlqimin dhe vijova: Si është puna e aeroportit? A ma shpjegoni me detaje? Unë jam – për pak desh më doli "Sofia" – e katit të dytë, që do të udhëtoj nesër në ora 4, ja, e shoh, e keni të shenjuar aty në bllok.

Ju lutem shiheni. Burri përballë meje thoshte vetëm Yes, pas çdo fjale që dëgjonte dhe s'nxirrte asnjë zë më shumë. Shpjegimet e mia po me nervozonin dhe mua vetë, s'po dukeshin aspak të vlefshme në bisedë me një tip si ky, që edhe ishte recepsionist, edhe s'dinte asnjë fjalë anglisht. Ndërsa po lëvizte ngadalë diçka në kompjuterin e tij, valë mendimesh të çrregullta më përplaseshin në krye.

Një skuqje përvëluese ndieja që më kishte pushtuar fytyrën dhe nervat po më tendoseshin akoma më shumë nga ngathtësia e burrit në shërbim. A ka mundësi të më ndihmoni më shpejt, i thashë, me një zë lutës. Ai ktheu kokën qetësisht nga unë dhe s'i ndryshoi asnjë nerv, asnjë qerpik s'i lëvizi. Ky ose s'kupton, mendova, ose është nga ata tipat që të çmendin me indiferencën e tyre të qëllimshme.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Hëna e Shqipërisë, Ben Blushi

Më shumë pabarazi ekonomike, më shumë radikalizëm politik, më shumë ekstremizëm fetar (të krishterë dhe myslimanë) më shumë nacionalizëm dhe më pak rëndësi e peshë ndërkombëtare. Përgjithësisht një vend i mërzitshëm pesimistësh.

Çmimi 103,50 SEK
More
Ne gjendje

Njeriu i netëve të vjeshtës, Gjergj Vlashi

Në karrierën e tij të gjatë, ka vënë në skenë mbi 100 premiera, kryesisht me trupën e Durrësit. Perveç saj, ka punuar dhe me trupat e Tiranës, Shkodrës, Korçës, Lushnjes, Pogradecit, Estradës së Ushtarit etj. Ka vënë në skenë dy premiera me studentët e Artit Dramatik të Akademisë së Arteve ku ka qenë disa vite pedagog i jashtëm.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Një urë fjalësh mes nesh dhe tjetrit, Namir Lapardhaja

Sikurse filozofia dhe shkencat humane, letërsia është mendim dhe njohje e botës psikike dhe shoqërore, të cilën ne e jetojmë. Sipas Todorov-it, "letërsia ka një rol të veçantë për të luajtur: për dallim nga ligjërimet fetare, morale apo politike, ajo nuk formulon një sistem të urdhrave; për këtë arsye, ajo u ikën censurave që ushtrohen mbi tezat e...

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Këpuca e aktorit, Visar Zhiti

Romani i ri “Këpuca e aktorit”, i shkrimtarit tonë, Visar Zhiti, me një shtrirje në tre epoka të historisë së Shqipërisë, është një sagë familjare, e populluar me personazhe fiksionalë dhe realë

Çmimi 207,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Gjurmët e mesnatës, Emilian Shabani

Po shkoj, baba, sepse ti më le me një boshllëk, i cili u mbush me çdo të zezë vajtuese, me një të zezë lakuriqe që çirrej për mungesën e veshjeve të përbëra nga kujtimet e kulluara prindërore. Ndryshe nga ti që nuk kuptove kurrë se prindërit nuk i zëvendëson asgjë, unë të lashë kujtim dhëmbët e mi të thyer dhe një pasqyrë të ftohtë, e cila do të...

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Fishta

Një antologji e vogël e jetës, Stefan Çapaliku

Dhe pastaj vijnë me radhë barceletat e komunizmit; barceletat: me doktor, farmacist, pijanecë, me bjonde, me kafshë, me kamarier, shitës e berberë; me mësues, me çifte, me gjirokastritë, me kler, me police, me seks, etj. Në fund në libër do gjeni edhe barceleta të identifikuara si të Tefë Palushit, Tano Banushit dhe Nexho Shabanit.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001003

Botuesi: Te tjere

Thembra e Akcilit, Agron Tufa

Prozat e shkurtra të këtij libri kanë një dallim thelbësor nga krijimtaria ime artistike në poezi, prozë të gjatë apo ese. Diku më shumë, diku më pak, në këto proza të shkurtra ndërthuren elemente dhe të poezisë, dhe të prozës romanore, dhe të esesë.

Çmimi 69,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Vera pa kthim, Besnik Mustafaj

Ky roman mbetet, megjithatë, me rëndësi themeltare për veprën letrare të Besnik Mustafajt në prozë. Edhe pse në atë gjendje të sakatuar, “Vera pa kthim” gjeti menjëherë një pritje të ngrohtë dhe zgjoi kureshtje të madhe te lexuesi shqiptar, duke i dhënë autorit, siç pohon ai, besimin për t’iu përkushtuar artit të romanit.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)