• Banner

Jeta që na dhanë, Bardhyl Londo

Gjithmonë kam pasur një ndjenjë të pakëndshme sa herë kam menduar që qoftë dhe kalimthi të filloj të shkruaj kujtime. Më është dukur se kujtimet lidhen dashje pa dashje me pleqërinë. Por a janë radhët e mëposhtme kujtime? Po të më pyesnit mua do t'i quaja thjesht rrëfim për një kohë të caktuar dhe krejt të veçantë.

6,80 GBP
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Jeta që na dhanë
Origjinali: Jeta që na dhanë
Gjinia: Kujtime
Autori: Bardhyl Londo
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2013
Fq. 280
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-99943-1-909-1

Koment nga autori

Gjithmonë kam pasur një ndjenjë të pakëndshme sa herë kam menduar që qoftë dhe kalimthi të filloj të shkruaj kujtime. Më është dukur se kujtimet lidhen dashje pa dashje me pleqërinë. Por a janë radhët e mëposhtme kujtime? Po të më pyesnit mua do t'i quaja thjesht rrëfim për një kohë të caktuar dhe krejt të veçantë.

Kur i thashë një ditë shkrimtarit Zija Çela se sonetin "Plagët" nga poema "Dhjatë e përmbysur" dhe veçanërisht dy vargjet "Mund t'i prekësh vërtet gozhdët në kyçe e duar/ por si mund t'i numërosh plagët në shpirt" ma kish nxitur pikërisht jeta dhe gjendja e tij, shkrimtari, duke e zgjeruar shumë rrethin e referencës dhe duke kaluar nga unë te një brez i tërë, më tha vetëm një fjalë "Dëshmohuni!".

Shkrimtari kishte plotësisht të drejtë. Bota e ardhur deri te ne nuk është gjë tjetër veçse një dëshmi e vazhdueshme dhe e pafund. Vetë monumente të tilla të njerëzimit siç janë Dhjata e Re dhe Dhjata e Vjetër janë dëshmi të protagonistëve, pjesëmarrësve të njohur, apo anonimë, apo edhe vëzhguesve të zakonshëm të atyre ngjarjeve. Pa këto dëshmi bota që jetojmë sot do të ishte shumë e varfër, e paorientuar dhe monotone.

Prirja e njeriut për të dëshmuar është shumë e lashtë. Ajo lind së bashku me qenien njerëzore, udhëton gjithë jetën me të dhe, si në saje të veprimit të ndonjë mrekullie, apo fuqie hyjnore, njeriu vazhdon të dëshmojë edhe pas vdekjes së tij, vazhdon të dëshmojë me atë që ka lenë pas, me njerëzit dhe të afërmit që trashëgojnë gjakun e tij, me kujtimet që krejt si pa u kuptuar vazhdojnë udhën e tyre te të afërmit dhe të njohurit.

Njeriu vazhdon të dëshmojë edhe me varrin, madje dhe me mbishkrimin në varrin e tij. Duke parë varrin që ia kanë ngritur të afërmit, mënyrën si ia kanë shkruar emrin, apo si dhe sa herë e pastrojnë atë, çfarë lulesh vendosin apo kanë mbjellë nuk është e vështirë të kuptosh marrëdhëniet e të vdekurit me njerëzit që jetojnë ende, por nuk është e vështirë të kuptosh edhe kulturën, edhe emancipimin e një populli.

Kultura e një populli duket sidomos nga varrezat dhe nga tualetet: sa më të pastra dhe të mirëmbajtura të jenë këto, aq më të kulturuar dhe më të emancipuar janë popujt, apo kombet të cilëve u përkasin, apo të cilët i kanë ngritur këto dy institucione.

Tundimi i njeriut për të rrëfyer ka lindur dhe lind bashkë me të. Vetë mëkati i parë i Adamit dhe i Evës, ngrënia e frutës së ndaluar, nuk është gjë tjetër veçse tundimi i parezistueshëm për të lënë trashëgimtarët dëshmitarë, pra për t'u dëshmuar në brezat dhe epokat që vijnë. Sapo nxjerr kokën nga mitra e nënës, ashtu i përgjakur dhe i përjargur, fëmija lëshon klithmën e parë: dëshmi me të cilën njofton njerëzimin për ardhjen e tij në jetë dhe për vendin që kërkon në këtë jetë.

Edhe në rastet kur ka munguar fjala apo shkrimi i saj, njerëzimi nuk i ka shpëtuar kurrë tundimit për t'u dëshmuar. Vizatimet nëpër shpella, enët, amforat, armët e gjuetisë dhe stolitë e gjetura nëpër varret e lashtë janë dëshmi nga më të rëndësishmet për të kuptuar rrugën shekullore që kanë bërë paraardhësit tanë.

Vjershën e famshme "Barbarët" Kavafis e mbyll me vargun paradoksal "po ç'do të ishim ne pa barbarët?". Vërtet, ç'do të ishim ne dhe historia njerëzore pa tundimin më të lashtë dhe të përjetshëm njerëzor për të dëshmuar dhe për t'u dëshmuar? Ç'do të ishte historia, kultura dhe rrjedhimisht personaliteti i një kombi dhe i një populli pa krijimtarinë e tij artistike gojore ose të shkruar?

Një popull gjysmak, një popull memec? Ç'do të ishte mesjeta e errët me tendencën e saj barbare për të djegur në turrat e druve pikërisht tundimin e njeriut për të dëshmuar në rast se deri te ne nuk do të arrinin ato epose të mrekullueshme kalorësiake të përhapura në të gjithë Europën, ç'do të ishte historia europiane pa ato kronika kalorësiake shumë herë anonime? Çfarë do të ishte Greqia e lashtë pa dëshminë e Homerit, Firence dhe Milano pa Danten, Mikelanxhelon, apo Anglia pa Shekspirin?

Bibla, ky monument unikal i njerëzimit, hapet pikërisht me nevojën për të dëshmuar dhe për t'u dëshmuar: e para ishte Fjala. Vetë ky kumt është një dëshmi e madhe dhe krejt origjinale që mund ta interpretosh në shumë mënyra, por asnjëherë nuk mund t'i shpëtosh domosdoshmërisë dhe tundimit për të dëshmuar dhe për t'u dëshmuar.

E para është fjala... Natyrisht, e para mund të jetë fjala e Zotit ose kryedëshmia për botën dhe jetën, por e para mund të jetë gjithashtu edhe fjala si mjet komunikimi dhe si mjet arkivimi i historisë njerëzore. Edhe simboli i Kullës së Babelit në njëfarë mënyre është një monument që dëshmon për domosdoshmërinë e fjalës si mjet marrëveshjeje dhe dokumentimi të asaj që ndodh: në çastin kur fjala i humbi këto dy funksione, Zoti vendosi ta shkatërrojë Kullën e Babelit.

Koment nga Agron Gjekmarkaj

Individi i rrëfyer nga Londo, duke nisur nga vetja, është një njeri pezull ndërmjet asgjësë, ankthit dhe dyshimit, i sulmuar në bindjet personale. Statusi i këtij individi është tjetërsimi, të jetuarit e jetës që i kanë dhënë dhe jo i jetës që do vetë...

... Rrëfimi i Bardhyl Londos në këtë libër të jetës është dëshmi e luftës për të mbetur njeri, por edhe e një lufte tjetër më të vështirë, të asaj për të mbetur shkrimtar në një shoqëri me dy ngjyra.
Në optikën time ky libër është rrëfimi më i plotë dhe më i ndershëm që një shkrimtar shqiptar ka bërë deri më sot për atë që ka qenë dhe, mbi të gjitha, për ç'nuk ka qenë.

Ne kemi kryevepra në llojin e memorialistikës së tipit "Rrno vetëm për me tregue", por ende nuk kemi të tilla nga shkrimtarët që nuk ishin të persekutuar në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, të atyre që kanë jetuar në liri duke nënkuptuar jetën normale brenda atij sistemi, domethënë jo në burg.

"Jeta që na dhanë", në pak kohë do ta fitojë këtë status sepse shkrimtari ka zgjedhur një rrugë të vështirë: rrëfimin e skajshëm dhe të vërtetën së cilës nuk i bishtnon as kur bëhet fjalë për Bardhyl London...

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994319091
ean13
9789994319091
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2341

Botuesi: Toena

Shen Shiu, Bardhyl Londo

Bardhyl Londo është një nga poetët më të mëdhenj bashkëkohorë dhe do të thoja nga më modernët. Forca morale e një kulture letrare (dhe jo vetëm letrare) e dhënë nëpërmjet mënyrave shprehëse me një semantikë tejet të thjeshtë, si dhe aftësia për të bërë poetike shprehjen e thjeshtë, është padyshim mjeshtëri e spikatu

Çmimi 3,40 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Fluturimi i korbave, Bardhyl Londo

I drejtpërdrejtë në komunikim, me një këndvështrim qytetar që i shmanget patetikës, qibar në fjalë por jo i sofistikuar në konceptime, Bardhyl Londo është poet me zemrën në dorë. Ai është nga ata poetë që kanë tharm të fortë krijues, çka do të thotë afatgjatë, prandaj pavarësisht nga mosha, talenti i tyre nuk fiket.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Letrat e mia kredenciale, Besnik Mustafaj

Nëpërmjet këtij librin do të njihni Besnik Mustafajn dhe të vërtetat e tij të çuditshme, që nis me një vizatim burri për fëmijën e dikurshëm dhe ndalet te fotografia e të sotmes kur fëmijën brenda burrit e ka zbehur shkurtimi i kohës që i është dhënë për të jetuar...

Çmimi 8,50 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Bob Legjenda, Arlinda Guma

Zakonisht kur shkrimtari fillon të mbrujtë një personazh, ai do ta marrë atë për dore dhe do t’i mësojë të ecë. Me Bobin  nuk ndodhi kështu; ai e fitoi herët pavarësinë ndaj meje: qysh sa lindi u ngrit në këmbë dhe filloi të ecte vetë. Ai nuk është pjesë e mjedisit të korruptuar letrar, ku kridhen pa ndonjë skrupull kolegët e tij shkrimtarë, kështu që, i...

Çmimi 7,65 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Anjeza nuk u zgjua, Preç Zogaj

Ajo e kishte futur thellë gojën e saj në të tijën, e kishte puthur prapë gjatë, ishte lumturuar dhe ai ia kishte kthyer me pikë e me presje. Kjo kishte qenë puthja, që nuk mësohej, që dihej, që jepej e merrej, që fillonte gjithnjë nga fillimi, një herë e parë e përjetshme

Çmimi 8,93 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Këngët e Milosaos, Jeronim De Rada

Është menduar që, veçanërisht për nxënësit, studentët dhe lexuesit e specializuar, të përfshihet në këtë botim edhe varianti origjinal arbëresh (botimi I, 1836). Botimi shoqërohet me disa vlerësime kritike, që studiues të njohur i kanë bërë veprës dhe figurës së De Radës, si dhe me pasthënie nga studiuesja Lili Sula.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Diku ku dielli nuk perëndon, Enxhi Drapi

Po vuaj vërtetë shumë, por nuk e kam problem. Ashtu sikurse edhe ti, unë mundem. Kam bindjen se gjithçka arrihet kur e dëshiron me gjithë shpirt. "Të dëshirosh" diçka nuk është aq e thjeshtë sa duket vetëm kur e shqipton atë fjalë. Duhet ta besosh fort, e nëse e bën atëherë ky është dëshirimi. Mos e harro! Këtë sekret nuk e përdor dot kushdo!

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Reklama

Lahuta e Malsisë, At Gjergj Fishta

Poema nis me përleshjet kufitare midis fiseve të Hotit e të Grudës dhe fqinjëve po aq të rreptë malezezë më 1858. Thelbi i veprës janë këngët 6-25 që u kushtohen ngjarjeve të viteve 1878-1880, që lidhen me Kongresin e Berlinit, i cili i dha toka kufitare shqiptare Malit të Zi dhe çoi në krijimin e Lidhjes së Prizrenit për të mbrojtur interesat e kombit.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Jetë burgu, Fatos Lubonja

Në këtë pikë të rrugëtimit mendoj se të gjitha këto histori i kam shkruar për t’i pranuar si të miat, si pjesë të vetes sime “të vërtetë” ato rroba dhe ato vuajtje që i kam refuzuar me aq ngulm në krye të herës; për të kuptuar se çeltira ku na duket se do të gjejmë veten tonë të vërtetë duke ecur, për kënaqësinë e trupit dhe shpirtit, me një kuptim jete...

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Liria ime, Mehmet Kraja

"Liria ime" nuk është shkruar si roman tradicional, por duke bërë një thyerje të fortë të zhanrit dhe, duke shkelur vise të panjohura të imagjinatës, arrin të ndërlidhë përsosmërisht rrëfime të dhembshme nga njerëz të ndryshëm, të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me njëri-tjetrin, përveç fatit të keq që i përndjek në palumturinë e tyre.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Në orën moderne të Perëndive, Nurie Emrullai

E tërë poezia e Nuries është në thelb dashuri, një dashuri që e shumfishon veten. Madje edhe zgjatimet e inatit e protestës ndaj mendësisë "maçiste", ndaj fatthënës kursimtare kundruall gruas, s'janë veçse prodhime të një dashurie elementare, të një dashurie që e sheh me keqardhje botën e dalë boje e që vjen si grumbullim i vjetër, i brezit të gjyshes, i...

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Mos harro të më kujtosh, Liridon Mulaj

‘Mos harro të më kujtosh’ është romani më i ri i autorit nga Shqipëria, Liridon Mulaj. Një roman që siç potencon vetë autori, brenda tij ka injektuar të gjithë ndjeshmërinë dhe shpirtin e tij. ‘Mos harro të më kujtosh’ është libri i tretë me radhë i Mulajt, pas të parit ‘I Pakuptuari’ që ishte një vëllim poetik dhe i dyti ‘Kërkohet një vrasës’ që trajton...

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Njeriu me fat, Fatos Kongoli

Në këtë libër, Kongoli risjell një personazh të njohur të tij, inspektorin Sabit Kurti. Në prag të pensionit, ai ngarkohet me një detyrë të fundit, disi të veçantë, të shmangë vrasjen e paralajmëruar të një personin VIP. S'dihet kush do të jetë viktima, as vrasësi, as motivet e vrasjes.

Çmimi 8,50 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)