Jeta që na dhanë, Bardhyl Londo
  • Jeta që na dhanë, Bardhyl Londo

Jeta që na dhanë, Bardhyl Londo

Toena

Gjithmonë kam pasur një ndjenjë të pakëndshme sa herë kam menduar që qoftë dhe kalimthi të filloj të shkruaj kujtime. Më është dukur se kujtimet lidhen dashje pa dashje me pleqërinë. Por a janë radhët e mëposhtme kujtime? Po të më pyesnit mua do t'i quaja thjesht rrëfim për një kohë të caktuar dhe krejt të veçantë.

800 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Jeta që na dhanë
Origjinali: Jeta që na dhanë
Gjinia: Kujtime
Autori: Bardhyl Londo
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2013
Fq. 280
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-99943-1-909-1

Koment nga autori

Gjithmonë kam pasur një ndjenjë të pakëndshme sa herë kam menduar që qoftë dhe kalimthi të filloj të shkruaj kujtime. Më është dukur se kujtimet lidhen dashje pa dashje me pleqërinë. Por a janë radhët e mëposhtme kujtime? Po të më pyesnit mua do t'i quaja thjesht rrëfim për një kohë të caktuar dhe krejt të veçantë.

Kur i thashë një ditë shkrimtarit Zija Çela se sonetin "Plagët" nga poema "Dhjatë e përmbysur" dhe veçanërisht dy vargjet "Mund t'i prekësh vërtet gozhdët në kyçe e duar/ por si mund t'i numërosh plagët në shpirt" ma kish nxitur pikërisht jeta dhe gjendja e tij, shkrimtari, duke e zgjeruar shumë rrethin e referencës dhe duke kaluar nga unë te një brez i tërë, më tha vetëm një fjalë "Dëshmohuni!".

Shkrimtari kishte plotësisht të drejtë. Bota e ardhur deri te ne nuk është gjë tjetër veçse një dëshmi e vazhdueshme dhe e pafund. Vetë monumente të tilla të njerëzimit siç janë Dhjata e Re dhe Dhjata e Vjetër janë dëshmi të protagonistëve, pjesëmarrësve të njohur, apo anonimë, apo edhe vëzhguesve të zakonshëm të atyre ngjarjeve. Pa këto dëshmi bota që jetojmë sot do të ishte shumë e varfër, e paorientuar dhe monotone.

Prirja e njeriut për të dëshmuar është shumë e lashtë. Ajo lind së bashku me qenien njerëzore, udhëton gjithë jetën me të dhe, si në saje të veprimit të ndonjë mrekullie, apo fuqie hyjnore, njeriu vazhdon të dëshmojë edhe pas vdekjes së tij, vazhdon të dëshmojë me atë që ka lenë pas, me njerëzit dhe të afërmit që trashëgojnë gjakun e tij, me kujtimet që krejt si pa u kuptuar vazhdojnë udhën e tyre te të afërmit dhe të njohurit.

Njeriu vazhdon të dëshmojë edhe me varrin, madje dhe me mbishkrimin në varrin e tij. Duke parë varrin që ia kanë ngritur të afërmit, mënyrën si ia kanë shkruar emrin, apo si dhe sa herë e pastrojnë atë, çfarë lulesh vendosin apo kanë mbjellë nuk është e vështirë të kuptosh marrëdhëniet e të vdekurit me njerëzit që jetojnë ende, por nuk është e vështirë të kuptosh edhe kulturën, edhe emancipimin e një populli.

Kultura e një populli duket sidomos nga varrezat dhe nga tualetet: sa më të pastra dhe të mirëmbajtura të jenë këto, aq më të kulturuar dhe më të emancipuar janë popujt, apo kombet të cilëve u përkasin, apo të cilët i kanë ngritur këto dy institucione.

Tundimi i njeriut për të rrëfyer ka lindur dhe lind bashkë me të. Vetë mëkati i parë i Adamit dhe i Evës, ngrënia e frutës së ndaluar, nuk është gjë tjetër veçse tundimi i parezistueshëm për të lënë trashëgimtarët dëshmitarë, pra për t'u dëshmuar në brezat dhe epokat që vijnë. Sapo nxjerr kokën nga mitra e nënës, ashtu i përgjakur dhe i përjargur, fëmija lëshon klithmën e parë: dëshmi me të cilën njofton njerëzimin për ardhjen e tij në jetë dhe për vendin që kërkon në këtë jetë.

Edhe në rastet kur ka munguar fjala apo shkrimi i saj, njerëzimi nuk i ka shpëtuar kurrë tundimit për t'u dëshmuar. Vizatimet nëpër shpella, enët, amforat, armët e gjuetisë dhe stolitë e gjetura nëpër varret e lashtë janë dëshmi nga më të rëndësishmet për të kuptuar rrugën shekullore që kanë bërë paraardhësit tanë.

Vjershën e famshme "Barbarët" Kavafis e mbyll me vargun paradoksal "po ç'do të ishim ne pa barbarët?". Vërtet, ç'do të ishim ne dhe historia njerëzore pa tundimin më të lashtë dhe të përjetshëm njerëzor për të dëshmuar dhe për t'u dëshmuar? Ç'do të ishte historia, kultura dhe rrjedhimisht personaliteti i një kombi dhe i një populli pa krijimtarinë e tij artistike gojore ose të shkruar?

Një popull gjysmak, një popull memec? Ç'do të ishte mesjeta e errët me tendencën e saj barbare për të djegur në turrat e druve pikërisht tundimin e njeriut për të dëshmuar në rast se deri te ne nuk do të arrinin ato epose të mrekullueshme kalorësiake të përhapura në të gjithë Europën, ç'do të ishte historia europiane pa ato kronika kalorësiake shumë herë anonime? Çfarë do të ishte Greqia e lashtë pa dëshminë e Homerit, Firence dhe Milano pa Danten, Mikelanxhelon, apo Anglia pa Shekspirin?

Bibla, ky monument unikal i njerëzimit, hapet pikërisht me nevojën për të dëshmuar dhe për t'u dëshmuar: e para ishte Fjala. Vetë ky kumt është një dëshmi e madhe dhe krejt origjinale që mund ta interpretosh në shumë mënyra, por asnjëherë nuk mund t'i shpëtosh domosdoshmërisë dhe tundimit për të dëshmuar dhe për t'u dëshmuar.

E para është fjala... Natyrisht, e para mund të jetë fjala e Zotit ose kryedëshmia për botën dhe jetën, por e para mund të jetë gjithashtu edhe fjala si mjet komunikimi dhe si mjet arkivimi i historisë njerëzore. Edhe simboli i Kullës së Babelit në njëfarë mënyre është një monument që dëshmon për domosdoshmërinë e fjalës si mjet marrëveshjeje dhe dokumentimi të asaj që ndodh: në çastin kur fjala i humbi këto dy funksione, Zoti vendosi ta shkatërrojë Kullën e Babelit.

Koment nga Agron Gjekmarkaj

Individi i rrëfyer nga Londo, duke nisur nga vetja, është një njeri pezull ndërmjet asgjësë, ankthit dhe dyshimit, i sulmuar në bindjet personale. Statusi i këtij individi është tjetërsimi, të jetuarit e jetës që i kanë dhënë dhe jo i jetës që do vetë...

... Rrëfimi i Bardhyl Londos në këtë libër të jetës është dëshmi e luftës për të mbetur njeri, por edhe e një lufte tjetër më të vështirë, të asaj për të mbetur shkrimtar në një shoqëri me dy ngjyra.
Në optikën time ky libër është rrëfimi më i plotë dhe më i ndershëm që një shkrimtar shqiptar ka bërë deri më sot për atë që ka qenë dhe, mbi të gjitha, për ç'nuk ka qenë.

Ne kemi kryevepra në llojin e memorialistikës së tipit "Rrno vetëm për me tregue", por ende nuk kemi të tilla nga shkrimtarët që nuk ishin të persekutuar në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, të atyre që kanë jetuar në liri duke nënkuptuar jetën normale brenda atij sistemi, domethënë jo në burg.

"Jeta që na dhanë", në pak kohë do ta fitojë këtë status sepse shkrimtari ka zgjedhur një rrugë të vështirë: rrëfimin e skajshëm dhe të vërtetën së cilës nuk i bishtnon as kur bëhet fjalë për Bardhyl London...

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994319091
ean13
9789994319091
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Manjola, Erjeta Kici

I vetmi ngushëllim që i kishte mbetur ishin degët e “Manjolës”, pema që prej vitesh arriti të mbante pranë vetes, duke i folur fjalë të ngrohta netëve të ftohta të dimrit e duke e përkëdhelur si fëmijë netëve të gjata të verës.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Bard

Gabimi i shqisave, Dije Demiri- Frangu

Subjekti lirik i poezisë së Dije Demiri- Frangut është një qënie që jeton në kafaz, që po tkurret gjithnjë e më shumë, që po zhbëhet dalëngadalë, nën ndryshimin e erozionin e pamëshirshëm të kohës.
700 Lekë
More

Botuesi: Irisoft Education

Romancë Divjakase, Miço Mone

Ashtu si më bënë mua të më lindë ky monolog, mbas çdo takimi nga largë me këto tre shtojzavalle dhe hedhja me një frymë në telajo, që konkretizuan një nga ekspozitat më të bukura për mua. Këto tre elementë, poezia, monologu im në prozë dhe pikturat e kësaj stine të lirisë, do tju bëjnë të ri jetoni këtë perlë lirie, që ishte në shpërthimin e saj dhe që...
700 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Lejlekët nuk vijnë, Pëllumb Kulla

Heroi i veprës, - hero në terminologjinë e librave artistikë, ëh- jam unë vetë, me vëzhgimet e mia dhe me respektin tim më madhor ndaj dhëmbëve diktatoriale që nuk shfaqnin asnjë shënjë mëshire, lëshimi a thyerje. Këto faqe, janë fryt i qëmtimit të paradokseve dhe karaktereve në hapësirat e një regjimi fanatik, ku mundohem t’i trajtoj po më të njëjtin...
1 200 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Nata, Preç Zogaj

I plagosur në shpirt nga divorci dhe i mbetur vetëm, Natani gjen strehë vetëm te puna. Deri kur, në jetën e tij shfaqet Garet Gudrishi, që ka një talent të veçantë: i dallon njerëzit që janë duke vdekur. Për Natanin, ka ardhur koha të kuptojë pse u rikthye në jetë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Flama, Tom Kuka

Teksa Di Hima heton, na shpaloset përpara syve një mjerim i madh, jo vetëm  ekonomik, por edhe shpirtëror. Njerëz që nuk duan të njohin rrënjët e tyre,  të shkuarën e tyre; gra që shiten e blihen në pazar për hiçmosgjë, njerëz të kulturës që i kanë duart e lidhura në gjithë atë zallahi, mjekë që përplasen me  realitete të paimagjinueshme, njerëz të lirë...
800 Lekë
More

Botuesi: Muza

Muza e ligë, Emilian Shabani

Në rutinën plot zhurmë e rrëmujë të Manhatanit, spikaste sjellja e dashur e një mjeku autopsie që shëtiste me një tufë trëndafilash të bardhë në dorë. Por këto lule nuk mund ti nuhaste kushdo. Ata marrës fatlumë do të kishin bekimin e përjetësisë dhe mallkimin që, me sy hapur, të shihnin se çfarë fshihej pas buzëqeshjes së ëmbël të doktorit.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Gjenerali pa yll, Grigor Banushi

Duke e ndier veten përgjegjës njëlloj si të ishte në luftë, Trajan Kondi thur plane dhe lufton për shpëtimin e njëzet e një njerëzve të ngujuar në Bunker.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Cabej

Si erdhi realizmi socialist në Shqipëri, Ilir Yzeri

Elitat komuniste, në vitet e para të sjelljes në pushtet të diktaturës së proletariatit, i kushtuan një vëmendje të posaçme edhe vlerësimit të traditës, duke ndërtuar një hierarki të re kulturore e artistike. 
1 200 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Të murosurat, Lindita Arapi

Alba Darëzezi, heroina e romanit të ri të Lindita Arapit, Të murosurat, është simboli i një brezi femrash shqiptare që u përballën me tutelën paternaliste, nënshtrimin para vullnetit dominues mashkullor, dhunimin e autonomisë, tabuizimin e seksualitetit, që femrës nuk ia lejonte vetëvendosjen.
900 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Pa pikë pa presje, Ardian Ndreca

 Nga viti 2006 deri në vitin 2015 ka drejtuar revistën “Hylli i Dritës” dhe nga viti 2016 drejton të përkohshmen “Shêjzat”. Ka qenë i pranishëm në shtypin shqiptar me artikuj kritikë, polemika dhe shkrime të natyrës historike. Fushat e tij të studimit në lëmin e filozofisë janë kryesisht idealizmi gjerman, ekzistencializmi si edhe filozofë të ndryshëm...
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2341

Botuesi: Toena

Shen Shiu, Bardhyl Londo

Bardhyl Londo është një nga poetët më të mëdhenj bashkëkohorë dhe do të thoja nga më modernët. Forca morale e një kulture letrare (dhe jo vetëm letrare) e dhënë nëpërmjet mënyrave shprehëse me një semantikë tejet të thjeshtë, si dhe aftësia për të bërë poetike shprehjen e thjeshtë, është padyshim mjeshtëri e spikatu
400 Lekë
More

Botuesi: Toena

Fluturimi i korbave, Bardhyl Londo

I drejtpërdrejtë në komunikim, me një këndvështrim qytetar që i shmanget patetikës, qibar në fjalë por jo i sofistikuar në konceptime, Bardhyl Londo është poet me zemrën në dorë. Ai është nga ata poetë që kanë tharm të fortë krijues, çka do të thotë afatgjatë, prandaj pavarësisht nga mosha, talenti i tyre nuk fiket.
700 Lekë
More