• Banner

Shkrimtarët e shekullit, Rudina Xhunga

Nobelistë, kandidatë për çmimin "Nobel", por dhe shkrimtarë që kanë ndikuar me librat e tyre në shoqërinë e sotme, kanë folur hapur për Xhungën, si në një libër. Ajo fillimisht ka lexuar librat e tyre, më pas si një lexuese e pasionuar ka dashur të kuptojë të gjitha mesazhet që i gjente mes rreshtash.

1 200 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shkrimtarët e shekullit
Origjinali: Shkrimtarët e shekullit
Gjinia: Publicistikë
Autori: Rudina Xhunga
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2014
Fq. 400
Pesha: 0.543 kg.
ISBN: 978-9928-176-00-4

Mbi librin

“Aroma e një dashurie të pamundur. Përsëri ka shumë dashuri të pamundura, nuk ka vetëm një, ndonjëherë kanë aromën e kripës së lotëve, ndonjëherë aromën e djersës së grushteve të mbledhura apo edhe aromën e flladit përpara errësirës”. Amoz Oz i përgjigjet kështu pyetjes së gazetares shqiptare, Rudina Xhunga, për aromën e një dashurie të pamundur.

Ishte dhjetor i vitit 2008, e ndodheshin në Arad, Izrael. Pasi kishin shëtitur shkretëtirën, tashmë burri që e kishte tërhequr aq shumë përmes librave që i kishte lexuar, po u përgjigjej të gjitha pyetjeve që atë e kishin grishur herët, shumë kohë përpara se të mbërrinte tek ai. Ishte më i shkurtër seç e mendoje dhe më i qeshur se ç’do shpresoje.

“Nuk sillet me ty si burri i dhjetëra çmimeve, kandidati i “Nobelit”, shkrimtari i përkthyer në 30 gjuhë, negociatori i paqes mes Izraelit dhe Palestinës. Është i thjeshtë, i rehatshëm. Me të je njëlloj si në libër”, rrëfen Xhunga. Amoz Oz, shkrimtari që çdo ditë shkel shkretëtirën për të ndjerë forcën e saj,

Nobelistë, kandidatë për çmimin “Nobel”, por dhe shkrimtarë që kanë ndikuar me librat e tyre në shoqërinë e sotme, kanë folur hapur për Xhungën, si në një libër. Ajo fillimisht ka lexuar librat e tyre, më pas si një lexuese e pasionuar ka dashur të kuptojë të gjitha mesazhet që i gjente mes rreshtash. Një gërshetim i gazetares dhe shkrimtares që është brenda Xhungës, për të njohur dhe depërtuar brenda atyre “qenieve të rralla” në dukje tepër të largët, për të kuptuar të gjitha pse – të.

Vetëm pasioni për letrat, do ta bënte atë t’i gjente të gjitha udhët, që do ta çonin në shtëpinë e nobelistes së ndjerë Doris Lessing në Londër, vetëm pak pasi ajo kishte marrë çmimin e madh letrar, në Turqinë e Orhan Pamuk, të takonte Selman Rushdien, Alberto Bevilacqua etj. Të gjitha këto intervista ajo i ka përmbledhur tashmë në një libër nën titullin “Shkrimtarët e shekullit (31 intervista në bibliotekën e botës)”, me parathënie nga Kryeministri Edi Rama, botuar nga “Dudaj”.

Ky libër është një udhëtim në bibliotekën bashkëkohore të botës, duke marrë prej saj copëza shpirti dhe historish që vijnë si mesazhe në Shqipërinë e së tashmes. Letërsia ka qenë gjithnjë forma më e lartë e komunikimit mes vendeve, shpeshherë e heshtur po aq e fortë në ndikimin e saj. Ndaj personazhet e zgjedhura nga Xhunga, duken si një zgjedhje e zgjuar, për të depërtuar në ato biblioteka ku gjuha e shenjave, flet po aq qartë sa shkrimi.

Libri është një manual për të kuptuar botën, atë çfarë ndodh sot, përmes rreshtave më të ndjeshëm të thënë nga protagonistë të rëndësishëm të saj. Këto intervista i ngjasojnë një libri iluminist esesh, ku filozofia ngjan aq elegante dhe kur Alfonso Signorini, thotë se “do të ishte dashuruar marrëzisht pas Callas, nëse do të kishte jetuar në kohën e saj.

Nuk do të kishte bërë as televizion dhe as të drejtonte dy revista, por do të kishte rendur pas saj dhe nuk do ta kishte lëshuar më”. Kjo përmbledhje intervistash, është një libër për historinë, letërsinë, dashurinë dhe vetminë, treguar përmes emrave që kanë bërë art, duke mbetur thellësisht njerëzorë…

Koment nga Edi Rama

“Secila shumë e ndryshme nga tjetra, por të ndërlidhura shqip, falë një shqiptareje, e cila endet prej kohësh në bibliotekën e botës duke ëndërruar të kapërcejë edhe kufirin e fundit, ku në fund ndalet për t’u kthyer me alibinë e diçkaje të bukur; zëra që vijnë nga larg përmes një harte shenjash e kodesh, nga ato të thesarkërkimeve ku papritur sheh vende që i njeh pa i pasur shkelur kurrë, fytyra që i ke dashur dikur, edhe pse i sheh për herë të parë, apo që i ke njohur e dashur përherë, por papritur i gjen krejt ndryshe, si përtej dritares së hapur drejt botës shqipfolëse nga Robert Elsie, në një intervistë që sjell veçanërisht kënaqësinë e një takimi ku tingulli e tronditja shfaqen bashkë si gur i rënë vrik mbi pasqyrën e ujit, për t’u bërë radhë që përhapen rrotull teje, dhe vështrimi tretet pa ngut duke kapërcyer një e nga një kufijtë që shtyjnë njëri – tjetrin; në rrjedhën e kohës që prej dritares së Selman Rushdie, vjen si hapësirë vetjake ku zënë vend me radhë, të gjitha kuptimet e mbledhura bashkë prej kohësh dhe vendesh të ndryshme dhe kujtesa njehsohet me eksperiencën e fëmijërisë ndërsa shqetësimi vjen nga kufiri i fundit, ai që refuzon së brendshmi të pushojë së qenë para raportit të paracaktuar në lidhje me dikë, disa a të gjithë, rrugës ku ama s’ka hiç fare pendim për kënaqësinë, kohën, shqetësimin, si një tis që lidh dritaret e fjalëve të David Grossman – it, Fabio Volo – s e Roberto Savianos; krenarë secili në dhembjen e brishtësinë e vet, si pikënisja e një jete matanë, pa frikë, thjesht të kthjellët, se “nuk janë lavditë e së shkuarës ato që kanë rëndësi… janë njerëzit…”

Komente nga shkrimtarë

“Lufta. Sapo nisi lufta ne bënim fëmijë, sepse njerëzit bëjnë më shumë fëmijë kur ka luftë. Në fillim të jetës, kur isha 20 vjeçe, linda fëmijë si të gjithë të tjerat në atë kohë. Tani shoh gratë që përpiqen të kenë fëmijë dhe s’munden.”

Doris Lessing

“Unë shkruaj me dorë. Madje kam përdorur shumë rrallë dhe makinën e shkrimit. Dita më kalon duke shkruar dhe rregulluar shkrimet. U qëndroj besnik zakoneve të mia për të shkruar, shkruaj ngadalë-ngadalë, si milingonë.”

Orhan Pamuk

“S’besoj shumë te fuqia e letërsisë për t’i përmirësuar gjërat. Nuk besoj as që mund të kërkohet nga librat që të kenë atë efekt. Letërsia funksionon në mënyrë më të thellë, në brendësi të mendjes së lexuesit. Nëse lexuesi angazhohet me librin, nis të ketë ndryshime në mendje. Nëse një libër të thith vërtet, je një tjetër njeri kur e mbaron…”

Selman Rushdie

“Mjafton të shohësh shkrimet nëpër mure kundër meje, por është normale. Më quajnë një njeri që ka spekuluar, ka fyer dhe që s’ka bërë kushedi se çfarë. Prandaj, jam mbyllur në burg dhe nga kjo pjesë e shoqërisë civile, mizore dhe cinike.”

Roberto Saviano

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928176004
ean13
9789928176004
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000041

Botuesi: Botimet Dudaj

Preja e nje martese te lodhur, Rudina Xhunga

“Preja e një martese të lodhur” është një roman për dashurinë. Në faqen e dedikimit autorja shkruan: Për ata që duhen; me frikë se bëhen tre dhe ankth mos mbeten një. Kanë thënë për librin “Eshtë një mnyrë të shkruari me sinqeritet, pa poza, një realizëm pa makijazh. Një libër I shkruar me mendje, me zemër,

Çmimi 650 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Quaderni, Koçi Petriti

rej ngasjes lodërtare papritur lodrat plasën,Sikur jehon’ e luftës, mbas vitesh erdh së largu,Fëmia ndërroi formën, fuqit’ e tij gajasënNga coprat e metalta, në copra mishi e gjaku.

Çmimi 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Reklama

Lahuta e Malsisë, At Gjergj Fishta

Poema nis me përleshjet kufitare midis fiseve të Hotit e të Grudës dhe fqinjëve po aq të rreptë malezezë më 1858. Thelbi i veprës janë këngët 6-25 që u kushtohen ngjarjeve të viteve 1878-1880, që lidhen me Kongresin e Berlinit, i cili i dha toka kufitare shqiptare Malit të Zi dhe çoi në krijimin e Lidhjes së Prizrenit për të mbrojtur interesat e kombit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Shtëpia te selvia, Anisa Markarian

Kujtimet nga jeta e përditshme në Tiranën e viteve të periudhës para kohës së komunizmit vijnë me një shqipe për t’u pasur zili, herë herë si një album familjar dhe më pas si grimca nga jeta e një fëmije si dhe një meditim mbi diktaturën dhe pasojat që ajo pati në të menduarit dhe të jetuarit.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000017

Botuesi: Toena

Te porta e Shën Pjetrit, Fatos Kongoli

Dy histori dashurie të ndërprera verbërisht. Kufoma e braktisur e një të riu. Një inspektor i ndjekjes së krimeve në kërkim të vrasësve. I ndërtuar si ndërthurrje e këtyre linjave, me personazhe të mjediseve nga më të ndryshmet, kryeqytetase dhe periferike, intekeltuale apo mafioze.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Manjola, Erjeta Kici

I vetmi ngushëllim që i kishte mbetur ishin degët e “Manjolës”, pema që prej vitesh arriti të mbante pranë vetes, duke i folur fjalë të ngrohta netëve të ftohta të dimrit e duke e përkëdhelur si fëmijë netëve të gjata të verës.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Një urë fjalësh mes nesh dhe tjetrit, Namir Lapardhaja

Sikurse filozofia dhe shkencat humane, letërsia është mendim dhe njohje e botës psikike dhe shoqërore, të cilën ne e jetojmë. Sipas Todorov-it, "letërsia ka një rol të veçantë për të luajtur: për dallim nga ligjërimet fetare, morale apo politike, ajo nuk formulon një sistem të urdhrave; për këtë arsye, ajo u ikën censurave që ushtrohen mbi tezat e...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)