• Ka mbaruar
Unë jam gegë, Mustafa Nano
  • Unë jam gegë, Mustafa Nano

Unë jam gegë, Mustafa Nano

UET Press

Për nji pjesë të madhe të autoriteteve "misterioze" binomi "gegë – toskë", ose edhe kufizat e tij të marra veç e veç, janë fjalë pa ndonji kuptim, janë "historizëm", fjalë të kohës së Nuhit, gjithsesi pa landësi e përmbajtje.

900 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Unë jam gegë
Origjinali: Unë jam gegë
Gjinia: Publicistikë
Autori:Mustafa Nano
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2013
Fq. 196
Pesha: 0.246 kg.
ISBN: 978-9928-4181-1-1

Koment nga Primo Shllaku

Jam i sigurt se ka njerz sot në Tiranë që titulli i ktij libri "Unë jam gegë" ka për t'i çuditë e tronditë ma fort se sikur ky libër i M. Nanos ta kishte titullin "Unë jam gay". Për nji pjesë të madhe të autoriteteve "misterioze" binomi "gegë – toskë", ose edhe kufizat e tij të marra veç e veç, janë fjalë pa ndonji kuptim, janë "historizëm", fjalë të kohës së Nuhit, gjithsesi pa landësi e përmbajtje.

Kto fjalë si dhe derivatet e tyne që përskajojnë sektorët e mdhenj përkatës të shqipes, janë fjalët tabu që askush ma nuk duhet me i përmendë. Dhe deterrentin e tabusë, fuqinë e tij shkatërruese e përban pohimi se ai që i përmend, automatikisht mund të dyshohet për "përçarës i kombit". Fjalë e madhe kjo... Pra tabuja ka edhe sfinksin rojtës që e mban të gjallë tmerrin para tundimit. Jemi në terren tansisht mitologjik. Kultura shqiptare e tranzicionit e mbërthyeme në çatallet e mitit?! Mozotmakeq!

Mbi autorin

Ka qenë fundi i vitit 1997, kur Mustafa Nano u shfaq si gazetar e publicist. Deri në këtë moment, ai kish ushtruar profesionin e inxhinierit elektronik dhe më pas në periudhën 1990 – 1994 u përfshi në veprimtari politike, e në periudhën tjetër 1994 – 1997 në diplomaci. Prej vitit 1997 e në vijim, ai ka shkruar për një numër gazetash në Tiranë.

U bë i njohur fillimisht me shkrimet e veta të publikuara në gazetën "Shekulli", e më pas në "Korrieri", dhe tash së fundi në të përditshmen "Shqip". Si intelektual publik ka qenë gjithë kohën pjesë e debatit kombëtar dhe e ka thënë të vetën për një numër çështjesh të natyrës kulturore e socio – politike, qoftë nëpërmjet protagonizmit televiziv, qoftë nëpërmjet artikujve, qoftë nëpërmjet librave që ka publikuar.

Libri i parë i tij është ai me titull "Europa, destinacioni X". Gjatë dekadës së fundit ka publikuar tre libra të tjerë, atë me titull: "www.shqipëriadheunë.com", "Hinterlandi i kuq" dhe sprovën që keni në dorë "Unë jam gegë".

Detajet e librit
UET Press

Referencat specifike

isbn
9789928418111
ean13
9789928418111
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Sende që nxirrte deti, Ardian Vehbiu

E lamë shkollën atë ditë, dhe u kuturisëm me tren në Shkozet. Lajmi kish qenë i saktë: e gjithë vija e plazhit, nga porti deri poshtë tek Iliria, ishte e mbushur me kartonët që kishte nxjerrë deti: cigare Winston, Camel, Kent, More, Chesterfield (pa filtër), Muratti Ambassador dhe të tjera që nuk më kujtohen.
1 000 Lekë
More

Bota ime, Afroviti Ilo Miçalliu

Afroviti Ilo Miçalliu ka lindur në Durrës në vitin 1982. Ka mbaruar arsimin elartë dega Stomatologji në Universitetin e Mjeksisë në vitin 2007. Ka botuar poezi në gazetën “Muzgu”, bën pjesë në antologjinë poetike “Muzgu” në numrat 9,10,11 dhe 12.
500 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Manjola, Erjeta Kici

I vetmi ngushëllim që i kishte mbetur ishin degët e “Manjolës”, pema që prej vitesh arriti të mbante pranë vetes, duke i folur fjalë të ngrohta netëve të ftohta të dimrit e duke e përkëdhelur si fëmijë netëve të gjata të verës.
1 000 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Një urë fjalësh mes nesh dhe tjetrit, Namir Lapardhaja

Sikurse filozofia dhe shkencat humane, letërsia është mendim dhe njohje e botës psikike dhe shoqërore, të cilën ne e jetojmë. Sipas Todorov-it, "letërsia ka një rol të veçantë për të luajtur: për dallim nga ligjërimet fetare, morale apo politike, ajo nuk formulon një sistem të urdhrave; për këtë arsye, ajo u ikën censurave që ushtrohen mbi tezat e...
1 000 Lekë
More

Për teatrin, publiken dhe traditën e shenjtë

“Për Teatrin, Publiken dhe Traditën e shenjtë”, është një vëllim i cili mbledh ‘masën intelektuale’ të rezistencës për një çështje publike, qytetare, kombëtare dhe trashëgimore. Libri përfshin qëndrimet e 33 intelektualëve lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.
700 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Fajin e kanë vizionet e (pa)qarta, Pjer Thomas

Qeveritë kanë angazhuar specialistë të ndryshëm për këtë punë, iu është hapur drita jeshile çdo ideje dhe iniciative private, gjëra që unë i shoh përditë këndej në perëndim...
800 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Portret vrasësish në grup, Dashnor Kokonozi

Dëshpërimi i shtyn të vënë në dyshim gjithçka, deri në mënyrën se si funksiononin doktrinat filozofike që ishin origjinë e sistemit. Duke mos iu dorëzuar fatalitetit, ata vihen të ndërtojnë një të ardhme tjetër, këtë herë nisur nga zbulimet më të fundit jo të filozofëve, por të antropologëve.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Fishta

Mbi dashurinë dhe harresën, Enea Ruçi

Ai përfaqëson pjesën dërrmuese të asaj gjenerate, që pajiset me diploma pak ose aspak të vlefshme dhe, me gjithë utopinë, hidhet në dinamikën e vrullit të jetës, nga ku është i destinuar të dalë i dërrmuar, i shtypur dhe i transformuar.
800 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Meteori ndëshkues, Setki Jashari

Te personazhi kryesor i romanit, Ramires Isaros, gjejmë të mishëruar përfaqësuesin tipik të intelektualit të ri, që nuk bën kompromis me dukuritë negative të kohës, dhunimin e të drejtave njerëzore dhe duke e vënë atë përballë ndryshimeve të mëdha...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Mediaprint

Dhe pastaj ajo u bë pemë, Loer Kume

Marta erdhi ndërsa ishim të mbyllur e të izoluar gjatë pandemisë. Filtroi nëpër këto faqe ndërkohë që unë, i shkëputur nga bota, po mësoja të fragmentarizoja gjithçka, po zbuloja doktrinën time personale: të isha esencial.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Toena

Letrat e mia kredenciale, Besnik Mustafaj

Nëpërmjet këtij librin do të njihni Besnik Mustafajn dhe të vërtetat e tij të çuditshme, që nis me një vizatim burri për fëmijën e dikurshëm dhe ndalet te fotografia e të sotmes kur fëmijën brenda burrit e ka zbehur shkurtimi i kohës që i është dhënë për të jetuar...
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001019

Botuesi: UET Press

Hinterlandi i kuq, Mustafa Nano

Hinterlandi kuq, ku unë jam rritur, nuk ishte- kjo gjë edhe mund të merret me mend, edhe del qartazi nga libri- as vetëm një hinterland, as thjesht i kuq. Ishte as më pak, as më shumë një copë autentike e Shqipërisë së atyre motive, për të cilën mund të flitet veç duke folur për veten. 
500 Lekë
More