Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Koha e Sheges, Naim dhe Sami Flamuri
  • Koha e Sheges, Naim dhe Sami Flamuri

Koha e Sheges, Naim dhe Sami Flamuri

SKU000247
Ideart

Ishte fati ynë gjithë ç'ka do të lexoni në këtë libër. Dhe historitë që fillojnë me fatin tonë, fatin e një familjeje, ndërthuren e lidhin histori të tjera, më të mëdha, mbipersonale, që nga gjetja e varrit të humbur ku prehet shtati i motrës së Skanderbegut, që prej të dhënave mbi Otellon - Arapin e Venetikut.

5,55 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Koha e Shegës
Origjinali: Koha e Shegës
Autorë: Naim & Sami Flamuri
Botues: IDEART
Viti: 2008
Fq. 372
Pesha: 0.622 kg.
ISBN: 978-99943-16-4

Koment nga autorët

Ishte fati ynë gjithë ç'ka do të lexoni në këtë libër. Dhe historitë që fillojnë me fatin tonë, fatin e një familjeje, ndërthuren e lidhin histori të tjera, më të mëdha, mbipersonale, që nga gjetja e varrit të humbur ku prehet shtati i motrës së Skanderbegut, që prej të dhënave mbi Otellon - Arapin e Venetikut që shkroi Shekspiri dhe që lidhen me vendlindjen tonë apo Servantesin e Don Kishotit - Servetin e Ulqinit.

Do të gjeni të mpleksur me fatin tonë edhe fakte mbi Sabatai Zevin - Mesinë e pritëm apo të rremë, mbi tatalocin tonë mbrojtës - Gjon Bdek Buzukun (Buz-Ujkun) dhe lidhjen e tij me ne, sigurisht përmes Ulqinit (Ujk-Ulkinit), histori nga kisha e Shasit dhe liqene të fshehura nga syri i botës si edhe shumë e shumë ndodhi pak të njohura, të njohura e të panjohura krejt, që këto vise të bekuara ruajnë duke u hapur që prej kështjellës gjer në det, që nga AnaMali e gjer në grykëderdhje të Bunës, nga Qielli në Tokë.

Mbi librin

IDEART çeli botimet 2008 me një libër të pazakontë, titulluar 'Koha e Shegës', me autorë Naim dhe Sami Flamurin, të njohur edhe me parë nga lexuesi shqiptar përmes librit 'E përjetshme është Shqipëria'. Në fjalët hyrëse të librit autorët shprehen: "Për lehtësi e marrëveshje me lexuesin po e quajmë 'roman' këtë tekst që në vetvete s'është gjë tjetër veçse një shkrim a jetëshkrim mbi atë që vërtet ka ndodhur në jetën tonë.

Të tjerë njerëz, më të latuar në këtë fushë, janë të lirë ta klasifikojnë librin si një 'real story'. I këtillë edhe është, por më mirë le të mbetet pa emërtesë, pa mbërtheckë a etiketë zhanresh, pasi ky libër nuk është një libër 'i pastër-pure' nga ana stilistike.

Ai është njëkohësisht fiction dhe nonfiction, monolog dhe dialog; janë kujtime, histori dhe hamendje, është katalog fotosh dhe herbarium bërë me gjethet-vite të rëna nga koha, vite që nuk jetojnë tjetërkund veç kujtesës. Me pak fjalë ky libër është një tekst i hapur, gjithmonë në përpunim, në vijimësi e sipër".

Në tekst lexuesi do të takojë Fatin e rrallë të një familjeje shqiptare, ulqinake, të familjes së cilës i përkasin autorët e këtij libri. Është jeta që u ra për short. Të detyruar nga rrethanat kjo familje u shtrëngua të shkërmoqet, por jo të zhbëhet.

Autorët kanë krijuar kështu një metaforë të pazakontë, metaforën e shegës – kokrrës së shegës, si njësi dhe tërësi, metaforën e një familjeje të shpërbërë nëpër botë për të mbërritur më pas tek historia e një kombi që edhe pse i ndarë dhe i shpërndarë, po fillon të mblidhet sërish. "Nuk ka qenë fort e lehtë t'i sjellësh sërish nën po atë lëkurë kokrrat e shpërndara të shegës- kujtimet dhe njerëzit e ikur anekënd botës.

Ndaj dhe ne, 'libërbërësit', e kemi sjellë këtë historinë tonë përmes teknikash e përvojash të shumta shkrimore, pa u shqetësuar nëse kjo ka ekzistuar më parë, është apo do të jetë pas nesh. Dëshira ka qenë vetëm një; e gjitha kjo, ngjarja dhe stili, t'i ndihmojë kuptimit, përcjelljes së emocionit dhe njohjes së historisë vetjake dhe copëzave të fshehta të historisë së kombit".

Të shpërndara mes tekstit dhe jetës së përditshme vjen gjithë çfarë mbeti në kujtesën e njerëzve të atyre viseve: aventura në kërkim të varrit të motrës së Skanderbegut, zonjës Mara Kastriota, të dhënat dhe interpretimet mbi Otellon-arapin e Venetikut dhe takimin e Shekspirit me të, vijnë këngë e gojëdhëna mbi atë njeri që e gjithë bota e njeh si Servantes - krijuesin e Don Kishotit, ndërsa Ulqini si e njeh si Servet – të dashuri e fshehtë të bukuroshes nga nga Ulqini. Historitë vijojnë me Sabatai Zevin – Mesinë e rremë apo shenjtorin e mohuar - Mjeshtrin e mërguar të Kabalasë me varr në Ulqin, mbi Gjon Bdek Buzukun, mbi gusarët, Haxhi Aliun dhe shumë histori të njohura e të panjohura që këto vise të bukura fshehin nga kështjella gjer në det, nga AnaMali gjer tek krahu i Krajës, nga Liqeni i Shkodrës, gjer në Grykëderdhje të Bunës, nga Terra Australis, tek mitologjia e udhëtimit të Jasonit në krye të argonautve si ndjellje e përhershme.

Atij që mendon se kam vdekur thuaj se unë jam gjallë, kurse kujt mendon se jam gjallë, thuaju se kam vdekur..."! Kështu thonë mistikët."Ky libër frymëzohet nga këto thënie si dhe gjithçka tjetër e mençur dhe e vyer, e virtytshme dhe e drejtë që do të ndeshni në vijim..." Rozi TheohariKjo është një pjesë e historisë së dy vëllezërve binjakë - Sami e Naim Flamuri, emnakëve të frashëriotëve, të cilët, të "ngarkuar" me gjeografinë e At-Mëmëdheut, udhëtojnë virtualisht dhe fizikisht nëpër botë për të dhënë ndihmesën e tyre, pa harruar të kthehen te shtëpiza e tyre në Ulqin dhe pa mëtuar t'i ngulisin në fjalë e në libra gjithçka që jetojnë dhe përjetojnë.

Në këtë botë të madhe ku jetojmë ka kohë për lindje, ka kohë për vdekje, ka kohë për plagosje dhe kohë për shërim. 'Koha e shegës', me kokrrat e saj të shkërmuara nga vëllezërit Flamuri, fillon nga vendlindja e tyre, Australia për të na dëshumar kalvarin e jetës së një nëne - nanës, rrethin vicioz të kurbetit të zogjve të qyqes, por që mbart edhe misterin e shkronjave për t'i ngulitur me penë si rrënjë e thellë në ndërgjegjen e quajtur Ulqin.

Narracioni i librit të binjakëve Naim e Sami Flamuri është Bota e gjithë Kohës që ata e quajtën, "e SHEG'S", të cilën ata shndërruan një autobiografi intime në histori. Kjo i ka frymëzuar të pikasin pa ndrojtje kujtesën dhe të mërgohen nga padituria - armiku i botës. Kjo 'real story', e afërt për nga lloji me atë që është bërë aq e famshme sot prej romanit 'Stamboll' të nobelistit Orhan Pamuk, bashkon lexuesit për histori – pandehma - hamendje e fakte të panjohura e fare pak të njohura që lexohen herë me kureshtje, herë me mahnitje e herë me buzë në gaz.

Detajet e librit
Ideart
SKU000247
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Antologji e poetëve të harruar, Shpëtim Kelmendi

Shpresoj që kjo përpjekje jona do të shërbejë sadopak për ta ndriçuar panoramën poetike të asaj periudhe, për të rifreskuar kujtesën tonë artistike, si dhe për t'i nxjerrë nga mjegulla e harrimit vlerat poetike të autorëve që përfshihen në këtë antologji.
11,10 
More

Botuesi: Onufri

Ditar periferie, Gjergj Meta

Të gjitha shkrimet e tij na dëshmojnë se njeriu nuk është eksponent i një klase sociale (si në marksizëm), por është unik dhe i paprekshëm, individ me të drejta të patjetërsueshme dhe qenie sociale, e cila realizohet vetëm gjatë bashkëjetesës me njerëzit e tjerë.
8,88 
More

Referenca: SKU000753

Botuesi: Onufri

Letërkëmbim me presidentin, Ismail Kadare

Ky letërkëmbim midis presidentit Ramiz Alia dhe shkrimtarit Ismail Kadare, është botuar së pari në Francë, në fillim të vitit 1991, disa muaj pas vendosjes së shkrimtarit në këtë vend. 
4,44 
More

Botuesi: Pegi

Dëborë në Tiranë, Darien Levani

Bardhyli duket sikur ka gjetur rehat në Tiranën e tij. I shtyn ditët në lokalin e lagjes me një kafe me konjak para, duke luajtur domino e duke ndjekur raste pa shumë rëndësi. Kur Esteri troket në portën e tij, dket sikur detyra që do t'i japë është thjesht një tradhti bashkëshortore si shumë të tjera, Por qysh nga ai çast, hetuesi privat hyn në një...
11,10 
More

Botuesi: Arka e Noes

Gjithçka që ke, Enkelejd Lamaj

Ai nuk lë rehat as të vdekurit. Firma e tij: një flutur e zezë e fiksuar në gozhdë, mu në qafën e viktimës. Dhe, teksa frika dhe terrori ulen këmbëkryq mbi kryeqytet, një seri zbulimesh, hap pas hapi, do të ngrenë dyshimin se vrasësi mund të jetë KUSHDO. Dhe mund të jetë shumë më pranë nga sa mund ta mendosh. 
11,10 
More

Botuesi: Albas

Kulla, Genti Kame

Misheli dhe Ana janë një çift të rinjsh francezë, që kanë vendosur të kalojnë disa ditë të pushimeve të tyre në malet e Veriut të Shqipërisë. Të zënë nga një stuhi e beftë, ata gjejnë strehë në një kullë, e cila fsheh një mister të tmerrshëm
9,44 
More