• Banner

Thembra e Akcilit, Agron Tufa

Prozat e shkurtra të këtij libri kanë një dallim thelbësor nga krijimtaria ime artistike në poezi, prozë të gjatë apo ese. Diku më shumë, diku më pak, në këto proza të shkurtra ndërthuren elemente dhe të poezisë, dhe të prozës romanore, dhe të esesë.

6,66 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Thembra e Akcilit
Origjinali: Thembra e Akcilit
Gjinia: Miniatura
Autori: Agron Tufa
Shtëpia botuese: Zambaku
Viti: 2010
Fq. 256
Pesha: 0.319 kg
ISBN: 978-99956-083-78

Mbi librin

Libri përbëhet nga proza të shkurtra që autori i quan "miniatura", një zhanër që nuk haset në letërsinë shqiptare. Pjesa më e madhe e këtyre prozave janë publikuar për afro një vit e gjysmë në gazetën tonë online Start.

Koment nga autori

Prozat e shkurtra të këtij libri kanë një dallim thelbësor nga krijimtaria ime artistike në poezi, prozë të gjatë apo ese. Diku më shumë, diku më pak, në këto proza të shkurtra ndërthuren elemente dhe të poezisë, dhe të prozës romanore, dhe të esesë.

Kështu, përgjatë afro dy vjetëve kur u shkruan prozat e shkurtra të këtij vëllimi (2007-2009) interesi im krijues ka qenë kërkimi i një forme sa më të përshtatshme shprehëse dhe komunikuese, duke patur si impuls parësor jo më imagjinatën e pastër letrare, sikundër ndodh në poezitë, romanet, tregimet apo novelat, por me të ashtuquajturën "lëndë e gjallë", e përftuar nga kontakti i drejtpërdrejtë me realitetin.

Pra, ndryshe nga procedimet e kulluara letrare, në këto proza jam përpjekur të paraqes atë realitet që kam parë dhe që e njoh mirë dhe vetëm në bazë të këtij materiali të vërtetë, të mund të krijoj një kornizë letrare të përshtatshme, duke shpalosur trajektore të shkurtra përjetuese, meditative dhe alegorike.

Nëse në krijimtarinë e kulluar letrare përparësi ka qenë imagjinata, në këto proza të shkurtra përcaktues është realiteti konkret i përjetuar drejtpërdrejt apo tërthorazi, me ndërmjetësinë e një tjetri, të ngjashëm me mua apo me lexuesin. Nxitje për këtë ka qenë një frazë e ndeshur në një tregim të Vladimir Nabokovit, që përmendet në njërën nga prozat: "Jeta është shumë herë më e papritur dhe më e talentuar se ne".

Detajet e librit
Te tjere
SKU001003

Referencat specifike

isbn
9789995608378
ean13
9789995608378
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000118

Botuesi: Ideart

Avangarde engjejsh, Agron Tufa

Agron Tufa ka studiuar për gjuhë dhe letërsi në Fakultetin Filologjik të Tiranës dhe në Institutin e Letërsisë "Gorki" 1994 – 1999, Moskë. Studimet pasuniversitare i kreu për Filozofi artesh në Institutin e Kulturave Europiane 1999 - 2001, ku dhe magjistroi. Është lektor i Letërsinë së Huaj të shekullit XX në UT.

Çmimi 5,55 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Gurit të varrit ia rrëfej, Agron Tufa

Nëse unë do të kisha pranuar të isha dashuria jote, Arsenio, do të duhej të më njihje ashtu siç jam, me të gjitha verbinat e territ, me të gjitha historitë, që i përkasin këtij mishi, kësaj lëkure, kësaj strukture të mallkuar truri.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Dueli, Agron Tufa

Marrëdhënia midis persekutorit, viktimës dhe mbrojtësit të saj (dalëzotësit) është shumë e ndërlikuar. Sidoqoftë, në letërsinë klasike ndeshim një skemë estetike tepër të konsumuar dhe të ngurtë të këtyre marrëdhënieve.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Mërkuna e zezë, Agron Tufa

Te "Mërkuna e Zezë", Guri, personazhi kryesor, viziton fshatin e largët të dajës për t'u gjetur i vetmi djalë i një shtëpie me shumë femra, mes joshjes së magjirave, seksualitetit dhe lakuriqësisë, i rrethuar nga femra që nuk dihet se ç'duan prej tij: të ngelen shtatzanë me të, ta mbrojnë apo ta vrasin?

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Fabula rasa, Agron Tufa

Një vështrim i çuditshëm dhe përshkrim i historisë së një Uni, histori që i shtrin kufijtë nga lindja në vdekje, nga shpresa në dëshpërim, nga realizimi në dështim, histori që është Kohë, njëherësh e secilit dhe e askujt.

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Letrat e mia kredenciale, Besnik Mustafaj

Nëpërmjet këtij librin do të njihni Besnik Mustafajn dhe të vërtetat e tij të çuditshme, që nis me një vizatim burri për fëmijën e dikurshëm dhe ndalet te fotografia e të sotmes kur fëmijën brenda burrit e ka zbehur shkurtimi i kohës që i është dhënë për të jetuar...

Çmimi 11,10 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Odeon

Bloc notes, Ylli Demneri

Dhe një libër si Bloc notes, të ndërtuar pikërisht me fragmente, gjen të ndërthurura shprehjet më të zakonta e më të larmishme të mendjes: mendime, qëndrime, ndjenja, gjëra të para, të dëgjuara, të shijuara, reale dhe imagjinare, në shtëpinë e fëmijërisë dhe në dhomat e kujtesës, në rrugicat e lagjes dhe në udhët e botës...

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Kalorësit e shiut, Sadik Bejko

"Nuk është e vështirë të dallosh vargjet e ngrohta, plot mendime, që kanë gjithmonë një rrjedhë të vetvetishme, të Sadik Bejkos... Dhe jam i bindur se nuk e ekzagjeroj aspak po të përmend se shumë vjersha të Sadik Bejkos (...) janë në nivelin e mirë të poezisë sonë në plan nacional". Ismail Kadare

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Gjaku i Dallëndyshes, Zija Çela

Në fund të viteve tetëdhjetë dhe në fillim të viteve nëntëdhjetë, kur shumica e shkrimtarëve shqiptarë përfshihen nga dilemat e kthesës së madhe, Zija Çelën e gjejmë ta ketë shpallur tashmë programin e tij letrar. Atë nuk e huton tranzicioni i rrëmujshëm. I çliruar nga shtrëngesat e realizmit socialist, ai do të realizojë ciklin e parë të romaneve të...

Çmimi 22,20 
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

Anemona: tregime të zgjedhura, Kim Mehmeti

Në disa shkrime për veprën letrare të shkrimtarit Kim Mehmetit kam shfaqur bindjen se proza tregimtare dhe romanore e tij është një vlerë artistike që do t’i rezistojë kohës dhe se do të mbetet vlerë e përhershme në trashëgiminë tonë shpirtërore dhe kulturore.

Çmimi 11,10 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: UET Press

Vajzat e '90, Anila Janka

Dyert e ambasadave të huaja, të vendeve të ndryshme, u shpërthyen nga dhjetëra njerëz të revoltuar që donin t'i largoheshin regjimit të egër diktatorial. Rrugët, të vetmet dëshmitare të sinqerta të kësaj ngjarjeje, për herë të parë ngelën të shkreta; u boshatisen nga të rinjtë. Sistemi, tashmë i kalbur, po fillonte të thërrmohej si ajo rrënoja që nuk ka...

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)