• Banner

  • Ka mbaruar
Princi i vogel, Antoine De Saint-Exupery
  • Princi i vogel, Antoine De Saint-Exupery

Princi i vogël, Antoine De Saint-Exupery

“Princi i vogël”, vepra e fundit e autorit të njohur francez A.de Saint-Exupéry (1900-1944) botuar më 1943, pra që në gjallje të tij, përbën një tjetër hap të këtij krijuesi serioz për të përpunuar pikëpamjet e tij mbi botën dhe marrëdhëniet ndërmjet njerëzve e për t’ia parashtruar ato vëmendjes së lexuesve.

57,50 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Princi i vogël
Origjinali: Le Petit Prince
Gjinia: Roman
Autori: Antoine De Saint-Exupery
Shqipëroi: Shpëtim Çuçka
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2008
Fq. 96
Pesha: 0.227 kg.
ISBN: 978-99943-1-332-7

Mbi librin

"Princi i vogël", vepra e fundit e autorit të njohur francez A.de Saint-Exupéry (1900-1944) botuar më 1943, pra që në gjallje të tij, përbën një tjetër hap të këtij krijuesi serioz për të përpunuar pikëpamjet e tij mbi botën dhe marrëdhëniet ndërmjet njerëzve e për t'ia parashtruar ato vëmendjes së lexuesve.

Saint-Exupéry nuk shkruan letërsi për letërsi, art për art, dhe përtej natyrës simbolike e në dukje irreale të "Princit të vogël" ai arrin të prekë tema e çështje jo thjesht konkrete, jo thjesht e rëndomtazi praktike, madje pragmatike, por të tilla, që sjellin thellimin në mendime të lexuesit, që e shtyjnë këtë të fundit të përjetojë ndjesinë e përgjegjësisë së të qenit njeri i qytetëruar.

Përmes një stili të thjeshtë deri në nivele fëminore, përtej një tejpashmërie të kristaltë të shtjellimit të subjektit, ne befas ndjejmë fuqinë rrëmbenjëse të një arti çuditërisht të thellë, të një arti që na vë përpara pikëpyetjesh, mprehtësia e të cilave mund ta gjejë shumëkënd të papërgatitur për t'u përgjigjur.

Ç'është ky djalë i vogël, që në libër quhet "princ"? Ç'janë këta planete të vegjël, ku jetojnë tipa njerëzish në dukje të çuditshëm, por që çuditërisht na duken aq të njohur, a thua se i kemi takuar diku dikur? Ç'është ky gjarpër shkretëtire, i cili kryen në libër një shërbim aq të veçantë? Ç'janë trëndafilat dhe përse duke i dashur ata ne arrijmë të njohim më mirë veten?

Përse të rriturit e kanë kaq të vështirë të kuptojnë të vegjlit? Përse të rriturit kanë ngritur një shoqëri, në të cilën shifrat kanë më rëndësi se përjetimet, ndjenjat? Dhe përse tabloja e librit është kaq e zymtë, përse bota duket kaq e trishtuar?

Secili që merr e lexon librin "Princi i vogël", mund të provojë t'u japë një përgjigje këtyre pyetjeve dhe të tjerave si këto, mund të provojë të matë me anë të mendjes botën që gjen në libër dhe botën që na rrethon. Dhe nuk do të ishte aspak çudi, sikur të shihte se jo të gjitha pyetjeve ai është në gjendje t'u japë një përgjigje bindëse, se mendja e tij nuk e ka të lehtë të rrokë domethënien e botës, në të cilën jetojmë.

Në kohën kur botohej "Princi i vogël", në Evropë sidomos, por edhe në Azi e pjesërisht në Afrikë njerëzimi ndodhej në mesin e Luftës II botërore, ndodhej i përfshirë në gjirin e një përleshjeje – sot pothuaj të papërfytyrueshme – midis tërbimit të forcave të vdekjes dhe heroizmit e përkushtimit të ndershëm deri në fund të forcave të jetës.

E megjithatë Saint-Exupéry duket se ishte thellësisht i palumtur. Çfarë shikonte ky njeri i talentuar në botën e ditëve të tij, që nuk e kënaqte, që nuk e bindte në atë që njerëzimi do të dinte të sillej më mirë me veten pas luftës? Dhe si na shpaloset neve bota sot, 55 vjet pas botimit të këtij libri të thjeshtë në dukje?

"Të dashurosh nuk do të thotë të shihesh sy në sy, por të shikosh së toku drejt një drejtimi të përbashkët", shkruante Saint-Exupéry A e kanë njerëzit sot këtë drejtim të përbashkët? A i shtyn ata dashuria, nëse ajo ekziston, të shohin drejt të njëjtit pikësynim?Leximi sot i një vepre si "Princi i vogël" mund të bëjë të vetëdijshëm cilindo së paku për dy gjëra: për nivelin e aftësive të tij gjykuese dhe për rrugën që ka përshkuar në këta dhjetëvjeçarë njerëzimi.

Natyrisht mund ta bëjë të vetëdijshëm lexuesin edhe për atë që e vërteta është e bukur dhe e bukura është e thjeshtë.Dhe kjo është shenjë e një letërsie të mirëfilltë, një letërsie jo fitimsynuese. Pikërisht e asaj letërsie, për të cilën kemi aq shumë nevojë dhe që aq dendur na mungon.

Detajet e librit
SKU000944

Referencat specifike

isbn
9789994313327
ean13
9789994313327
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001596

Botuesi: Te tjere

Princi i vogël (1 book + 2 CD audio), Antoine De Saint-Exupery

"Princi i vogël", vepra e fundit e autorit të njohur francez A.de Saint-Exupéry (1900-1944) botuar më 1943, pra që në gjallje të tij, përbën një tjetër hap të këtij krijuesi serioz për të përpunuar pikëpamjet e tij mbi botën dhe marrëdhëniet ndërmjet njerëzve e për t'ia parashtruar ato vëmendjes së lexuesve.

Çmimi 172,50 SEK
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Aeditions

Histori të lumtura

Kur fëmijët rriten e fillojnë shkollën, për të parën herë lexojnë në mënyrë të pavarur. Ja një libër i menduar për fëmijët 6 - 7 vjeç me shumë histori të shkurtra plot gaz e hare, shoqëruar me ilustrime të bukura, që e bëjnë leximin të këndshëm e ngacmues.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Udhëtim në qendër të tokës, përshtatje për fëmijë, Zhyl Vern

Zhyl Vern, i manhitur nga progresi shkencor i kohës së tij, me librin e tij ''Udhëtim në qendër të tokës'' na bën të besojmë se është e mundur që njeriu të zbresë në thellësinë e planetit tonë. Autori ka hulumtuar gjeologjinë dhe paleontrologjinë dhe i ka manhitur ekspertët me përshkrimet e tij të kafshëve parahistorike.

Çmimi 69,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Djali që mashtroi botën, Lisa Thompson

Koli është i çuditshmi i shkollës: fëmijët e tjerë kanë pajisjet e atletet më të fundit, kurse familja e tij mezi ia mbërrin fundit të muajit. Kjo deri në ditën që njëra prej pikturave të tij zbulohet si treguese talenti dhe shitet për mijëra paund në një galeri të fisme arti në Londër.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Alarmet e qytetit Sdikuisht, Bedri Dedja

U thelluan në rrugën e krimit, apo u kthyen në bankat e shkollës për të mësuar? Për të gjetur përgjigjet e këtyre pyetjeve, duhet të ndesheni më parë me ushtrinë e robotëve, të udhëtoni me vagonët e nëndheshëm e të zhyteni në thellësitë e oqeaneve me nëndetëse superteknolo- gjike, të vizitoni shpellën Moshyrbrenda e të njiheni me shumë e shumë aventura,...

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Anatomia e Keit, Adam Kay

Trupi i njeriut është i jashtëzakonshëm, mahnitës, dhe… fort i çuditshëm…  I çuditshëm është yti. I çuditshëm është imi. Madje i çuditshëm është edhe ai i mësuesit tënd të matematikës. 

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Përrallat e Andersenit, Hans Christian Andersen

Mirëpo një pjesë e mirë e përrallave të tij nuk mbyllen me fund të lumtur, siç mbyllen zakonisht përrallat, por kanë fund të trishtë. Këto përralla pasqyrojnë realitetin e zakonshëm, ndërsa autori me imagjinatën e tij të pasur dhe me një mjeshtëri të madhe arrin që këtë realitet ta bëjë më të fuqishëm. Pas çdo përralle të Andersenit qëndron një filozofi e...

Çmimi 230,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000012

Botuesi: Cabej

Çufoja dhe Bubi Kaçurrel, Gaqo Bushaka

Çufoja dhe Bubi Kaçurrel është një nga librat që konsiderohet tashmë një perlë e letërsisë shqiptare, që mund të lexohet nga fëmijë po edhe nga të rritur që duan të përkujtojnë fëmijërinë e tyre.

Çmimi 86,25 SEK
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)