Shtrigat, Roald Dahl
  • Shtrigat, Roald Dahl

Shtrigat, Roald Dahl

SKU000801
Cabej

A e dini si njihen shtrigat? Shtrigat prej vërteti, jo shtrigat e përrallës? Ç'ngjyrë ka pështyma e shtrigave? Po të hasni Shtrigëmadhen, e dini kush është kjo? Jua merr mendja se ç'ju punon ajo fëmijëve? Ç'erë bien kalamajtë për hundët e shtrigave?

800 Lekë
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Shtrigat
Origjinali: The Witches
Gjinia: Roman
Autori: Roald Dahl
Shqipëroi: Brikena Çabej
Shtëpia botuese: Çabej
Viti: 2008
Fq. 184
Pesha: 0.245 kg.
ISBN: 978-99927-33-95-0

Mbi librin

A e dini si njihen shtrigat? Shtrigat prej vërteti, jo shtrigat e përrallës? Ç'ngjyrë ka pështyma e shtrigave? Po të hasni Shtrigëmadhen, e dini kush është kjo? Jua merr mendja se ç'ju punon ajo fëmijëve? Ç'erë bien kalamajtë për hundët e shtrigave? Era...

Po Çuni i vogël si e pësoi prej tyre? Shtrigat, a pësuan gjë prej tij dhe prej Gjyshes, apo dolën pa u lagur...? Qulli magjik blerosh, i bërë me lëng bretkose, a e dini si vepron? Mbani frymën dhe mësoni për të gjitha këto në këtë libër "fantazmatik" të Roald Dahlit, autorit të mrekullueshëm të Gjigandi i Madh i Mirë, Çarli dhe fabrika e çokollatave e plot titujve të tjerë.

Mbi autorin

Roald Dahl ëshë një nga shkrimtarët për fëmijë më të dashur e më zbavitës të të gjitha kohërave. Librat e tij janë përkthyer me sukses të jashtëzakonshëm në dhjetëra gjuhë, janë xhiruar filma e luajtur teatër. Gjiganti me Sofinë, Çarli, Vili Vonka e Umpa – Lumpat, Shtrigëmadhja e Çuni me Gjyshen, Matilda, Dani kampion bote e plot të tjerë janë sot nga personazhet më simpatikë që kanë bërë për vete me miliona lexues në mbarë botën.

Detajet e librit
Cabej
SKU000801

Referencat specifike

isbn
9789992733950
ean13
9789992733950
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Aeditions

Milingonë Rojtarja

Çdo milingonë ka punën e saj të caktuar në folenë e milingonave dhe Rojtarja, si trupmadhe që është, ka si detyrë të ruajë folenë.
300 Lekë
More

Botuesi: Botart

Mjeshtri i tmerrshëm, Jozua Douglas

Të gjithë mendojnë se ai është i mrekullueshëm, ngaqë është i pashëm dhe kujdeset për fokat e gjora. Por, Lefi di diçka më tepër: Buçima është mjeshtri më i tmerrshëm në botë. Dhe ja, Lefi zbulon një të fshehtë të frikshme... 
800 Lekë
More

Botuesi: Argeta LMG

Bomberi dhe lojtarët rezervë, Philip Osbourne

Prej shumë kohësh ata kanë qenë lojtarë rezervë dhe mezi presin rastin e duhur për të treguar se sa u vlen lëkura. Ata duan shpagim dhe duan t’u tregojnë të gjithëve se Ngrohësit e stolit janë kampionë të vërtetë në fushë dhe në jetë!
690 Lekë
More

Referenca: K8R5

Botuesi: Ideart

Ditari i një shoku fantastik, Jeff Kinney

E titullova librin “Ditari i një shoku fantastik” sepse këto janë fjalët që më thotë gjithnjë babi: Roul, ti je një shok fantastik. Edhe pse ky libër është për mua do të gjeni shumë Greg në të, sepse ai është shoku im më i ngushtë. 
700 Lekë
More

Mobi Dik, përshtatje për fëmijë, Herman Melvill

Në librin ‘’Mobi Dik’’, Melvill flet për ligësinë që përfaqësohet nga personazhet kryesore të rrëfimit:  në njërën anë balena e bardhë, si ligësia që shkatërron çdo gjë që i del përpara, dhe në anën tjetër kapiten Ahab, që paraqet ligësinë nga kokëfortësia.
600 Lekë
More

Botuesi: Botart

Beteja e brumbujve, M.G. Leonard

 Në rast se dështojnë, ajo do të mbledhë një ushtri me brumbuj Frankeshtajnë dhe planeti nuk do të jetë më i njëjti.Njerëzimi është në rrezik. E ardhmja është në duart e tre fëmijëve dhe brumbujve të tyre.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Libri i minifabulave, Moikom Zeqo

Libri i Minifabulave është i pari i koleksionit të titulluar "Gjyshi Moikom".  Falë këtij koleksioni, fëmijë e prindër, edukatorë e mësues, do të mund të  rizbulojnë krijimtarinë e larmishme të Moikomit, i cili ia përkushtoi një pjesë  të rëndësishme të veprës së tij edukimit të brezit të ri. 
500 Lekë
More

Botuesi: Argeta LMG

Qeni shkop, Tom Watson

Një histori shumë e bukur, me vizatime jo dhe aq të bukura.Po ju njohim me mikun më të mirë të të gjithëve, Qenin Shkop.
790 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000797

Botuesi: Cabej

Çarli dhe fabrika e çokollatave, Roald Dahl

Keni dëgjuar për Biletat e Arta? Po për Umpa-Lumpat? Po për çoko-televizorin dhe mrekullitë e tjera të fabrikës së çokollatave të Vili Vonkës: kurramele, sheqbar, manahunde, xhuxhube-mente?
800 Lekë
More

Referenca: 2553

Botuesi: Cabej

Gjiganti i madh i mire, Roald Dahl

Titulli: Gjiganti i madh i mirëOrigjinali: The Big Friendly GiantGjinia: RomanAutori: Roald DahlShqipëroi: Naum PriftiShtëpia botuese: ÇabejViti: 2005Fq. 199Pesha: 0.321 kgISBN: 978-99927-33-66-7
800 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Im ungj Osvald, Roald Dahl

Nëpërmjet një gjetjeje të pashoqe, Brumbullit sudanez të Fshikëzës, i cili, as më shumë, as më pak, është pararendësi i viagrës së sotme dhe, kësodore, një afrodiziak i jashtëzakonshëm, Osvaldi është një sipërmarrës i pacipë, që kërkon të nxjerrë fitime marramendëse me anë të pluhurit çudibërës dhe hireve ngashënjyese të Jasminës, partneres së tij.
800 Lekë
More

Botuesi: Cabej

Matilda, Roald Dahl

Babai i Matildës, Zoti Krimbaçi, mendon se ajo s'është veçse një picirruke mendjemadhe. Ndërsa e ëma kalon çdo pasdite duke luajtur bingo. Por drejtoresha e shkollës? Ajo është më e tmerrshmja nga të gjithë!
850 Lekë
More

Botuesi: Cabej

Çarli dhe ashensori i madh prej xhami, Roald Dahl

A keni kureshtje të dini si vijojnë aventurat plot humor e fantazi të Vili Vonkës e Çarlit të librit "Çarli dhe Fabrika e Çokollatave"? Të mësoni për Ashensorin e Madh prej Xhami që vozit në hapësirë më mirë se një anije kozmike, me "astronautët trima" Vili Vonka e Çarli Buket?
1 450 Lekë
More